Grupi i PD bojkoton votimin për kreun e Kushtetueses
Mbrëmë, votim me dyer të mbyllura. Deputetët shkarkojnë Rustem Gjatën
Page 3
Drejtësia dhe Rozafa
NGA FRROK ÇUPI
Një vit më parë, kur kryengritja mbarëpopullore po e shtynte “karrocën” qeverisëse drejt zgjedhjeve të reja, në Vlorë kërkohej që shteti të fillonte punën me Gjykata dhe Parlament, në Sheshin e Flamurit. Kjo nuk u bë. Pas kësaj erdhi dita e pardjeshme, kur një grup njerëzish që tronditën paqen e shtetit në Milot, u liruan nga burgu dhe u dërguan në shtëpi nga Gjykata e Kasacionit.
E tëra kjo ngërthehet mes dy ngjarjesh historike shqiptare: Njëra e ndodhur në Rozafë në atë shekull shumë të vjetër që nuk ka mundur as të regjistrohet, ndërsa e dyta e ka strehuar në Vlorën e këtij shekulli. Që të dyja kanë të përbashkët përpjekjen e banorëve të këtij vendi për t’u organizuar; asgjë tjetër. Por përdorësia shteti shqiptar i ngritur pas Korrikut 1997, vonoi që të instalonte të paktën simbolin e Gjykatës dhe të Parlamentit në Sheshin e Flamurit, dikush tjetër kërkoi që të instalojë “drejtësinë” e Rozafës. Vetëm kështu mund të shpjegohet me minimumin e fjalëve kjo që ndodhi pardje me Gjykatën e Kasacionit.
1. Ndërsa shteti shqiptar po përpiqet që të ngrejë institutin e hetimit për t’i veçuar fajtorët e mëdhenj nga paqedashësit normalë, Gjykata e Kasacionit liron një grup fajtorësh. Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, duke e parë se ndërtesë shtetërore iu prek një kolonë, lëshoi alarmin se “është dëmtuar rëndë”. Pa hetim nuk shkohet në drejtësi, nuk shkohet në shtet real. Njësoj si me Rozafën; dikush ndërtonte ditën, një tjetër prishte natën.
2. Sa po instalohej rendi publik, Gjykata liron të akuzuarit. Qytetarit i thuhet besimi, polici merr frikë, ligji këputet ende pa shkuar në zbatim. “Gjykatësit e Kasacionit bashkëpunojnë me kriminelët”- thotë ministri i Brendshëm. Parlamenti sapo ka miratuar paketën për policinë dhe rendin. Dmth, shteti përseri merr një goditje në një nga kolonat e tij më të rëndësishme. Ajo çfarë ndërtohet, kërkohet të prishet.
3. “Nëse vijmë në pushtet, do të prishim ligjin e privatizimit”, tha presidenti i rrezuar që guxuar që t’i thërrasë botës të mos investojë në Shqipëri. Ky guxim shkatërrimtar i një lidhje me vendimin e Gjykatës, natyrisht. Pa një drejtësi të vërtetë nuk mund të çeçësojë as ekonomia e shtetit, sepse e rrëzojnë drojë as ekonomia e shtetit, sepse e rrëzojnë drojë “natën”. Kjo kuptohet nga këto akte.
4. Pjesa politike që nuk u gjykua në Sheshin e Flamurit për shkak të makinerisë e krizës tragjike, tani po pret që konflikti në Kosovë të zgjerohet. Ditën kur shpërtheu Kosova, ata gati thirrën: “Tokë… Tokë”. Po të ndodhë tragjedia më e gjerë, atëherë ata do ta kthejnë edhe një herë përmbys shtetin. Nuk do të ketë më gjykatë për të dënuar krimin, por për të mbështetur shkatërrimin.
Po të ishte vendosur gjykata në Sheshin e Flamurit, sot do të ishte ndryshe. Dmth, po të ishte guxuar më shumë për vendosjen e drejtësisë-
Armët, hetime për Safet Zhulalin
Page 9
Safet Zhulali, ish ministër i Mbrojtjes do të thirret në prokurori. Foto BLEND ÇOTA
Ja gjykatësit e korruptuar
Firma e huaj bën gati listën e “të përlyerve”
Prokuroria nis operacionin “Duart e pastra”. Njerëzit e drejtësisë janë përfshirë në pisllëqet e firmave piramidale
Fillon operacioni “duart e pastra” mbi njerëzit e gjykatave shqiptare. Pas përfundimit të kontrollit të transparencës në kompanitë rentiere, një tjetër kontroll do të nisë në zyrat e gjykatave, kryesisht në Tiranë. Kështu “Deloitte & Touche”, pasi ka “varrosur” kompanitë rentiere, ka marrë për sipër të bëjë të njëjtën gjë edhe me gjykatësit që janë përfshirë në ngritjen e piramidave financiare në Shqipëri. F 7
Miloti, burg jashtë ligjit
Shkelen afatet, lirohen me vonesë të ndaluarit
F 6
Nano nuk bën dot ndryshime
Servet Pëllumbi, akuza për kryeministrin
F 2
Në SHIK, kush kalon kufirin
Dyshime për refugjatët që vijnë nga Kosova
F 11
Tender tjetër për qeveritarin
Banka e Kursimeve, paratë mbeten brenda shtetit
F 2