28/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 mars 1998

CIA vjen në Tiranë

Mbërrijnë tre specialistë të shërbimit të fshehtë dhe një laborator i sofistikuar SHBA, masa të menjëhershme për zbulimin e dollarëve fallco Faqe 7

Hallakatja e shtetit

NGA FATOS LUBONJA Ka kohë që në qarqet politike si dhe në ato gazetareske flitet për marrëdhënie të këqija midis liderëve më të lartë. Flitet për xhelozira të Nanos ndaj postit të presidentit; për ndjenja antipatie midis ministrave të PAD dhe shefave të kryeministrisë; për antipatira të thella midis këshilltarëve të të dy palëve, etj, etj... Deri tani, ky mllef i fshehtë nuk është shndërruar në luftë të hapur për disa arsye: e para sepse, gjithësesi, kemi të bëjmë me një staf politikanësh më të qytetëruar me një krye president mjaft të përmbajtur dhe një kryeministër tepër fleksibël; e dyta sepse rreziku Berisha mbetet faktor bashkimi; e treta sepse të gjithë e dinë se shpërthimi i këtyre konflikteve do të ishte i rrezikshëm për situatën e vendit; e katra sepse Partia Socialiste nga njëra anë ka një maxhorancë të fuqishme dhe nga ana tjetër vuan kompleksin e të kaluarës, të cilin e kompenson nëpërmjet koalicionit me disa figura që nxorrri lëvizja demokratike e ’91-shit etj., etj. Megjithatë sa më shumë kalon koha aq më shumë retë e grumbulluara paralajmërojnë stuhi. Sinjali më i fortë ishte përplasja këtë javë midis presidentit dhe zv/kryeministrit lidhur me kontrabandën, e cila u shoqërua me akuzën e këtij të fundit se presidenti po krijon institucione paralele. Qysh prej rënies së komunizmit, Shqipëria po tenton të vendosë një sistem me pushtete të ndara. Koha deri tani ka treguar se kjo ka qenë një punë e vështirë, se demokracia, si sistem qeverisjeje me shumë më tepër shkallë lirie, është më e vështirë për t’u administruar sesa sistemi diktatorial. Në kohën e shkurtër të Ramiz Alisë si president, ndarja e pushteteve shkaktoi shkatërrimin e plotë të autoritetit të tij dhe sjelljen e zgjedhjeve të parakohshme. Me ardhjen në pushtet të PD filloi eliminimi i personaliteteve dhe grumbullimi i pushtetit dhe i përgjegjësive në duart e një personi të vetëm. Pushteti aktual, me president Meidanin dhe kryeministër Nanon, deri tani mund të konsiderohet një hap përpara drejt ndarjes së pushteteve dhe kooperimit. Megjithatë duket se shumëçka prej kohësh nuk funksionon si duhet. Është e vërtetë se ndarja ka bërë të hapur, por gjithnjë e më shpesh ndjehet mungesa e bashkëpunimit, tendenca për meskizëm apo e injorimit të institucioneve. Nano ka dhënë shenja të dukshme mosrespektimi të institucionit të presidentit, Ceka ka dhënë shenja mosrespekti ndaj kryeministrit. Pushteti i tillë si Parlament apo gjyqësor vazhdon të mbetet pa peshë. Dhe kjo e keqja e kësaj nuk qëndron tek qejfprishjet që mund të ndjejë njëri apo tjetri. E keqja qëndron tek hallakatja dhe mosfunksionimi i shtetit, çfarë ka krijuar përshtypjen se shteti për politikanë tanë është një lojë me shumë sisë që secili e mjel për hesap të vet. Ka ardhur një moment që kërkon t’i jepet fund kësaj hallakatjeje së pakufijshme përpjekjes për përcaktimin e hierarkisë dhe përgjegjësisë, ose forcimin dhe rritjes së bashkëpunimit shtetëror. Dhe kjo zgjidhje e dytë, që ka të bëjë me demokracinë shqiptare, kërkon shumë më tepër deklarata, kërkon shumë më tepër, e më shumë përkrahje dhe më shumë ndërmjetësim nga ana e klasës politike shqiptare.

Ngjela thërret njerëzit e PD

Anullohet mbledhja e Komisionit të trazirave F 5

Nano, raport në parlament

Mblidhen deputetët e politikës së jashtme F 2

I implikuar edhe Sokol Mulosmani

PD, skandal financiar

Prokuroria kërkon zhvlerësimin e amnistisë së Berishës Ja bosët e kontrabandës Hetuesit zbulojnë tre kape të tregtisë ilegale. Mbështeten edhe nga qeveritarët Kontrabanda shqiptare një krim i vazhduar. Edhe pse amnistia e ish Presidentit Sali Berisha vitin e kaluar, “e studiuar me laps në dorë”, i amnistoi të gjitha dosjet që hetonin krimin e kontrabandës, prokuroria ka nën hetim dosje ku ky aktivitet vazhdon ende. Vazhdimësi që duket të kryhet pikërisht nga persona që u falën, duke bërë në këtë mënyrë një krim të përsëritur. Sali Berisha, i cili po përgatit ndëshkimin e fajtorëve foto A.BABANI

në parlament

F 2 I implikuar edhe Sokol Mulosmani Belul Çelo në Prokurori F 6 Katër orë ndjekje për tregëtarët e femrave Berat, kapen trafikantët F 11 Vendim i Prokurorisë për deklarimin e të ardhurave Kush s’i tregon i merret pasuria F 9 Vlorë, në gju ata që vranë policin Rrezikojnë vdekjen F 11