10/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 prill 1998

Trafik foshnjesh në Tiranë

Varrëmihësit bëjnë zbulimin e tmerrshëm. Të porsalindurit zhduken në maternitet Figuronin të vdekur, por arkivolet ishin bosh... Faqe 7

Megallomani shqiptare

NGA RIDVAN PESHËKËPIA Kur Kutia e Pandorës u hap, bashkë me problemin e ndryshimeve në qeverinë e Fatos Nanos, u shfaq edhe problemi i përmasave. Një grup politikanësh nga PS dhe publicistë të ndryshëm, drejtuan gishtin nga gjithkush që fliste e mendonte ndryshe. Ata drejtonin gishtin dhe drejt politikanëve e partive aleate duke u thënë pak a shumë: “Sus, jeni të vegjël”! Megallomania shqiptare ka pasur mëse një herë rast ta tregojë shëmtinë e saj, por kësaj radhe kur kjo ndodhi mes miqve e aleatëve që kanë kohë që punojnë bashkë, duket veçanërisht e shëmtuar. E keqja qëndron se tek ne gjithmonë është “nderuar” dhe “respektuar” ai që është i fortë fizikisht, paska se mund të jetë bosh nga koka. Kjo pikëzën bëjnë që partitë, për t’u dukur sa më të forta, rekrutojnë sa më shumë anëtarë dhe në vend që të mbushin sallat e diskutimeve politike me ide, përpiqen t’i mbushin me sa më shumë duartrokitës. Të kesh shumë pasues në politikë, kjo është diçka pozitive dhe një tregues, por që jo gjithmonë varet nga merita e udhëheqësve të asaj force politike. E rëndësishme për udhëheqësit është se si dinë t’i udhëheqin këto aradhë dhe historia jonë jo shumë e largët mund të dëshmojë se këta “të fortë” të politikës i kanë futur shpeshherë turmat që i kanë pasuar nëpër qorrsokaqe të historisë. Dikur kur PS e kishte bishtin nën rrotë, as Aleanca Demokratike e as Partia Social-demokrate nuk i dukeshin parti të vogla dhe socialistët frekuentonin shpesh zyrat e tyre duke u konsultuar si me të barabartë fizikisht. Edhe kur ishte fjalë për të ndërtuar Forumin për Demokraci, dimensionet fizike u harruan. Mua më duket e turpshme që partitë e koalicionit, vetëm 8 muaj bashkëqeverisje, të tërhiqen e ndryshime, dhe e quajnë normale dhe të hapur për diskutim, e kanë kthyer në kërcënim për njëra-tjetrën. Ne i pranojmë ndryshimet si filozofi të jetës, por ajo që nuk pranojmë në është arroganca. Sigurisht do të kishtë qenë e pëlqyeshme edhe PBD të kishte marrë më shumë vota në zgjedhjet e kaluara, por në një Shqipëri përfytyruesisht konservatore, depërtimi i liberal-demokracisë do të dojë kohë. Në koalicionin qeveritar kemi hyrë për të punuar e folur ashtu siç dimë ne. Ky është tek e fundit identiteti ynë. Kjo është tek e fundit edhe një përgjegjësi ndaj gjithë të drejtave nga ne. Koalicionin e kemi çmuar, i kemi dhënë mend dhe dhe zemër, për këtë nuk ishte nevoja për dekorata, kemi menduar se bëjmë diçka të mirë për vendin. Ndërsa miqtë e “mëdhenj” nuk duhet të harrojnë relativitetin e dukurive në këtë botë, aq më tepër në politikë, ku të mëdhenjtë e djeshëm janë pakëz ose asgjëja e sotme dhe anasjelltas. E rëndësishme është që po mundohemi të fusim në politikën shqiptare frymë dhe ide që nuk kanë qenë përfaqësuar më parë. E gjithçka kjo mbetet më e rëndësishme se rezultati i parë i partisë së Evorit.

Mbrëmë, urdhëri i fundit i Nanos

Faqe 3 Kryeministri Fatos Nano, i cili ka dhënë dje ultimatum për ministrat. Foto GENT SHKULLAKU

Sot artistët shqiptarë nisen për në Athinë

Të dielën, datë 12 Prill dy spektakle brenda ditës Më në fund, pas gjithë atyre lajmerimeve “Koha Jonë” organizon të dielën datë 12 Prill, dy spektakle me emigrantët shqiptarë. Në përberje të trupës ستëmadhe prej 53 artistë shqiptarë bëjnë pjesë nga më të njohurit si Ardit Gjebrea, fituesja e dy festivaleve Elsa Lila, studentja e shumë këngëtar Aurela Gace, zëri i veçantë Aleksandër Gjoka, këngëtari simpatik Redon Makashi, këngëtari i “Bananës” Dashnor Diko, e vogla që po fillon myraja fansa Bleona Qerreti, dëmtja nga Lezha, ose ndryshe “Djemtë e Detit”, artisti Merituar Mirush Kabashi; pa harruar këngëtaren e njohur Irini Qirjako dhe të renë shpresëdhënëse Artiola Toska.Të gjitha këto të ndërthurura me grupin e valleve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Por që të gjithë janë shoqëruar e veçantë të prezantueseve Koço Devole, Agron Llakaj dhe Pranvera Veizi. Ndërsa paradoksalisht e Vlorës dhe Çekja e Beratit do të jenë “embëlsira” e dy spektakleve të dielës. Sot ato nisen për në Athinë nën shoqërinë e një eskorte policore, e cila do t’i përcjellë deri në Kaka[v?]jë.

Dollarët fallco kanë mbuluar Shqipërinë Alarm, janë 5 milion USD F 6 Dje Parlamenti heq ligjin kundër PK Legalizohen komunistët F 5 Sulmohet selia e policisë, në shënjestër edhe shefi Kukës, terror në Komisariat F 11 Largohen 6 vetë nga Këshilli Drejtues RTV, dorëheqje e ish shefave F 2 Caktohet data e fundit për zgjedhjet në rrethe Lokalet, votimi në qershor F 2