Koha Jonë
7 prill 1998
Nano, diktati i njëshit
Baza mendon si Agolli. Nepotizmi kërcënon qeverinë
Faqe 3 Fasada e qeverisë NGA TEODOR KEKO Këto ditët e fundit në Shqipërinë qendrore po flitet shumë për ndryshime në qeverisjen e vendit. Kjo temë, përderisa u intereson shumë njerëzve, tregon se ka seriozitet. Që këtu duhen ndryshime, bile, radikale, kjo nuk ka asnjë dyshim, sepse ne jemi dëshmitarë që punët tona në qeverisje nuk shkojnë tradicionalisht mirë. Që aparati ynë shtetëror, i djeshëm, i sotëm, i pardjeshëm, ka brenda hajdutë, kjo dihet. Atëherë, si ka mundësi, kur ngrihet një ide racionale, të kihen larg të gjitha partitë e vogla dhe të deklarojnë se ne prishim koalicionin, po na hoqe iksin nga qeveria. Fillimisht, shtrohet pyetja: Ndryshimet na duhen, apo jo? Po nuk duhen, atëherë, hajde të flasim. Por kur ato janë të domosdoshme, përse duhet folur për Bojkot? Nëse ndryshimi nuk i pëlqen dikujt, atëherë kujt nuk i pëlqen? Nuk i pëlqen PSD-së apo AD-së, sepse do të zëvendësohet ndonjë ministër i tyre? Por a duhet të ngrejë zërin kaq lart minoranca e vogël politike, sepse iu ndërruan dy njerëz? Unë mendoj se partitë e vogla të pozitës nuk duhet të bëjnë shumë zhurmë, ashtu si edhe partitë e vogla të opozitës, të cilat jetojnë vetëm prej PD-së. Tani dihet se disa parti apo deputetë të pozitës ndodhen në parlamentin tonë, vetëm se deshte PS-ja, siç dihet se disa individë të opozitës janë në Parlament vetëm se deshte PD-ja. Nëse këta dalin nesër të “pavarur”, a ekzistojnë dot apo jo? Unë mendoj se këta nuk mund të jetojnë sot për sot pa çadër, prandaj, nisur nga kjo logjikë, më duket absurde, që të dëgjoj presione ndaj qeverisë nga njerëz, të cilët janë thjesht një fasadë. Në këto kushte, do të ishte më mirë që PS ta ndërtonte qeverinë vetë dhe të qeveriste vetë, sepse ajo ka marrë një votëbesim. Kështu, PS do t’i lante hesapet me votuesit, nëse punët e qeverisë nuk do të shkonin mirë. Por të krijohet sherr apo t’i kërkosh llogari dikujt që s’ka asgjë në dorë, edhe kjo nuk shkon. Ndoshta sot është momenti, që Nano, mbas atij “përse largove në vend të tij, ta rikonsolidojë qeverisjen e vendit dhe kjo është e drejta e tij, përderisa ai është njeriu i caktuar nga ne për të qeverisur. Biznesi i Nanos është mënyra se si do të na qeverisë. Biznesi ynë është si do të na qeverisë. Biznesi ynë është si do të na votojmë. Tani, të vegjlit bëjnë mirë të heshtin. Vlerat duken në lodrat e mëdha. Nano duhet ta luajë tani lodrën e tij, nëse dëshiron të tregojë se çfarë vlerash ka...
Rendi duhet përmirësuar
Reagon Malaj: Nëse Ceka ka prova, t’i publikojë
F 2
Vlorë, dënim me vdekje
Masa kapitale, rasti i katërt në tre muaj
Vlorë, dënim me vdekje
F 13
Specialët arrestojnë dy bandat e tmerrshme Korçë, kapen 18 banditë F 7 Arratiset nga gjykata si “kolegu” i Tiranës Kukës, ikën i pandehuri F 11
Azemi, skandal në gjykatë
Fage 7
Azem Hajdari në kohën kur mori drejtimin e sindikatave të pavarura. Foto GENT SHKULLAKU
Grabiten 47 milion lekë
Tiranë, vidhen paratë që vinin nga banka
Maskat sulmojnë në mes të ditës dhe zhduken në drejtim të paditur.
Punëtorët mbeten pa rroga
Grabitet 47 milion lekë. Maskat sulmojnë në mes të ditës dhe zhduken në drejtim të paditur. Punëtorët mbeten pa rroga. Grabjitje spektakolare në mes të ditës në qendër të Tiranës. Dy maska të armatosura paraditen e djeshme kanë grabitur 47 milion lekë e destinuara për rrogat e punëtorëve të ndërmarrjes elektrike në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00, pranë rrugës Vojo Kushi kur dy persona të veshur tashmë me veshjen e tyre të preferuar, me maska, kanë ndaluar me forcë makinën që transportonte paratë dhe kanë grabitur të gjithë lekët e ndodhura në makinë. F 6
Redaksia e gazetës “Koha Jonë”, i uron të gjithë besimtarëve myslimanë:
GËZUAR FESTËN E BAJRAMIT!
Gazeta njofton se për shkak të festës ajo nuk do të dalë nesër, por të mërkurën.