RENEA prangos edhe Zef Gjonin: PD: “Veprim politik” Faqe 7
Rugova midis dy zjarresh
NGA ANDI BEJTJA Qeveria serbe i ftoi së fundi përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës për një dialog të hapur e pa kushte për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Por Serbia gjithashtu nënvizoi se dialogu duhet të bazohet tek Kushtetuta e vendit, kushtetutë e cila ia mohoi Kosovës më 1989, autonominë e vitit 1974. Lideri i shqiptarëve Ibrahim Rugova akoma nuk i është përgjigjur apelit serb, ndërkohë që ai ka kërkuar mbajtjen e dialogut në prani të një pale të tretë autoritative, që mund të jetë SHBA ose Grupi i Kontaktit. Serbia bëri të ditur gjithashtu se nuk do të pranojnë ndërmjetësim të tretë dhe refuzoi misionin e parashikuar të ish kryeministrit të Spanjës Filipe Gonzales si i dërguari i OSBE. Millosheviçi po shfrytëzon çdo hapësirë të vogël që i ka lënë pavendosmëria dhe diverg jencat e Komunitetit ndërkombëtar për ta larë gjakun e derdhur me diplomaci, për të evituar ashpërsimin e mëtejshëm të sanksioneve dhe për akoma në dorë çelësat e Ballkanit. Ftesa serbe pavarësisht nga refuzimet përsa i përket ndërmjetësimit dhe dialogut bazuar në Kushtetutë, i ka vënë liderët e shqiptarëve të Kosovës në një pozicion të vështirë nga të dyja krahët. Nëqoftëse ata nuk i përgjigjen pozitivisht ftesës, kjo nuk do të pritet mirë në opinionin ndërkombëtar dhe do t’i jepte dorë të madhe Serbisë për të motivuar tezën e saj se janë shqiptarët ata që nuk e duan dialogun. Ky hap mund të komplikonte qëndrimet e ardhshme të Grupit të Kontaktit në favor të çështjes shqiptare. Nga ana tjetër pjesëmarrja në dialog e Rugovës me serbët do të krijonte paknaqësi të mëdha në radhët e popullsisë shqiptare, e cila pahynë në të gjitha mitingjet ka bërtitur më shumë për UÇK se sa për Rugovën. Dhe vetë deklarata e fundit e UÇK e publikuar në shtyp “e dënon politikën destruktive e tejet të dëmshme, demobilizuese dhe frikësuese të liderëve të politikës legale në Kosovë dhe kërkon që ata si dhe grupet politike, qeveria etj, menjëherë të dalin në anën e luftës së armatosur që po e bën UÇK”. Aktualisht Rugova dhe gjithë politika zyrtare e Kosovës ndodhet midis dy zjarresh: nga njëra anë ftesa serbe dhe nga ana tjetër ftesa e UÇK-së. Dialogu me serbët, në parim është i mirëpritur, por duke patur parasysh kushtet që ata kanë vënë, e vetmja gjë që mund të zgjidhet është çështja e arsimimit shqip të shqiptarëve, gjë që nuk do t’i kënaqte shqiptarët sidomos tani pas masakrës serbe në Drenicë dhe fshatrat e tjera. Ka shumë mundësi që po të hedhe këtë hap Rugova të keqkuptohet nga populli i tij duke vënë gjithashtu në pikëpyetje dhe të ardhmen e tij si politikan. Por Rugova gjithashtu nuk mund të përkrahë UÇK-në. Për Rugovën kanë mbetur dy rrugë: ai ose do të humbasë popullin e tij dhe do të fitojë duartrokitjet e Komunitetit Ndërkombëtar, gjë e cila nuk i ka munguar, ose do të fitojë popullin e tij dhe do të humbasë mbështetjen e Komunitetit ndërkombëtar. Karlen e statuskuosë, të cilën ai e ka luajtur aq mirë vitet e fundit, nuk mund ta luajë më.
Vizitë blic e Solanës në Rinas. Takon Nanon
NATO, ndërhyrje në rast krize
F 3
Refuzohen bisedimet surprizë të Beogradit
Kosova: Jo lojës serbe
F 5
Gjykata i ul 3 vjet nga dënimi ish deputetit
Apeli mëshirë
për Mazrekun F 6 Pretenca për ish drejtorin e burgut Tetë vjet në qeli për vëllain e Zanit F 7 Analizat nga Tirana zbulojnë virusin vdekjeprurës SIDA mbërrin edhe në Gramsh F 10
Jugosllavët, mund të lënë Ambasadën
Faqe 32
Manifestimi para Ambasadës Jugosllave në Tiranë, kur filloi frika e diplomatëve. Foto G. SHKULLAKU
PD, “mik” mbretit për Durollarin
Telefonata të demokratëve për rikthimin në krye të PLL
PD, “mik” mbretit për Durollarin
Pas shkarkimit të kryetarit të legalistëve, liderët e partisë së Berishës fillojnë negociatat. Leka I nuk i pranon kërkesat
Demokratët përpiqen të mbajnë me çdo kusht në “fron” kryetarin e “shkurorëzuar” të PLL, Guri Durollari. Komiteti drejtues i legalistëve duke shfrytëzuar edhe një faks të dërguar nga Mbreti Leka, ka vendosur përpara disa ditësh që ta heqë përfundimisht Durollarin nga posti si dhe të mbledhë kongresin e jashtëzakonshëm me 12 Prill.
F 2
Ndalo hen 4 persona. Akuzat: Pjesëmarrje në rebelim, marrje peng të Prefektit dhe djegie të institucioneve