Rrezikohet koalicioni, socialistët i kërkojnë kryeministrit të bëjë menjëherë ndryshimet
Majko: Të fillohet me rendin, mbrojtjen dhe doganat. Faqe 3
Nano mes dy zjarreve
NGA BLENDI FEVZIU
Qeveria do të ketë shumë shpejt një fytyrë të re. Lajmi i komentuar për një kohë të gjatë, është konfirmuar dje nga dy njerëzit e fuqishëm të PS. Së pari, Majko dhe më pas Nano, kanë pranuar se ka ardhur koha për ndryshime në Qeveri dhe formimin e saj. Majko ka shkuar edhe më tej, kur ka përcaktuar prioritetet e një ndryshimi të tillë. Duhet filluar nga rendi, ushtria dhe doganat, ka theksuar ai, duke prekur në fakt, thelbin e qeverimit aktual. Thënia e Majkos duhet të jetë finalizimi i një reflektimi të gjatë, po të kesh parasysh që gazet a e PS, ka nisur një fushatë të dukshme kundër gabimeve në drejtimin e ministrisë së Brendshme dhe më gjerë.
Por ndryshimet qeveritare mund të prekin marrëveshjen e koalicionit, duke e kërcënuar realist atë. Shenjat e para janë dhënë, kur partitë më të vogla, kanë deklaruar indirekt se ndryshimet e mundshme në qeveri, duhet të jenë objekt i një marrëveshjeje të re ndërpartiake, si ajo muajit korrik. Në këtë situatë të turbullt duket sikur të gjitha palët kanë të drejtë. Nano mendon se i duhet të qeverisë dhe se mund ta bëjë këtë vetëm me njerëzit për të cilët ai ka nevojë. Asnjë kompromis politik nuk mund të motivojë qeverisjen e keqe dhe të komprometojë imazhin e koalicionit. Por vetë Nano ka qenë ai që ka zgjedhur rrugën e kompromisit të muaji më parë. Duke mos përcaktuar rregulla të qarta loje, ai pranoi t’u jepte partive vendet e tyre në qeveri, pa menduar se sa relativëve mund të ishin kandidaturat e propozuara për to. Nga ana tjetër, lënia e rendit Kryetarit të PD nuk u duk një veprim me përgjegjësi. Pavarësisht nga personaliteti i Çekës, 2.8% të votave të fituara nga AD janë të papërfillshme për t’i dhënë autoritet një posti absolutisht prioritar. Nano dhe partitë e tij mori thuajse 60% të votave të shqiptarëve për të stabilizuar drejtimin politik; rendin dhe transport-encën e parave të humbura në procesin e mashtrimit të madh. PS e shpërfilli këtë votëbesim, duke e shmangur gjysmën e përgjegjësisë nga vetja dhe duke ja deleguar një partie të dyte.
Nëse Nano ka vendosur realisht se është koha për ndryshim, ai nuk duhet të përzihet gabimin e parë. Partitë mund të ruajnë kuotat e tyre të përfaqësimit, sipas një kompromisi për ndryshime në formë dhe jo në formë. Ky hap do të jetë i nevojshëm për të shmangur çarjen brenda koalicionit qeveritar dhe për të motivuar da koalicioni Presidentit ndryshimet në fjalë. Në një përpara Presidenti, ideo të ishte aspak çudi, që në situatë të dytë, ’90 do të ishte aspak çudi, që në skenën e politikës, krahas partive të zhdukshme të rikthehej edhe ai që duket se është shndërruar në një spektator i thjeshtë. Meidani mund të refuzojë të drejtojë ndryshimet e komentueshme, duke e rënduar situatën politike. Gjatë një formule diplomatike, do të ishte edhe prova më e mirë se PS është realist e aftë të qeverisë Shqipërinë.
Shqipëri - Serbi, ka trafik armësh
. Faqe
Trupa të Kombeve të Bashkuara duke patrulluar kufirin midis Maqedonisë e Kosovës. Foto REUTERS
Qeveria diskuton për gjendjen në Kosovë
PD u pasurua nga gjaku
F 2
Nisin hetimet për Këshillin e Mbrojtjes
Në listë dhe Sali Berisha
F 6
Përkujtohet 1-vjetori i tragjedisë së Otrantos
Vlora, lotë për viktimat
F 10
Ish presidenti, dakort për rishikimin e amnistisë
Socialistët s’janë dakort
F 4
Dy mbyten në Bunë, dy të tjerë i vret granata
Shkodër, katër humbin jetën
F 11
Drejtori Leka: Kanë ndërhyrë nga lart
Çështja Ciko mbetet pezull
F 16
Dalin 4 spiunë në SHIK
Komisioni Bezhani, “të papastër” edhe në drejtësi
Shpejt, kontroll zyrtar edhe për gazetat e gazetave që kanë më shumë se 3 mijë kopje
Komisioni Bezhani po vazhdon verifikimin e figurave të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë dhe të SHIK. Burime brenda komisionit konfirmojnë që “KJ” së deri tani janë gjetur gjashtë funksionarë të shërbimit informativ që kanë bashkëpunuar dikur me sigurimin e shtetit. “Katër prej tyre kanë pranuar që të ikin, sepse nuk kanë mundur të kundërshtojnë faktet që u janë paraqitur”, tha një prej anëtarëve të komisionit.
F 5