Ministria paralajmëron qytetarët: Ka të dhëna për terror Faqe 3
Sfida e Kosovës
NGA ANDI BETJA Sot për herë të dytë do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nga ku shqiptarët do të zgjedhin dhe Presidentin e ardhshëm të Republikës, që ata e kanë vetëshpallur 5 vjet më parë. Zgjedhjet e sotme vinë pas masakrave serbe në fshatra të ndryshëm të krahinës dhe tensioni midis shqiptarëve dhe autoriteteve serbe është akoma në një shkallë të lartë. Ndonëse Komuniteti Ndërkombëtar e ka bërë të qartë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe i ka konsideruar si ilegjitime zgjedhjet e kaluara, nuk ka asnjë qëndrim publik të shteteve dhe organizmave ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të sotme. Gjithshtu, autoritetet kosovare nuk kanë pasur ndonjë presion të fortë në të kaluarën për të braktisur zgjedhjet e tyre dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Federatës Jugosllave. Kongresi Amerikan dhe disa organizma të tjerë ndërkombëtarë kanë nisur përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar këto zgjedhje, por anëtarët e delegacioneve nuk kanë mundur dot të marrin vizën për të hyrë në Kosovë. Policia serbe konfiskoi dje rreth 100.000 fletë votimi, duke paralajmëruar se zgjedhjet nuk mund të kalojnë në qetësi të plotë. Në Kosovë ka dhe shumë zëra se ofensiva serbe në disa fshatra u ndërmorr pikërisht për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve të sotme. Pavarësisht nga fakti se si do të shkojnë zgjedhjet, ato kanë një rëndësi simbolike për shqiptarët. Ato konfirmojnë vullnetin e tyre për pavarësi dhe njëkohësisht përcaktojnë edhe njëherë palën shqiptare legjitime që do të marrë pjesë në bisedimet me autoritetet serbe. Por zgjedhjet e sotme nuk kanë rrezik të komplikohen vetëm nga qëndrimet serbe dhe nga dhuna policore. Ato mund të komplikohen dhe nga qëndrimet e të ashtuquajturës UÇK dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, të cilët deri tani kanë bërë thirrje popullit të Kosovës që të mos marrë pjesë në zgjedhje pa u çliruar e tërë Kosova. Në njëfarë mënyre zgjedhjet e sotme janë një test i mirëfilltë për politikën kosovare dhe gjithë popullin e Kosovës të cilët janë përpara sfidave të mëdha. Tani në Kosovë nuk është vetëm alternativa Rugovë. Ndërkohë si Komuniteti Ndërkombëtar ashtu dhe qeveria shqiptare kanë mbështetur pa rezerva alternativën Rugovë, si e vetmja forcë politike e moderuar në Kosovë. Deklarimi i fundit i kryeministrit shqiptar Fatos Nano se do të kërkojë për Kosovën “zgjidhje maksimale preda federales” dhe zgjedhjet e sotme, janë dy elementë që nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
E implikuar edhe pozita
Ngjela: Ja çfarë del nga hetimet e marsit
F 5
Nis hetimi i 20 zyrtarëve
Në një dosje të madhe Agim Shehu me të tjerët
F 6
Mbledhet Këshilli i Lartë, gjyqtari kundërshton
Kosovë te shqiptarët, votime nën dhunë
LDK
Dr. IBRAHIM RUGOVA
PAVARËSIA E KOSOVËS
Nje shqiptar duke ngjitur dje posterat me fotografinë e Rugovës, liderit të LDK
Foto Reuters
Nje shqiptar duke ngjitur dje posterat me fotografinë e Rugovës, liderit të LDK. Foto Reuters
PS i shpall luftë “ZP”
Shkak jo vetëm përmbajtja, por edhe gjendja financiare. Konflikt midis Pandeli Majkos dhe Luan Ramës
Partia në pushtet, kritika gazetës 55-vjeçare
Shkak jo vetëm përmbajtja, por edhe gjendja financiare.
Konflikt midis Pandeli Majkos dhe Luan Ramës
Ndërsa shkarkimi i Ramës, tanimë është afruar, askush nuk e di cili do ta zëvendësojë, ndonëse pazari ka filluar. S’dihet nëse klanet do jenë aq të afta, sa të nxjerrin një dorë të hekurt, që do mbajë ideologjinë nën kontroll dhe do e shpëtojë gazetën nga borxhi prej 100 mijë dollarësh. Megjithëse me tepër se të interesuar për financat, ata duket të jenë, për të shpikur kryeredaktorin e ri, i cili do dijë t’i paraqesë prapaskenat si gjithëpërfshirje, ndërsa kontrabandën si ekonomi tregu... F 12
Mitингjet e PD në Tiranë e Shkodër. Në gatishmëri policia, forcat speciale dhe SHIK-u
20 zyrtarëve
F 6
Mblidhet Këshilli i Lartë, gjyqtari kundërshton
Shkarkohet Qazim Gjonaj
F 7
Policia në kërkim të autorëve të krimit
Devoll, tritol Komisariatit
F 11
Një grup racistësh rrahën emigrantët
Grekët, sulm shqiptarëve
F 13
Forcat speciale kapin grabitësit e Don Boskos
Shkodër, tre në arrest
F 6