Sabit Brokaj sherr me kryeministrin, del nga mbledhja. Sulme mbi aleatët
Faqe 3
Kryeministri Fatos Nano dhe sekretari koordinativ i PS Ruçi në mbledhjen e djeshme të KPD
Kush pret tek porta
NGA FRROK ÇUPI
Ai që ishte vjet, ai po pret. Kush i vuri flakën vendit dhe urdhëroi copëtimin e tij Pranverën e kaluar?! Fatmirësisht, që të gjithë ia njohin fytyrën atij Fati të Keq. Po të mos e kishim parë të kalojë mes nesh duke shkaktuar katastrofë e viktima, mund të ishim mashtruar përsëri me këmbën e “bardhë” të Ujkut dhe mund ta kishim hapur derën. Ai e di këtë gjë, ndaj edhe nuk troket, por pret përtej portës.
Po shtëpia, çfarë ka këndej portës?
E para, ka një barrë me halle të mëdha të lëna që nga “zonja Krizë”. Armë nëpër duar, mafie, vetëgjyqësi, konflikte ekonomike, varfëri, kriminelë të liruar me dekretin e djeshëm, rrugë të shkatërruara, papunësi, pamje lufte që frikëson investitorë e turistë. Ka edhe një rrëzë shprese, një mënyrë të qetë të publikimit të qeverisjes, fushtë të hapur për manifestimin publik e politik, disa projekte. Por megjithatë ngritja po ndodh shumë ngadalë dhe rrezikohet besimi.
E dyta, shtëpia këndej portës ka tani diskutimet për ndryshimet në qeveri. Disa janë projekte të vërteta, të tjerat i shpikin hamendjet. Megjithatë tensioni mes anëtarëve të koalicionit qeveritar është rritur për këtë shkak. Ka deklarata, ka kundërshtime, ka fraza, mbase edhe ngujte e gjaknxehësi. Priftë të marrë fund.
Mirëpo përtej portës pret ai që e pamë Pranverën e kaluar. Ka dy shpresa në duar: Njëra shpresë është që “bomba” e vënë prej tij dhe e pazbuluar ende nga viti i kaluar, të shpërthejë tani. Shpresa e dytë është që tensioni mes aleatëve të kthehet në konflikt e përçarje. Pas kësaj Ujku e di vetë se çfarë bën.
A kemi të drejtë ta mendojmë të keqen? Shpresë nuk është mirë që mendja të na shkojë tek më e keqja. Por po kaq shpesh herë kemi për detyrë të alarmojmë ndërgjegjen njerëzore për të parandaluar.
Çfarë duhet bërë tjetër, përveç alarmit? Përtej këtij kufiri ka shumë gjëra. Në radhë të parë duhet memoria e kulluar rreth bëkimit që i dha pushteti qeverisë për ta vënë fatin ajetër në rrugët. Mos harro e dashur qeveri- duhet shkruar që në front. Së dyti, është përkushtimi maksimal: “Shërbej në qeverisje, nuk shërbehem nga të qeverisurit”. Dhe së fundi: Sy më sy tek njerëzit, me besim.
Duhet liruar sa më parë “zonja Përgjegjësi”. Njerëzit po presin këndej nga Fati i Mirë.
Zhduket bos i “Silva”
Ikën në Itali, pa lajmëruar sipas ligjit
Zhduket bos i “Silva”
Malaj dhe Arapi: Shehaj është arratisur nga Shqipëria. Para se të ikë ka marrë dhe dy milion lekë
Pëllumb Shehaj, ish kreu i kompanisë huamarrëse “Silva” duket se i ka larë duart me kontrollet dhe administratorët e ish kompanisë së tij. “Është arratisur presidenti i kompanisë huamarrëse Silva, Pëllumb Shehaj” kështu deklaroi dy ditë më parë, për shtypin, vetë ministri i Financave Arben Malaj, por pa dhënë ndonjë hollësi në se ai.
F 6
Letër e presidentit të SHBA për Nanos
Klinton: Kosova impenjimi im
F 5
Përfundon kongresi i PLL. Ngjela humb me 7 vota
Spahia në fronin e monarkistëve
F 5
Plumba anglezëve në kryeqytet
Zv.Ambasadorja e zv.Konsulli në spital
F 7
“Të blihen armët e grabitura”
Projekt i bankës Botërore për çarmatimin
F 9
Babai qëllon katër fëmijët
Dy djem vriten, dy plagosen. Pastaj vetvritet
F 10
Përmbysja e furgonit merr 9 jetë
Nata e zezë e Librazhdit. Mbijetojnë vetëm katër
F 11
Grekët në Sazan kundër trafik(ut)
Tre anije kundër drogës e prostitutave
Grekët në Sazan kundër trafikut
F 13