Asnjë zgjidhje për qeverinë. Kush do tërhiqet i pari (Faqe 3)
Asnjë zgjidhje për qeverinë. Kush do tërhiqet i pari
Faqe 3
Sindroma e “Unit”
NGA ANDI BUSHATI Të tetë muaj pas fitores së bujshme të 29 qershorit, Fatos Nano ka vënë në pikëpyetje serioze premtimin e tij për të qeverisur me një bazë të gjerë, përmes respektimit të institucioneve dhe heqjes dorë nga mënyrat autoritare. Ndryshimet e fundit të disa ministrave dhe tentativa për të nënshtuar institucionin e presidencës, të bëjnë të dyshosh se edhe njeriu që drejton sot vendin, kanë filluar t’i hyjnë përzemër metodat e paraardhësve të tij. Askush nga ata që votuan verën e shkuar nuk është sot i bindur se përse duhet flakur Neritan Ceka, se për ç’të meta është shkarkuar ai. Në të kundërt largimi ish ministrit të Brendshëm po komentohet si largimi i njeriut që ka pasur forcën të kundërshtojë Nanon (edhe publikisht), duke e kërcënuar atë qoftë me dosjen e korrupsionit të qeveritarëve, qoftë me tërheqjen e partisë së tij nga koalicioni. Pak a shumë për të njëjtat arsye ka dalë jashtë projekteve të qeverisë së re edhe Sabit Brokaj, në skandalin seksual të të cilit pak kush është i prirur të besojë. Edhe nëse deputeti i Vlorës është përfshirë në këtë aferë seksi, të bën të dyshosh fakti se përse ajo u bë publike vetëm pas refuzimit të Brokajt për t’u ngjitur në krye të ministrisë së Brendshme. Por, mëkati i vetëm i Brokajt dhe ai i Cekës, është me sa duket se ata nuk kanë pranuar të shndërrohen në plastelinë në duart e kryeministrit. Të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë prej disa kohësh edhe Meidani. Në tentativën e tij të parë serioze për të ruajtur pavarësinë e institucionit që përfaqëson, ai u godit ashpër nga kryeministri dhe njerëzit e tij në PS. Presidenti i Republikës u akuzua se po “destabilizon Shqipërinë dhe rajonin” se po krijon “kaos total absurd” që e fusin vendin në “krizë institucionale” vetëm e vetëm sepse nuk pranoi të firmosë brenda disa orëve emrat e qeverisë së re dhe se po shfrytëzonte afatin e nevojshëm ligjor që i duhet për të dekretuar emrat e ministrave të rinj. Aq i madh qe zemërimi ndaj Meidanit sa këto ditë zyrtarët nuk kanë ngurruar t’i kujtojnë se kushtetuta e re (kompetencat e presidentit po diskutohen tani) mund ta shndërrojë atë në një kukull në duart e kryeministrit. Skandali i ministrave rebelë dhe tentativat e fundit për të nxjerrë jashtë loje Presidentin, tregojnë se kryeministrin shqiptar kanë filluar ta braktisin ato që dikur ata që nuk i thonë “aman”. Ndryshe nga sa duken kërcënimet me hekurat e burgut (respektimi i institucioneve, përkrahja e alternativave të ndryshme dhe djegia të afërta tek Fatos Nano po ndryshime dhe djerës te afë tek Fatos Nano po ...). Nga autoritarizmi, sundimi e vjetër e “...”, nga fuqizimi të politikës shqiptare, me sa duket kanë filluar edhe ai. Ndryshime në qeveri dhe kriza e fundit institucionale e vërtetojnë këtë. Të paktën deri në momentin kur kryeministri do të marrë guximin të deklarojë: se ai nuk do të veprojë si Berisha sepse nuk ka ndërruar të jetë vetëm një shoqëri e mendimeve të vjetra 555.5 vjeçare.
Fajdet, Vlora: “Nano kujdes”
Na ktheni paratë ose te Sheshi i Flamurit
F 11
Na ktheni paratë ose te Sheshi i Flamurit
Fajdet, Vlora: “Nano kujdes”
F 11
Vendi drejt diktaturës
Konferencë shtypi e Partisë Republikane
F 2
Djé, ceremonia e veçantë në ministrinë e Rendit
Ceka i dorëzon çelësat Tetës
F 6
Grupi i organizuar, në qeli rreth 20 vetë
Kapet mafia e benzave
F 7
Konferencë e drejtorit të policisë së Tiranës
Sfida e krimit të organizuar
F 6
Skandali i foshnjave, pyeten të dyshuarit
Dhjetëra vetë nën hetim
F 7
Redaksia e gazetës “Koha Jonë”, i uron të gjithë besimtarëve ortodoksë:
Gëzuar festën e Pashkës
Pëllumbi: Jam me Presidentin
Faqe 2
Servet Pëllumbi i shkarkuar si nënkryetar pa mocionin Nano
Ja kontrabanda në Shqipëri
Emrat e atyre që po hetohen për trafikun e paligjshëm. Persona tepër të njohur, gjithçka top sekret
Prokuroria do të informojë Meidanin dhe Nanon
Kur njerëzit që merren me politikë, e që aktualisht janë në pushtet, kur grinden me njëri-tjetrin thonë: Shiko, se ti merresh me kontrabandë, unë do të tregoj. Por kush merret në të vërtetë me kontrabandë, ose më saktë deri në ç’shkallë hierarkie janë ngjitur trafikantët që tallen jo më me votën e popullit, por me gjakun e tij? Opozita e ka thënë fjalën e saj, edhe ata që kanë rënë nga fiku gjithashtu.
F 5