Ku kanë shkuar paratë që mijëra shqiptarë derdhën te VEFA. Ja lista e shpenzimeve
Mbi 85 mijë kontrata të kreditorëve në duart e hetuesve. Faqe 7
Ku kanë shkuar paratë që mijëra shqiptarë derdhën te VEFA. Ja lista e shpenzimeve
Miliona për qentë e Vebiut
Mbi 85 mijë kontrata të kreditorëve në duart e hetuesve
Faqe 7
Balet në akull
NGA ANDI BEJTJA
Millosheviçi takoi dje Rugovën për herë të parë në historinë e Jugosllavisë, duke shënuar thyerjen e akujve, por hendeku që i ndan të dy palët është akoma i madh. Takimi ishte më shumë simbolik. Millosheviçi, serios si gjithmonë, foli gjatë të përgjithshme, si zgjidhje paqësore, të drejtat humane dhe të drejtat e njeriut, duke dëmtuar edhe njerëz së më shumë se diktator apo kasap i Ballkanit, është një pragmatist i shkëlqyer. Rugova, i entuziazmuar nga fakti që mund t’i japë më në fund dorën kryetarit të shtetit, kryesisht buzëqeshi, duke harruar se kostumin e Presidentit të Kosovës e vari në derën e liderit jugosllav para se të hynte në takim.
Rezultati ishte: takime të përjavshme deri në një zgjidhje afatgjatë për Kosovën. Në aspektin individual zgjatja e bisedimeve është në interes të dy liderëve. Millosheviçi vazhdon të mbajë çelësat e Ballkanit, ndërsa Rugova vazhdon të mbetet udhëheqës i shqiptarëve, pavarësisht se në Kosovë po i rreshqasin këmbët. Por, kur Rugova ndodhej në Beograd, edhe 5 shqiptarë të tjerë u vranë nga forcat serbe, duke na kujtuar se institucionet në terren janë të ndryshme nga ato në godinat qeveritare. Rugova ka një kontroll të pjesëm në zonat urbane, por në zonat fshatare reputacioni i tij është gjithmonë e më shumë në ulje. Ajo çka do të ndodhë në Kosovë do të varet para së gjithash nga këto zona dhe nga qëndrimi i ardhshëm i Grupit të Kontaktit.
Burime diplomatike amerikane kanë bërë të ditur se nëse Millosheviçi do të realizojë një dialog të hapur dhe efektiv me Rugovën, mund të hiqen disa nga sanksionet dhe kryesisht ndalimi i investimeve të huaja në Serbi. Kjo do të ishte një fitore e madhe për liderin jugosllav, i cili pa këto investime nuk mund ta rindërtojë Jugosllavinë e embetur. Askush nuk mund të thotë se sa seriozisht i ka marrë Millosheviçi këto bisedime dhe sa i gatshëm do të jetë ai për të zhvilluar një dialog të hapur dhe konstruktiv, por nëse ai do të lirohet nga sanksionet pa arritur rezultate konkrete me palën shqiptare, komuniteti ndërkombëtar dhe shqiptarët do të ndihen të tradhtuar. Ndërkohë, nëse Rugova do t’i përmbahet asaj shprehjes që e ka aq shumë për zemër “se politika është arti i së mundshmes”, do t’i duhet të heqë dorë nga pavarësia e Kosovës dhe maksimumi të kërkojë Republikën e Tretë brenda Federatës, zgjidhje kjo që është e pranueshme për të gjitha palët. Për euforinë nuk ka vend, ashtu si sukses nuk ka vend dhe për pesimizëm. Fak{i?} që Millosheviçi pranoi një lojë ndërmjetësimi nga dy emisarët amerikanë dhe jo nga Gonzales, tregojnë se Amerika edhe njëherë, si në rastin e Bosnjës, do të zgjidhë problemet e shtëpisë europiane. Por, të në njëjtën kohë nuk duhet harruar, se ashtu si në Bosnjë ajo zgjidh, Amerika i jep zgjidhje problemeve gjithmonë pak muaj para se të mbarojë zgjedhja në Shtëpinë e Kolumbisë. Dera e…
Takimi i Beogradit përçan Kosovën
Faqe 2
Dje, Millosheviç dhe Rugova shtrëngojnë duart
Foto REUTERS
Në Jug, rrjet terroristësh
Gjirokastër, hidhet në erë tensioni i lartë
Në Jug, rrjet terroristësh
Policia: Kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllime politike dhe synon destabilizimin e vendit
Gjirokastra, qyteti kryesor i rajonit jugor, ka rikthyer në orët e vona të ditës së dytë të fundit krismat dhe shpërthimet, të cilat për më tepër se 9 muaj gjatë vitit të kaluar përbënin një klimë për këtë qytet. Pas sulmit të ndërmarrë në orët e vona mbi forcat e Policisë dje dhe më parë dje rreth orës 02.00 pas mesnate dy shpërthime në një interval prej 10 minutash, kanë ndodhur në dy ura që lidhin rrugën kombëtare përkatësisht në fshatrat Drevenica dhe Goraxhi të Dropullit të Poshtëm.
F 11
Çano, zëvendës i Tetës,
Boçka numri 2 i Mbrojtjes
Nano 4, sërish ndryshime
F 3
Zgjedhjet lokale, PBDNJ akuzon socialistët
PS po bën manipulime
F 5
Ambasadori OSBE në Tiranë për pjesëmarrjen e opozitës
Kushtetuta, PD vetpërjashtohet
F 4
Fillon deklarimi i pasurisë për stafin e kryeministrisë
Varësit e Nanos tregojnë xhepat
F 3
Kishte zënë pritë në Dajt, hapi zjarr mbi policët
Policia vret 27-vjeçarin
F 6
Mali i Zi-Policia, dhunë kundër udhëtarëve fqinjë
Kthehen 1.000 shqiptarë
F 13
Greqi- Aksion i trupave të antidrogës, ndalohen shtatë
Kapet banda shqiptare
F 9