Koha Jonë
21 prill 1998
Tërhiqet Fatos Nano
Kryeministri dhe Presidenti ulen në bisedime
Faqe 2-3
Shteti është Altari
NGA FROK ÇUPI
Shteti nuk është një manare që piqet për darkën e miqve të ngushtë. Shteti nuk është as gisht përtej të cilit fshihet mëkati kundër të qeverisurve. Kam frikë përsëri se disa të ngarkuar me punën e shtetit, po e keqpërdorin këtë ose si kamxhik ose si karamele. Mblidhen mendjen mëkatarë të vegjël: Shteti është altari ku falet si qeveritari edhe i qeverisuri.
Është e vështirë për ta parë ku ndodhet Altari? Natyrisht, e vështirë është; jo për shkak se Altari është aq i vogël, por pse është aq i Madh. Po të ishte i vogël, puna do të ishte kollaj: Do ta mbështillnin në një koli cigareosh ose në një çantë diplomatike dhe do ta fusnin kontrabandë në ndonjë kioskë ose vilë. Përveç katër a pesë kontrabandistësh, miliona qytetarët e tjerë do të mbeteshin pa shtet... Po të ishte Altari vetëm sa një njeri, përsëri kollaj: Do ta fyenin, do t’i thonin “nuk e duam historinë tënde, jemi modernë” dhe do ta hidhnin të shtrydhur... Po të ishte sa një dosje... (Ah, këtë shans e ka dëgjuar paraardhësi i shpërdoruesve të shtetit, që quhej Berisha: se ndryshe do ta kishim vërtetuar Shtetin- dosje në surrat të çdo nonkonformisti!)... Po të ishte Altari edhe aq i madh sa është një anije, përsëri do t’i ishte gjetur ilaçi: Do të ishte ankoruar psh në Igumenicë derisa ujërat territoriale të ishin nën kontroll dhe pas kësaj “fap, në një cep toke”.
Mirëpo Altari- shtet është shumë i madh.
Në radhë të parë ka gjerësinë e tërë territorit shqiptar. Kur iu thua pushtetëruesve se një qeveri e ngushtë vetëm Jugore nuk përfaqëson shtetin, këta përgjigjen me nervozizëm “patriotik”. Deri dje ishin drejtësisht në “luftë” kundër Berishës që e bëri administratën Veri. Tani- në bregun tjetër! Kështu lëngon shteti. Vlora që ka promovuar shtetin shqiptar nuk do ta lejonte kurrë cungimin verior.
Në radhë të dytë, shteti ka atë gjerësi që ka popullsia e këtij territori shtetëror. Të njëjtat nuanca që ka popullsia e shtetit, të njëjtat duhet të ketë vetë shteti: janë malokë apo labë, janë fsharakë apo minoritarë, janë të krishterë apo myslimanë, janë të shkolluar apo analfabetë. Të gjithë duhet të përfaqësohen në shtet, dhe jo “më mësojnë popullin të mos thojë jam mysliman ose kristian”, sikurse deklaron spikeri i pushtetit. Shteti dhe qeveria e tij janë përfaqësues; në kohën kur kjo mungon, shteti nuk i ngjan ombrellës për të gjithë. Shteti i Berishës ra si rëra, pikërisht pse mbeti si bishti i qenit.
(Vijon në faqe 3)
Foto A.BABANI
Kryeministri Nano dhe presidenti Meidani, dje filluan bisedimet
Rebelohen 350 shqiptarë
Koridallos, për herë të dytë në kryengritje
Rebelohen 350 shqiptarë
Revoltë në burgun grek: Të dënuarit sulmojnë gardianët dhe u vënë flakën qelive. Ndërhyjnë specialët
Një revoltë shpërtheu mbrëmë në burgun grek të sigurisë së lartë, Koridallos pranë Athinës. Gjithshka filloi si pasojë e një konflikti ndërmjet 700 të burgosurve, ndërmjet të cilëve 350 ishin shqiptarë, dhe rojeve të burgut pasi të burgosurit refuzuan të kthehen në qelitë e tyre pas mbarimit të orës së shëtitjes së lirë. Ata filluan të qëllojnë me gurë mbi gardianët dhe përforcimeve të policisë që erdhën për të penguar largimin nga burgu si dhe të ndezin zjarre duke u vënë flakën dyshekëve dhe objekteve të tjera në qelitë e tyre.
F 11
Përleshje të armatosura në zonën kufitare
Serbët pranë Shqipërisë
F 5
Përse u vunë ministra kundërshtarët e djeshëm
Antimocionistët, manovra e Nanos
F 4
Zbulohen pas 4 ditësh dy autorët e krimit
Kapen vrasësit e policit
F 7
Denoncohet për mitingun e monarkistëve në korrik
Hetime për Durollarin
F 9
Vlorë, hedh mbesën në lum, pastaj qëllon të bijën
Babai vret vajzën
F 13
Kukës, tjetër grabitje ndaj udhëtarëve
Maskat, sulm mbi 60 vetë
F 11
Statistikat e plota për autorët e krimit
Ja kush i lyen duart me gjak
F 6