29/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 prill 1998

Arrestohet Vehbi Alimuçaj

Akuzë: Mashtrim dhe vjedhje në shuma të mëdha të kreditorëve Mbrëmë në mesnatë dhjetëra policë dërgojnë në burgun e Tiranës bosin e VEFA dhe 5 financierë Faqe 7

Dhuna, me dhunë

Megjithëse sytë e të gjithëve sot janë drejtuar nga takimi i Romës ku pritet të artikulohet qëndrimi që duhet mbajtur ndaj Beogradit, shpresat për një sukses në këtë drejtim janë të vakëta sidomos po të kihet parasysh situata në terren. Pavarësisht nga thirrjet për dialog, zhvillimet e fundit tregojnë se janë më të preferuara mjetet e dhunës. Tashmë teatri i operacioneve të ushtrisë jugosllave është spostuar në kufirin shqiptar, madje nuk kanë munguar dhe kërcënimet e tij. Ndërkohë, në Kosovë njerëzit e UÇK bëjnë thirrje për “luftë totale kundër pushtuesit serb dhe kur nga Beogradi Shesheli dhe të tjerë shpallin se “sanksionet nuk do të kenë asnjë efekt mbi Serbinë. Po më shumë se këto, ndikon ndarja që ekziston në radhët e Grupit të Kontaktit lidhur me qëndrimin që duhet adaptuar kundër Beogradit. Edhe tani së fundi ministrat evropianë përmendën termin “ashpërsim sanksionesh”, Moska e pa të udhës të lëshonte kundër Tiranës akuza identike me ato të Beogradit. Pikërisht një ndarje e tillë detyroi Uashingtonin pak ditë më parë të kërcënonte me shkëputje nga ky grup për të dalë me një iniciativë të vetën. Konkretisht, ndonëse deri tani janë zhvilluar tre takime të Grupit të Kontaktit, efekti ka qenë zero. Thirrjet për dialog dhe paralajmërimet të pashoqëruara me hapa konkretë, vetëm sa kanë shërbyer si mbulesë për veprimet ushtarake serbe. Si pasojë e shkallëzimit të konfliktit, sot një pjesë të mirë të kohës, në vend që të diskutohet për Kosovën do të merren në shqyrtim masat për moshtrirjen e konfliktit në Shqipëri dhe Maqedoni. Duke pasur parasysh një situatë të tillë, vështirë se mund të pritet sot ndonjë vendim i rëndësishëm. Përveç rrethana të më sipërme, ka dhe diçka tjetër. Dihet që vendimet merren nga ministrat dhe jo nga funksionarë të nivelit të të cilin përfaqësohen sot në Romë vendet e Grupit të Kontaktit. Eksperienca e deritanishme na treguar se nuk mjaftojnë vetëm fjalët për të nxitur “dialogun në mirëbesim” apo “pa kushte para-prake” ose për të “bllokuar shkallëzimin e krizës”. Tashmë duket se ka ardhur koha që ata që kanë administruar në gjendjen e krizës të kuptojnë se kundër atyre që presion-kosovarët të përdorin dhunë e të arrijnë synimet e tyre me dhunë, duhet të përdoret dhuna. Megjithëse eksperiencë e Ndërkombëtare, e përfaqësuar nga Bushi e Bonsjes kështu akoma e freskët, disa prej anëtarëve të Grupit të Kontaktit ndoshta dhe agjentarëve të njohura. Është e njohur roli i bombardimeve nga avionët e NATO-s që në një farë mënyre afruan Dejtonin. GAVROSH LLËVOJNA

Serbët hapin zjarr në tokë shqiptare

Faqe 5 Dje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Prushit, ku u zhvilluan luftimet Foto REUTERS

Nano s’është më me ne

Pakënaqësi në grupin parlamentar. Deputetët e PS akuzojnë kryetarin për ndryshimet “Kryeministri ka braktisur njerëzit e partisë së tij”. Kundërshtohet emërimi i Ramës. “Jo formalisht së koalicionit për zv/ministrate Drejtorët e Drejtorive” Deputetët socialistë sulmuan ashpër mënyrën e zgjedhjes së qeverisë së re, të bërë nga lideri i tyre dhe Kryeministri Fatos Nano. Pas mbledhjes së KPD së PS, në të cilën u sqaruan ndryshimet në qeveri, sërish brenda radhëve të tyre u hap një debat i ashpër për mënyrën sesi kryetari Nano, përzgjodhi ministrat e rinj. F 3

Shkarkohet kreu i policisë, nuk dihen ende motivet Sokol Bare le detyrën F 6 Lëvizjet e ushtrisë serbe, Shqipëria e kërcënuar SHBA: Lufta është pranë F 5 Ish ministri i Mbrojtjes pas 13 muajsh në seli Safet Zhulali rikthehet në PD F 2 Gjykata e Apelit s’ndryshon dënimin kapital Vlora, me vdekje beratasit F 11

U botua libri publicistik “VLORË ’97”

SHKRUAR NGA FRROK ÇUPI Çfarë mbajnë fletët e këtij libri: Ngjarjet e pranverës së vitit 1997 në Vlorë. Pse revolta popullore, më e madhe në revolucionin e shqiptarëve, filloi në Vlorë? Cilët janë lidhjet e Vlorës me të gjithë krahun shqiptar që është në kryengritjen e domosdoshme për të përsosur shtetin? Thelbi i shpirtit shqiptar në Vlorës dhe Shqipërisë, si dhe spekulimet e qëllimta kundër tij. Si e sulmoi Vlorën pushteti i Berishës? Si mbrohej Vlora? Vlora do të sulmonte Tiranën? Festivali i manifestimit dhe “Kali i Trojës”. Vlora një shtet i vogël. Vlora, fenomenet vetëm shqiptar, apo edhe pikëkthesa e dy-të për Europën Lindore? A ka gjisht Mafia në shkatërrimin e Vlorës? Kush e tradhëtoi Vlorën? Kush dhe pse mbytet “Katër i Radhës”? Si u kapërdor Vlora për të krijuar ndarjen Jug-Veri edhe në qeverinë aktuale? Vlora apo politika zyrtare mundi “malokun” Çupi? A mund të përsëritet “Vlora”? Të tilla pyetje iu jep përgjigje libri “Vlorë ’97”.