11/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 prill 1998

Kryengritja e ministrave

Kundërshtohet ultimatum i Nanos: Detyra të vjetra. Ishin vënë që në Nëntor Kryengritja e ministrave “Pak kohë në dispozicion. Disa ditë nuk zëvendësojnë punën e disa muajve”

“Tymi” i ndryshimeve

Që nga fundi i vitit të kaluar politika shqiptare dhe gjithë opinioni i brendshëm është të ndodhur pothuajse gjatë gjithë kohës nën efektin e zhurmës për “ndryshime” në kabinetin qeveritar. Po, megjithëse është folur shumë, janë bërë hipoteza nga më të ndryshmet duke përmendur edhe emrat që duhej t’i jepnin lamtumirën posteve dhe, pavarësisht nga paralajmërimet e kryeministrit, Nano, përsëri asnjë hap nuk është ndërmarrë. Dhe gjithë kjo ndodh në një kohë që vendi po ballafaqohet me probleme tepër të rënda. Me gjithë hapat e bëra, të paktën duke i besuar propagandës zyrtare, përsëri disa nga objektivat kryesore të programit të qeverisë mbeten larg parametrave për t’u konsideruar si të realizueshëm. Po, mosrealizimeve të qeverisë gjatë këtyre nëntë muajve të punës së saj u janë shtuar edhe probleme të tjera të cilat, në fund të fundit rëndojnë mbi shpinën e shqiptarit të zakonshëm. Vetëm gjatë këtyre ditëve një pjesë e mirë e shqiptarëve e bëjnë gjumin me intervale pasi janë njohur me lajmin se në Shqipëri qarkullojnë miliona dollarë fals, në kohën që mësohet për trafikim foshnjesh të porsalindura etj, pa përmendur komoditetin me të cilin ushtrojnë aktivitetin e tyre përfaqësuesit e botës së krimit. Megjithatë, në një farë mënyre ndjehet se qeveria këtyre problemeve po u ikën si “me marifet” duke u marrë me gjëra të tjera. Në këtë aspekt, nuk ka si të mos krijohet përshtypja se edhe zhurma për ndryshimet në kabinetin qeveritar është një “bombë tymuese” me të cilën synohet të largohet vëmendja e opinionit në radhë të parë opozitës, nga ekzistenca e problemeve për të cilat duhet të përgjigjet qeveria. Dhe, lidhur me këtë, duhet pranuar me keqardhje, se me “manovrën e ndryshimeve” qeveria i ka ka arritur qëllimit të saj pothuajse plotësisht. Por, kjo ka dhe anën tjetër të medaljes. Pavarësisht nga sa i ka shërbyer taktikat të mësojmë të qeverisë, nga ana tjetër, loja me ndryshimet në qeveri, mund të thuhet se është kthyer në një boomerang kundër vetë kësaj. Është e natyrshme që më shumë se opozita efekt i zhurmës për “ndryshimet” zë jetë më i madh tek ministrat e përfolur lidhur me largimin e tyre. Në këtë mënyrë, këta, në vend që të merren me punën e tyre duke u kushtuar gjithë zgjidhjes së problemeve, vrasin mendjen për të gjetur shkaqet e shkarkimit apo mundësitë për t’u hequr nga lista e “kurbanëve” ose në fund të fundit, duke u bërë pre e efektit “shkrehje”. Si pasojë, kjo sjell pasurimin e agjendës së mosrealizimeve, e problemeve të pazgjidhura, gjë që në fund fundit kthehet në armë për opozitën për ta bërë më të suksesshëm sulmin e saj kundër qeverisë. GAVROSH LEVONJA

Tregu i kallashëve: 10 mijë lekë copa

Mars 1997, Maskat në Jug ndalojnë oficerin e Gardës së Republikës Foto REUTERS Mars 1997, Maskat në Jug ndalojnë oficerin e Gardës së Republikës. Foto REUTERS

Mbremë Nano mbledh kabinetin e tij

Qeveria, ankthi i ndryshimeve F 3 “Deklarata cinike, strategji destabilizimi” Berisha: S’ka ndihma për Shqipërinë F 5 Atentatori me armë në pavionet e spitalin Shkodër, plumba mbi mjekun F 7 Lezha e Kavaja, sinjalet e para mashtruese Dollarët falsë, alarm në rrethe F 11 “Po u hoqën kioskat pa leje, mijëra pa punë” Brojka: Mos shembën ndërtimet F 9

Misteri i zhdukjes së foshnjave

Prokuroria bllokon dokumentat, hetime intensive Pyshohet punonjësja e regjistrimit të “engjëjve” të vdekur. Listat e morgut, nuk rakordojnë me ato në maternitet Asnjë prej gjashtë emrave të foshnjeve të vdekura, të nisur një javë më parë nga morgu për t’u varrosur, nuk kanë përkuar me emrat të shënuar në regjistrat e maternitetit të Tiranës. Prokurorët e prokurorisë së rrethit, ndërsa kanë nisur hetimet dhe kanë marrë në dorë dokumentacionin e maternitetit, kanë bërë kështu zbulimin më bujshëm gjatë rakordimit të emrave të të vdekurve, pas atij denoncimi të Ndërmarrjes së Funeraleve.