17/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 mars 1998

Zjarr në Kryeministri

Flakë në zyrën e tenderave. Forcat e rendit në alarm, mbërrijnë zjarrfikëset Mbrëmë vonë, Nano kërkon ndihmë nga policia (Faqe 3) Flakë në zyrën e tenderave. Forcat e rendit në alarm, mbërrijnë zjarrfikëset Zjarr në Kryeministri Mbrëmë vonë, Nano kërkon ndihmë nga policia Faqe 3

Shtypi dhe qeveria

NGA YLLI PANGO Këto ditë, gazeta “Koha Jonë”, botoi një shkrim të gazetar Eton Abilekaj dhe një përgjigje të Fatos Lubonjës drejtuar Bashkim Finos. U botua edhe një përgjigje të keqe të këtij të fundit dhënë Lubonjës. Pa dashur të shkon mendja se këtu nuk është fjala vetëm për një shkëmbim të thjeshtë zjarresh, por për një luftë të të vërtetë për progres, të ndedur këtu e tetë vjet më parë midis shtypit të parë të lirë e të gjitha llojeve të qeverive. Të vijë më parë, armën – penën e rrëmbyen një brez fort i gazetarësh, fare i panjohur deri atëherë dhe një pjesë e intelektualëve të brezit të mesëm me ide progresiste e aspirata për të ardhmen. Një armatë e tërë kalemxhinjsh të Partisë së Punës u zhdukën nga arena e fjalës së shkruar sa çel e mbyll sytë dhe era e re filloi. Ndërkohë pushtetin rëndi ta rrëmbejë apo t’ia lërë në dorë një klase politike, ende jo të formuar si e tillë, jo fort të vjetër në moshë, por të ngjizur fuqishëm si mentalitet në kuzhinat e marksizmit e të pushtetit totalitar. Kjo klasë u copëzua në rryma e rrymëza, parti e partiza, duke flakur jashtë saj pjesën më të diskredituar apo më të kalbur të ish- pushtetarëve e të udhëheqëses së Partisë së Punës, por duke ruajtur në një pjesë të madhe të saj, trashëgimtarë, nxënës apo kriesa të kësaj kalbësire. Duke e parë problemin kështu realist, e duke përjashtuar nga grupi i madh i gazetarëve të rinj një pjesë të tyre, (si rregull partiakët e kulluar, më të patalentuarit e më të paprinciptët) të vënë në shërbim të kastave pushtetare të çdo ngjyre qofshin, lufta midis shtypit e qeverive të çdo lloji mund të shihet edhe si një luftë brezash. Nga njëra anë të një brezi të ri që në postdiktaturë rrëmbeu të vetmen armë të mundshme, të fuqishme, por tepër të rrezikshme për jetën e vet dhe nga ana tjetër të pjesës së privilegjuar të brezit të mesëm që rrëmbeu apo i la në pushtetin, partinë dhe mentalitetin e saj. Nga ana tjetër mentaliteti të ri e na paragjykim, e nga ana tjetër makiavelizmi e atavizmit partiak të pushtetarëve të pas 90-ës. Vini re me kujdes dy stilet e tyre kur shkruajnë, ka shumë më tepër art e qytetari në “sulmet” e shtypit ndaj qeveritarëve se sa në “mbrojtjet” agresive të këtyre të fundit. Kësisoj nuk është aspak çudi që deri në rrëzimin e kësaj kaste apo klase politike, në pushtet apo në opozitë qoftë, lufta midis shtypit e qeverive të çdo ngjyre në pamje, por të një ngjyre në thelb, do të vazhdojë e gjatë dhe e ashpër. Është lufta midis progresit e mbetjes mbrapa, midis brezit të ri (jo vetëm në moshë) e atij të vjetër, gjithashtu jo vetëm në moshë. Është lufta midis prindërve të këqinj e fëmijëve të shqetësuar. Njëri nga këta “fëmijë” thoshte si më shaka një ditë: “Keza (qeveritarët) ndonjë ditë do të ngrihen e të rrahin avionëve, do t’ia mbathin në ndonjë cep të Europës të hane paratë e mbledhura e do të na thonë: ‘Na falni po tani na duhet t’u lamë. Mbeçi me shëndet’. Shkurt, si kurva kopllin. Dhe nuk është aspak çudi. A nuk ndodhi kështu pak kohë më parë?

SHBA: Jemi kundër Millosheviçit

Faqe 2 Nënsekretari amerikan i Shtetit, Talbot dhe kryeministri Nano, në Rinas. Foto GENT SHKULLAKU

Ja si jetoj i arrestuar

Vehbi Alimuçaj, intervistë nga vila e izolimit Ja si jetoj i arrestuar Bosi i VEFA-s: Më kanë mbyllur në shtëpi sepse i jam kundërvënë firmës së huaj. Nuk kam asgjë kundër qeverisë Sot është dita e dymbëdhjetë, që Vehbi Alimuçaj po e kalon në izolim shtëpie. Ai është i detyruar nga ligji të ngjohët në vilën blerë, dy vjet më parë për diamënt e tij, prej së cilës nuk ka bërë asnjë hap, që prej dy javësh, kur ju komunikua vendimi i gjykatës. Jashtë kangjellave të zeza të vilës trekatshe, nuk të kap syri asnjë polic, ndërsa brenda janë të pandarë e bosit, bodigardët e pëhershëm. F 32

Kreu i Kushtetueses detyrohet të lërë zyrën Policia largon Rustem Gjatën F 5 Dje në drekë, bashkë dy drejtuesit e lartë Takim sekret Nano- Meidani F 3 Ka firmosur armatosjen e mbi 500 “ushtarëve” Gazidedе, gati arresti F 7 Nuk sigurohen ata që liroi Kasacioni Miloti, s’ka policë për roje F 9 Vendim i Qeverisë, ikin 130 punonjës Bashkia, stuhи shkarkimesh F 6 Kishte qëlluar mbi njeriun e rendit Burg përjetë vrasësit F 13 Kthehen nga kufiri grek, mbi 70 kurdë Kurdët, sulm në Kakavijë F 10