30/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 prill 1998

Vlorë: Të vjelë Berisha!

Në konferencën e IV, gratë e PD kërkojnë liderin e tyre. Fillojnë përgatitjet Trazohet qyteti i revoltuar. Dhjetra peticione kundër vizitës . Faqe 2

Basti i fajdeve

Me vënien nën pranga të Alimucajt, mund të thuhet se shteti hodhi dhe një hap tjetër të rëndësishëm për të fituar sfidën me bosin e fajdeve , i cili, nga gjithë krerët e firmave rentiere, ishte i vetmi që nuk pranoi të hidhte armët. Gjithë kjo periudhë njëvjeçare duke filluar nga momenti i ndërtimit të stafit të pushteteve, ka qenë një duel i vazhdueshëm ndërmjet shtetit, i cili, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare synonte të zbatonte projektet lidhur me kthimin në “maksimumin e rikuperueshëm” të depozitave të qytetarëve në firmat piramidale dhe bosët “kokëfortë”. Po, momenti dhe mënyra e arrestimit të bos të “VEFA Holding” lënë sh[?]tije për hipoteza të ndryshme, madje dhe për dyshime. Dihet që një pjesë e bosëve të fajdeve u arrestuan në mënyrë të rrufeshme mëse një vit më parë, në kohën që Alimuçaj dhe katër “dragojtë” e tjerë u lanë të lirë pa asnjë lloj kufizimi. Ndoshta kjo mund të ketë qenë shkaku kryesor i zhdukjes së “pjesës së luanit” nga depozitat bankare të kompanive, të cilat i u nënshtruan procesit të transparencës. Megjithatë akuza, e cila prangos Suden, Xhaferrin apo Drizën, “mashtrim në shuma të mëdha” normalisht vlente dhe për bosët e tjerë. Konkretisht, edhe arrestimi i Alimuçajt u motivua dy ditë më parë po me këtë akuzë. Gjithashtu, duke u nisur nga ajo që zyrtarët e lartë shqiptarë prej kohësh deklaronin se pasuria e holdingut të Alimuçajt nuk ishte më shumë se disa ndërtime përballë malit me borxhe ndaj kreditorëve, në një kohë që ai vazhdonte serialin e mashtrimeve, akuza në fjalë mund të ishte formuluar me kohë. Në këtë këndvështrim do të ndesheshim me komisione kreditorësh “fantazëm”, me ndërtim bordesh, me partnerë të huaj të gashëm të “shlyejnë borxhin” e kompanisë, me protesta apo me greva urie. Jo rralle, lënia në liri e tij shpjegohej edhe me një prononcim të bosit, të kthyer në legjendë, sipas të cilit ai “me pak përjashtime, të gjithë politikanët i kam në thesin e timë, të gjithë politikanët në thesin e timë”. Ndoshta tani, për një pjesë, sidomos për kreditorët që shpresonin tek ai, mund të sillet urisht si përpjekje për të shpëtuar “nderin” e qeveritarëve të sotëm që mund të ndodhen në “thesin” e VEFA-s. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që arrestimi të shërbejë si një mjet presioni që Alimuçaj, veç zbulimit të vendndodhjes së parave, të zbardhë lidhjet e tij të fshehta me pushtetin e dikurshëm e të periudhën e të cilit ai ndërtoi perandorinë e tij të fajdeve. Gjithsesi, qëndrimi ndaj bosëve të tjerë dhe aftësia për të shlyer kreditorët, do të tregojë nëse shteti mund të njohë bashkë fajdeve.

Rebelohet PS e Shkodrës

Përfaqësia e qytetit verior debate të ashpra me Majkon F 3

Forcohen sanksionet ndaj Beogradit

Romë, Grupi i Kontaktit i shqetësuar për Kosovën F 5 Hasani nis negociatat për futjen e PKSH në koalicion Komunistët: Edhe ne në qeveri F 4 Devoll, banditët të gjithë nga Laçi Kapet tmerri i refugjatëve F 9 Mjekës, 100 punëtorë kërkojnë paga dhe kontrata Uzina e armëve në grevë F 10 Kukës, akuzë kryetarit. Letër Meidanit Tritol zyrës së gjykatësit F 6 Mosmarrëveshje me Apostolin për tenderat Jep dorëheqjen drejtori i rrugëve F 6

Miratohet Qeveria e re, Berisha shpëton Nanon

Kryeministri Nano dje në parlament për të mbrojtur ndryshimet e ministrave Foto A.Rama Faqe 3 Kryeministri Nano dje në parlament për të mbrojtur ndryshimet e ministrave — Foto A.Rama

VEFA, tetë arrestime

Dhjetëme në qeli. Bashkëpunëtorët, miliona dollarë në banka. Ishin të kreditorëve. Protestë në Prokurori: Lironi Vehbiun Gjithçka nga operacioni sekret për prangosjen e Alimuçajt Sipas njerëzve të hetimit, frika për konfiskimin e pasurisë jo të vogël të bossit, e ka detyruar atë të shpërndajë lekët në emër të shtatë njerëzve më të afërt. Bëhet fjalë për shumë mbi 140 milionë dollarë, të cilët ndodheshin në llogaritë e Bankave, jo më në emër të Vehbi Alimuçajt, por në emër të personave, tashmë të arrestuar, që kreditorët nuk kishin lidhje me ta. F 7