22/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 prill 1998

Ministri i Mbrojtjes bllokon Qeverinë: “Meidani është me mua, nuk do firmosë”

Flet gruaja e Brokajt

“Sabiti nuk më tradhëton kurrë” Të merresh me veten NGA EMIN BARÇI Shprehja “kur s’ke punë luan derën”, për politikën e sotme është zëvendësuar me praktikën “kur s’kemi armik, kruajmë veten”. Deri para pak muajsh, nga presidenca e deri tek partia më e vogël e koalicionit qeveritar, ish - pushteti i Berishës dhe opozita e ndërtuar prej tij, ishin në qendër të kritikave dhe aksioneve politike. Ndërsa tani, të gjitha strukturat e pushtetit po merren me veten. “Gogoli” Berisha, prej disa muajsh ka ndërruar drejtimin dhe marshët e makinës së tij opozitare. Ai, javët e fundit, marshimin drejt jugut e ka shoqëruar me tërheqje drejt normalitetit politik dhe institucional. Prej muajsh nuk ka më mitingje të paligjshme, nuk ka më thirrje për mbajtje armësh, nuk ka Shkodër ose Milot... Përkundrazi, Berisha ka filluar të pranojë disa nga gabimet që ka bërë gjatë qeverisjes, si fajdet, korrupsioni, etj. Kjo tërheqje e Berishës, duket se po e largon atë nga sytë dhe kujtesa e pushtetit të sotëm. Nga ana tjetër, pikërisht kur Berisha filloi metamorfozën, nga sulmues në vetëkritikues, pushteti filloi të merret me vetveten. Ndryshimi i qëndrimit të Berishës, normalisht duhet t’i hapte rrugën pushtetit që të rekuperonte gradualisht të gjitha ato probleme që u trashëguan nga pushteti i PD. Papunësia, inflacioni, kriminaliteti, pagat e ulëta, dritat, uji, rrugët, kompensimi nga fajdet, etj. kërkonin dhe kërkojnë zgjidhje imediate. Por rruga e zgjidhjes së problemeve mes shqiptarëve, qenka e shkruar që të kalojë nëpërmjet Washingtonit, qoftë dhe kur nuk është fare Berisha në mes. Zv/sekretari amerikan i shtetit, Talbot, erdhi t’i kërkojë Tiranës ndërmjetësim mes LDK dhe UÇK-së në Kosovë, por tek e gjeti Nanon gjysmagjel, korri gjysmën e bisedimeve duke lëshuar dhe një apel për pajtimin brenda krerëve të Shqipërisë. Deklarata e Talbot, pasi nga ndërmjetësimi i ambasadorëve amerikanë në konfliktin mes maxhës të pushtetit shqiptar. Këto dy episode rikujtuan se pajtimi kombëtar nuk ekziston as brenda të njëjtit lloj, e jo më jashtë tij. Duket se as ndërhyrja amerikane nuk dha rezultatet e pritura, ndaj normalisht sot ose nesër duhet të presim që Everts i OSBE-së t’i japë provimin e tij si ndërmjetës mes shqiptarëve. Do zoti që problemet nuk arrijnë deri tek rikthimi i dr. Vranickit. Majat e politikës shqiptare po futojnë drejt vendosjes së rekordeve në krizën e lartë, ndërsa Berisha duke shfrytëzuar këtë garë, po zgjeron gjeografikisht duke shkelur deri në skajet më jugore të vendit. Këtu të gjithë duket se po e harrojnë, sepse duke u marrë me veten, në thelb është të mos merresh me asgjë.

Kryeministri Nano dhe Sabit Brokaj, tani të ndarë përfundimisht Foto A. ABABANI

Droga mbulon Jugun

Vijnë makineri nga Italia. Alarm në ministri: Sipërfaqe të tëra tokë janë mbjellë me Canabis Shpejt operacioni policor për zhdukjen Trafikantët janë duke kërkuar duart, pasi të korrat e drogës sivjet duken të mbara. Sipas të dhënave të policisë së antidrogës në ministri, të paktën në Jug të vendit Canabis ka përfshirë dendësisht të gjitha kulturat bujqësore. Sipërfaqe të tëra janë mbjellë me të dhe për organet e hetimit kjo duket se nuk përbën më vepër penale. Nuk ka rëndësi se e quan këtë vend, Kolumbi apo Pakistan, por policia të paktën mbrëmë që ka gjetur është që të fillojë fushatën e korrjeve, para se bimët të arrijnë fazën biologjike të pjekjes. F 7

Përfundon turi për pushtetin lokal

Nano: Tirana, vetëqeverisje F 2

Pas emërimit në postin e lartë qeveritar

Ilir Zela në vend të Metës F 2

Pas largimit nga ministria e Rendit

Legisi si Hajdaraga F 3

Opozita i përgjigjet ftesës për lokalet

PD shkon te Meidani F 5

Divizioni dhe SHIK-u kundërshtojnë serbët

Në Kukës, s’ka UÇK F 10

Mallakastër, vendimi për vrasësin e dy vëllezërve

Tjetër dënim me vdekje F 11

Agjentët e SHBA japin konkluzionin

USD fallco, nga Lindja F 6