Koha Jonë
4 prill 1998
Masakrohen tre fëmijë
Më i vogli prej tyre ishte vetëm 3 vjeç
Përjetë të përkohshëm?
NGA FRROK ÇUPI Ka disa ditë që po digjet flakë një diskutim i lartë: Do të ndërrohet qeveria! Le të mos mendojmë cili vjen e cili shkon, por vetëm: Ndërrohen. Nuk kanë kaluar as nëntë muaj që ata u vendosën, ndërsa tani ndërrohen. Ky është thelbi i kësaj analize: Ministrat dhe qeveria jonë janë kaq të përkohshëm dhe lehtësisht të ndërueshëm. Ky është vetëm një element kulmor i jetës së shoqërisë politike, por pas tij ndodhet një lodër e tërë. E përkohshme është kioska, ndërtesa buzë Lanës, qëndrimi në Parti ose në Lidhjen e Shkrimtarëve, përbetimi për të mbrojtur jetën e njeriut, biblioteka ose banka, aleancat njerëzore, dashuria për iks fqinj, besimi fetar... etj, etj. Këtu hapet një nga dyert e fatkeqësisë sonë të vazhdueshme. Vjen fqinj dhe nuk mendon të qëndrojë gjatë në vëllazëri; bëhet një kontratë dhe askush nuk beson se jeton; ndërtohet një park dhe nesër mos shpreso se e gjen më; në kalanë e lashtë nuk je i sigurtë se nuk do të prishen muret; kushtetuta bën një gisht e heq një krah; polici dhe gjykatësi nuk besojnë se nesër do të ndodhen përsëri po aty; ministri pret përditë kur do të lëvizë. Ndërsa ata që qëndrojnë përtej si investitorë ose donatorë mbledhin duart: “Ku të dorëzojmë kontributin tonë” dhe të gjithë ikin nga boshllëku. Shteti- një hije që nuk kapet me dorë. Institucioneve u mbijnë ferrat përditë e më shumë: “E ç’më duhet mua, jam e nuk jam nesër”. E tërë shoqëria merr krismën e përkohshmërisë. Shteti kriset i pari. Qeveritari numëron ditët sa ka qëndruar në karrike dhe zihet me të shoqen se ka vjedhur ende më pak se tjetri. Parlamenti mblidhet nga guackën e “mosfajit e mospërgjegjësisë”. Polici dhe gjykatësi presin të ndërrohet turni pa u mbetur në duar ndonjë kriminel. Ja kjo është rruga nëpër të cilën po ecim përsëri, drejt... grem i nës. Po nga erdhëm deri këtu, vallë? Mbase nuk është edhe shumë e thellë kjo e keqe, por të paktën që në Mesjetën tonë. Atëherë ndërruam kultin (besimin fetar) më lehtë se sim[?]në e furrës dhe ndërkohë u bëmë gati të ndërrojmë edhe Atdheun me përtej- detin... Mbase fatkeqësia jonë e përkohshmërisë ka fillim edhe në periudhën e fortë komuniste kur “të gjithë ishin asgjë, të ndërueshëm në çast”. Nga ajo periudhë e errët ardhi slogani se “nuk pyet për emrin, por për vendin”. Personaliteti- zero. Edhe kulti- një zero tjetër. Atëherë kur do të ndërtojmë piramidën e kultit të shtetit?! Na kanë studiuar për mungesë të aftësisë shtetformuese dhe këtë e kemi vërtetuar më shumë dikur se sot dhe sot më shumë se herë. Edhe i përkohshmi edhe shtet-kurrë nuk mund të jesh. Po mbetëm përjetësisht të përkohshëm, të paktën do të mbetemi pa shtet. Kjo është një përgjegjësi...
Zbulohet gropa me 35 milion
Superaksion i policisë, kapet banda e Krrabës
F 6
VEFA, 40 vetë në Prokurori
Midis të akuzuarve, mjaft emra të njohur
F 3
Ministria e Brendshme, me Komitet Drejtues
F 3
Rendi, ministri honorifik
F 7
Gramsh, gjenden armët e fshehura gjatë marsit
Një grupë me 2.000 kallashë
F 10
Berat, policia ndalon dy dhe identifikon të tjerët
Zbardhen maskat që plagosën pesë
F 13
Bathore, shpërthen valë racizmi
Faqe 9
Nga revolta e madhe në Bathore në qershor 1995
Koalicioni të mos prishet
Die, ministrat e rrezikuar shkojnë në Presidencë. Çeka përsëri 45 minuta takim me kreun e shtetit
Nano dhe Meidani vendosin “të ulin armët”
Sa më shumë afrohet afati i kthimit të kryeministrit shqiptar nga Franca, aq më tepër ministrat e përfolur për ndryshime duken me makinat e tyre në selinë e Presidencës për t’u takuar me numrin një të shtetit shqiptar. Kjo, kur mësohet se Meidani, ka patur pak orë më parë, një bisedë telefonike me Nano në Paris. Në këtë dialog celularësh, është rënë dakort që të ruhen raportet e deritanishme numerike të qeveritarëve të 5 partive.
F 3