Ja ndryshimet në qeveri. Ikin Kondi, Apostoli, Sherifi, Dade, Meksi, Përpali… Enigmë mbetet Ceka
Bashkim Fino do drejtojë një ministri të re. Pritet firma e Meidanit
Faqe 3
Qeveria bën tualet
Pas një periudhe disamujore paralajmërimesh, diskutimesh dhe hamendësimesh, për të përfunduar tek thashethemet e kafeneve, më në fund po hidhet hapi i parë për të larguar komponentët e parë të kabinetit “Nano 3”.
Tashmë, është vënë gishti mbi emrat e atyre që duhet të braktisin zyrat, veturat me targa jeshile apo celularët. Po, pikërisht duke gjykuar vetëm nga emrat e dikastereve apo titullarëve të prekur nga stuhia e shkarkimeve është lehtë të konkludohet se këto kanë karakter kozmetik. Në radhë të parë vetë ministritë e tyre si p.sh. drejtësia, kultura, punët publike etj, pavarësisht nga realiteti, janë konsideruar si të parëndësishme, “që nuk ngrejnë peshë”. Nga ana tjetër, me përjashtim të ndonjërit, vetë titullarët e tyre, gjatë gjithë këtyre muajve të qeverisjes kanë qëndruar gjithmonë në hije ose nuk janë akuzuar për shkelje apo kontrabandë si disa të tjerë, duke u përmendur vetëm për probleme të parëndësishme. Gjithashtu, nuk është bërë publik asnjë lloj motivacioni lidhur me shkarkimin e grupit të parë të ministrave, nuk është folur aspak lidhur me gabimet apo fajet e tyre, gjë e cila, normalisht, duhej t’i paraprinte shkarkimit. Kështu, nuk dihet se çfarë ka çaluar në drejtësi, kulturë apo në ndonjë sektor tjetër, titullari i të cilit po lëshon kolltukun. Mbi të gjitha, momenti në të cilin po realizohen ndryshimet në qeveri dhe mënyra si po bëhet ekzekutimi i tyre, flasin qartë se më tepër se “ndrequr punë” bëhen për arsye të tjera. Se pari ka kohë që qeveria është e detyruar të sqarojë opinionin, në radhë të parë atë pjesë të tij që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, për shkaqet dhe arsyet e mosrealizimeve dëshmuese dhe përkeqësimit të disa parametrave të treguesve. Si pasojë e këtyre, janë shtuar ndjeshëm radhët e të zhgënjyerve dhe të të pakënaqurve. Kështu, nëpërmjet një miniikurgjie në qeveri, qetësohet kjo shtresë njerëzish. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë bazën e PS-së apo për ndonjë “rebel me emër” si Dr. Dhimitër Agolli. Veç kësaj, largimi i një pjese të ministrave, duhet parë dhe si një lëvizje për të sfumuar propagandën e opozitës lidhur me krijimin e një qeverie teknike. Që ndryshimet në qeveri kanë karakter konjuktural del dhe nga fakti se gjithë të liruari nuk kanë ndonjë ndikim në partitë e tyre, pra, si pasojë, nga ikja e tyre nuk mund të pritet asnjë reagim serioz që mund të sjellë shqetësime për kupolën e qeverisë. Në këtë mënyrë do të ruheshin edhe ekuilibrat delikate që po mbajnë më këmbë koalicionin qeveritar. Gjithsesi sukses i manovrave të tilla është i përkohshëm.
Dollaret falsë, vjen antikrimi amerikan
THE UNITED STATES OF AMERICA
B 83874372U
Dollaret falsë, vjen antikrimi amerikan
Skandali financiar. Zbulohet skema e mashtrimit
PD, ikën shefi i administratës
Demokratët zbardhin enigmen. “Për paratë firmoste kryetari i partisë. Më 26 maj ’96 shuma marramendëse për artistët dhe militantët”
Griset perdja e fundit e zezë në PD, lidhur me shpërdorimet dhe shkeljet financiare. Në këtë valle, përveç ish kryetarit dhe ish sekretarit të përgjithshëm, mësohet se fundi të jenë përfshirë edhe ish anëtarë të kryesisë së vjetër të Partisë Demokratike. “Shpenzimet financiare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në vartësi dhe kompetencë të kryesisë së partisë. Kryefinancieri ka në dorë vetëm “çelsat e kashtës”. F 5
Politikanët kërkojnë rihetimin e masakrës së 2 prillit shtyn legalizimin e PKSH
Politikanët kërkojnë rihetimin e masakrës
2 prilli shtyn legalizimin e PKSH
F 5
Tre skuadriletë fluturojnë pranë kufirit, në Has
Gjashtë helikopterë serbë provokojnë
F 7
Falsifikoi provat në një dosje për kontrabandën
Pranga hetuesit në prokurori
F 7
Mbi 50 uniforma kundërshtojnë
Rebelohen policët e liruar
F 11
Me 12 Prill në ATHINË
KOHA JONË organizon dy spektakle për emigrantët shqiptarë në Greqi. Marrin pjesë këngëtarët dhe humoristët ndër më të mirët shqiptarë. Lexo faqe 16-17
KOHA JONË
Organizon dy spektakle për emigrantët shqiptarë në Greqi.
Marrin pjesë këngëtarët dhe humoristët ndër më të mirët shqiptarë
Lexo faqe 16-17