“Ura e Milotit, akuzë e rëndë Çekës e Klosit dhe nxitje atentati” — Faqe 6
“Ura e Milotit, akuzë e rëndë Çekës e Klosit dhe nxitje atentati” Faqe 6
Kanceri i politikës
Lëvizjes së Nanos lidhur me idenë e një dialogu pozitë-opozitë për arritjen e konsensusit ndaj një strategjie për të ardhmen, lideri i opozitës, Berisha i është kundërpërgjigjur flakë për flakë me dy lëvizje domethënëse, duke pranuar një debat të hapur me kundërshtarin socialist, Nano, si dhe dje, duke dhënë kushtrimin për hetimin e pasurive të gjithë politikanëve, kuptohet, duke mos lënë jashtë veten. Pasurimi në mënyra të paligjshme i politikanëve, në radhë të parë i atyre që janë ndodhur apo ndodhen aktualisht në pushtet, gjatë gjithë periudhës së pluralizmit, ka qenë një nga temat më të përfolura dhe më të debatuara. Në pesë vitet e qëndrimit në opozitë, korrupsioni i zyrtarëve të PD në pushtet, ka qenë një nga argumentat kryesore të propagandës së socialistëve dhe aleatëve të tyre. Nuk mbeti zyrtar i rangjeve të larta po edhe i pushtetit lokal të PD pa u kthyer në një objekt akuzash për korrupsion, abuzim me detyrën, të shoqëruara këto me shifra marramendëse parash të fituara në këtë mënyrë. Aq sigurí reflektonte opozita e atëhershme lidhur me këtë, saqë njerëzit e thjeshtë duke mos përjashtuar edhe ithtarët e flaktë të PD, mendonin se pas ardhjes së të majtëve në pushtet do të hapeshi letrat e korrupsionit qeveritar duke vënë kështu pikat mbi “i”. Madje mendohej se me dosjen e korrupsionit, Berishës dhe partisë së tij do t’i jepej grushti i vdekjes. Po ndonëse ka kaluar një vit, asgjë nuk ka ndodhur. Deri tani, organet shtetërore nuk kanë nxjerrë as edhe një fakt konkret për akuzat e bëra gjatë pesë viteve në këtë aspekt. Më e keqja është se duke u ndërruar rolet, zyrtarët socialistë po akuzohen ndoshta edhe më shumë për korrupsion dhe fitime të paligjshme. Po, atë që “harruan” socialistët u kujtua ta bënte vetë Berisha duke marrë i pari iniciativën për të hapur dosjen e shkeljeve të ish-qeveritarëve të tij. Pas kësaj, me propozimin e djeshëm për ngritjen e komisionit për të “gërmuar” xhepat e politikanëve, lideri demokrat e shfrytëzon sulmin e tij në gjithë spektrin e politikës duke u deklaruar sfidë të hapur kundërshtarëve të tij në pushtet. Me këtë lideri i PD e forcon edhe më tej pozitën e tij në skenën politike. Në qoftë se socialistët do t’i përgjigjeshin sfidës së lëshuar nga Berisha, madje dhe duke prerë koka nga tabloi i tyre, përseri merita i takon liderit opozitar si nxites i luftës kundër kancerit të korrupsionit. Në rast të kundërt, pushtetarët do t’u mbetet të pyesin njëlloj e “mbrojtëse të korrupsionit” duke u vërtetuar kështu edhe teza e lidhjeve të tyre me pushtetarët e dikurshëm të korruptuar të PD.
GAYROSH LEVONJA
Azem Hajdari pas heqjes së imunitetit pret vendimin e hetuesve të Prokurorisë së Përgjithshme
PS nuk voton Meidanin
Parlamenti shtyu në mbledhjen e djeshme votimin për dekret të Presidentit të Republikës, mbi procedurën e votimit të KQZ, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS.
Dekreti për procedurën e votimit të KQZ
PS nuk voton Meidanin
Deputetët socialistë shtynë ngritjen e kantonave. Majko: Precedent nën presionin e PD që duhet shpjeguar. Opozita s'duhet përkëdhelur
Parlamenti shtyu në mbledhjen e djeshme votimin për një dekret të Presidentit të Republikës, mbi procedurën e votimit të KQZ, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS. Pas një mbledhjeje përreth një orë e gjysmë, në ambientet e Kuvendit Popullor, Grupi i PS kërkoi kohë për të diskutuar brenda grupit dhe me institucionet përkatëse, dekretin e Presidentit Rexhep Meidani të kundërfirmuar nga zv/Kryeministri Bashkim Fino. F 3
Hetim pasurisë së politikanëve
BERISHA: Të ngrihet një komision parlamentar
F 2
Vlorë, asnjë kandidat s’tërhiqet
Acarohet situata zgjedhore, Ruçi dështon
F 3
N(g)jela kundër “Ngjelës”
Avokati përgatit një tjetër relacion për trazirat
Ngjela kundër “Ngjelës”
F 4
Dritëro Agolli në burg
Shkrimtari në repartin 325, do bisedojë për letërsinë
F 6
Vetëvaret njeriu i Tan Kateshit
Anëtari i bandës së Elbasanit ishte në spital
F 9
Tirana, metropoli i krimit
“Të kërkuarit” gjejnë strehim në kryeqytet
F 7
Emigrantët shqiptarë valëzojnë në tokën helene
Të enjten do të lexoni
Emigrantët shqiptarë valëzojnë në tokën helene
Reportazh nga Nikollë Lesi
AKUZË E TREFISHTË. Grupi hetimor informon Kryesinë e Parlamentit. Pritet votimi