21/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 mars 1998

10 milion USD terrorit

Shërbimet e huaja sekrete: UDB, trazira në Shqipëri për të larguar vëmendjen nga Kosova Ceka: “Jemi në gjurmë të disa njerëzve që lidhen me ta” Faqe 7

Karta e evropianizimit

Ishte mëse e qartë që zhvillimet në Kosovë, zanafilla e të cilave ishte Drenica, do të shfrytëzoheshin nga opozita shqiptare, në radhë të parë Berisha, jo vetëm për të marrë në dorë flamurin e “mbrojtjes së interesave kombëtare” duke shpallosur zhardagonin e termave patriotike, po në radhë të parë për të kryqëzuar politikën e “evropianizimit” të Nanos. Në furinë e sulmeve kundër një vije politike të tillë, nuk mungoi të hidhej ideja se “Drenica filloi në Kretë”. Dhe, në atmosferën e elektrizuar që dominoi opinionin shqiptar në një periudhë të parë, kur njerëzit harruan problemet e ditës, u duk se Berisha po fitonte terren. Veç të tjerash, me rikthimin në parlament, PD, kishte rastin për të fituar pozicionet e humbura duke bërë fjalë për simpati dhe mbështetjen e faktorit të jashtëm. Po, nga kriza në Kosovë, më shumë përfitoi Nano. Së pari duke u marrë me Kosovën pak më shumë se të kujtohej për dritat, ujin rrugët, çmimet etj. Për të cilat ishte ngritur vetë Nano pak ditë më parë, duke paralajmëruar dhe një stuhi ndryshimesh në kabinetin e tij. Megjithatë, kryeministri socialist do të fitonte më shumë në një aspekt tjetër. Zhvillimet e mëvonshme do të tregonin se bashkësia ndërkombëtare, perëndimi, në radhë të parë mbi gjithçka do të vlerësonin çdo gjë që përmblidhet në termin “evropianizim”. Kështu, duke vazhduar në rrugën e filluar, ku një nga etapat është edhe Kreta, Nano jo vetëm do të forconte pozitën e tij në bashkësinë ndërkombëtare, po falë qëndrimeve të mbajtura në këtë rast, “të mëdhenjtë” do të shikonin për herë të parë tek Shqipëria një faktor që mund të ndikonte efektivisht në zgjidhjen e nyjes kosovare duke shmangur një konflikt në Ballkan. Vizitat e njëpasnjëshme të protagonistëve të angazhuar në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit, për të cilët Tirana u kthye në një vend pelegrinazhi, flasin më shumë se çdo gjë në këtë drejtim. Po, vënia në një rol të tillë, presupozon një Shqipëri të qëndrueshme, me sa më pak probleme, gjë që do të thotë një mbështetje edhe më e madhe nga faktori i jashtëm në të gjitha fushat. Pra, me kartën e “evropianizimit” në politikën e jashtme, Nano po siguron një përkrahje të tillë që me mjete të tjera do të duheshin shumë më tepër prova. Së fundi, mbështetja e qëndrimeve të tilla të moderuara të qeverisë shqiptare nga ana e politikanëve perëndimorë, të cilët zbarkuan në Tiranë ditët e fundit, ka bërë që dhe Berisha, të tregohet më i matur duke lënë në plan të dytë frazeologjinë me terma nacionaliste apo pretendimet për zgjidhje që nuk gjejnë përkrahje nga jashtë. Konkretisht, vizitorët e ditëve të fundit krahas qeverisë nuk munguam të vlerësonin edhe qëndrimet e opozitës ndaj çështjes së Kosovës. GAVROSH LEVONJA

Festivali, Gjoshi dëshmon: Ja skandalet e Cikos

Faqe 9 Këngëtarja Bleona Qerreti në festivalin e fundit që po hetohet për korrupsion. Foto G. SHKULLAKU

PD çan koalicionin qeveritar

PS e PAD, akuza ekstreme për tryezën e Kushtetutës Zefi: Socialistët nuk mund të dirigjojnë AD. Majko ka bërë flirt me Berishën më 9 mars ’97. Majko: Ata janë të vegjël Tryeza e propozuar nga dy grupe parlamentare, të PD dhe të së Djathtës së Qendrës për të diskutuar mbi procedurat në realizimin e një konsensusi për komisionin e Kushtetutës, ka futur në sherr dy parti të koalicionit qeveritar. Dy ditë më parë, PAD vendosi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së ardhur nga partitë e djathta. F 5

Gjy kata firmos sigurimin e Hajdarit

Frika e arratisjes. Çdo të enjte në Prokurori F 6

Grupi Kontaktit thërret Nanon

Kosova si Mali i Zi apo serbët e Bosnjes F 3

Gjyqtarët: OSBE po na ngatërron

Sherri Parlament- gjykatë, tani Kushtetuese- OSBE F 5

Fabrikë droge në Shqipëri

Nga Greqia, alarmi i shërbimit sekret F 7

Mister vrasja e pedagogut

Ishte marrë peng, kufoma në Dajt F 6

“Hakmarrja...” akuzon A. Shehun

Janë përdorur armët-prove të organizatës “Hackmarrja...” akuzon A. Shehun F 9