20/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 mars 1998

Belul Çelo, gati burgu

PROKURORIA USHTARAKE: Ish ministri organizoi reparte ilegale të forcave speciale Rrezikon dënimin me 10 vjet. Hetohet edhe për masakrën e Cërrikut Faqe 7

Zgjidhja amerikane

NGA BLENDI FEVZIU Iulur vetëm për pak orë në Tiranë, Ambasadori Gelbard, i dërguari i Presidentit Klinton në Ballkan, ka lënë të kuptohet atë që po përvijohet si qëndrimi amerikan për të zgjedhur krizën në Kosovë. Me gjuhë diplomatike ai ka deklaruar se “amerikanët janë kundër indipendencës, për një autonomi të zgjeruar në kuadrin e Federatës Jugosllave dhe jo të Serbisë”. Më tej, ai ka shtuar se sidoqoftë, “SHBA nuk mund t’i paragjykojnë bisedimet shqiptaro - serbe”. Kushto që i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet diplomatike të tre javëve të fundit, mund të kuptojë se një deklaratë e tillë, përbën një evoluim të qëndrimit amerikan. Është fakt se shpërthimi i befasisëm i dhunës në Kosovë, e gjeti të papërgatitur komunitetin ndërkombëtar. Duke ndjerë mungesën e një formule të gat- gatshme zgjidhjeje, ata u përpoqën së pari të ndalojnë dhunën atje dhe më pas, të adoptojnë zgjidhjen optimale për ta zhveshur rajonin nga kërcënimi i një lufte të re. Amerikanët qenë të parët që reaguan në këtë rast dhe kjo nuk qe rastësi. Së pari, diplomacia amerikane mund të ketë shumë pikëpyetje rreth shkakut të shpërthimit të dhunës në Drenicë tani dhe vetëm tani. Një koincidencë misterioze i lidh zhvillimet ballkanike me qëndrimin amerikan në krizën irakiane dhe me vendosmërinë që ata treguan atje, duke injoruar njëherazi ndërmjetësinë ruse dhe këshillat e saj. Mbështetja fare e hapur që Moska zyrtare i dha Beogradit, e shton në shumë këtë dyshim. Së dyti, SHBA më shumë se kushdo tjetër e kuptojnë që radikalizimi i situatës në Kosovë, mund të nxisë nacionalizmin në Shqipëri. Në një situatë të tillë, asnjë qeveri shqiptare, pavarësisht këshillave ndërkombëtare, nuk mund ta frenojë përfshirjen në luftë. Një përfshirje fatale, që do të tërhiqte pas vetes, Maqedoninë, Bullgarinë, e ndoshta Greqinë e Turqinë, duke shkatërruar ekuilibrin e Natos në Europë. SHBA e dinë më mirë se kushdo se nga një luftë e re ballkanike, shqiptarët janë të vetmit që nuk mund të humbasin më shumë sesa kanë humbur nga lufta e 85 vjetëve më parë: mbi 60% të territorit etnik dhe mbi 60% të popullsisë që jeton jashtë kufijve zyrtarë. Amerikanët e shohin se zhvillimet e fundit e kapërcejnë formulën e rikthimit në Kushtetutën e ’74. Ideja e një autonomie të zgjeruar brenda Serbisë, nuk do të thotë asgjë. Asnjë diplomat në botë nuk mund ta konkretizojë një term të tillë. Ideja e hedhur dhe për një autonomi të zgjeruar në kuadrin e Federatës është padyshim një hap i madh. Ajo nuk është veçse ideja e krijimit të një Republike të Kosovës në kuadrin e Federatës Jugosllave. Një status i ngjashëm me atë që ruan tashmë Mali i Zi. Kjo zgjidhje, që mund të nënkuptohet nga deklaratat e SHBA dhe që padyshim do të adaptohet edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, varet tashmë nga këmbëngulja e liderëve të Prishtinës, Tiranës dhe vijimi i demonstratave në Kosovë.

Dje, vendimi për ish kreun e Apelit Prelë Martini pa shtëpi

F 6

Hidhet shorti, Gjata shpreson përsëri Kushtetuesja bën rotacionin

F 5

Kasacioni s’ndryshon masën për Alimucën

Gelbart në Tiranë, përleshje në Kosovë

Faqe 2-3 Dje kryeministri Nano takohet me Gelbart në Tiranë Foto GENT SHKULLAKU Dje kryeministri Nano takohet me Gelbart në Tiranë. Foto GENT SHKULLAKU

Sulmohet Komisariati

Persona të armatosur hakmerren për arrestimin e njeriut të tyre. Arrestohen katër rebelë Tepelenë- Qëllohet me armë godina e policisë i Policisë. Shkaku thuhet se ka qenë nxjerrja e një të arrestuari nga qelia. Të gjithë autorët kanë përfunduar në pranga. Kështu ka ndodhur në orët e natës në Komisariatin e Policisë në Tepelenë, ndërsa thuhet se qëllimi ishte shpërthimi i birucave, edhe pse ky është vetëm një konkluzion, dalë nga hetimet paraprake të antikrimit, ndërsa pritet fundi i hetimeve nga organi i Prokurorisë në këtë qytet. F 11

Denj informacion

F 5 Kasacioni s’ndryshon masën për Alimucën Bosi i VEFA në arrest F 6 Berat, vendimi për 38-vjeçarin Tjetër dënim me vdekje F 13 Ish kryeministri u përgjigjet akuzave Meksi, luftë nga Sigurimi F 5 Bëhet shkrumb lokali pranë kafe “Europës” Digjet Luca 2 F 9