Mafia zapton Shëngjinin
Lazarati dhe Tropoja, “qeveri” që nuk njohin forcën e shtetit. Porti i Shëngjinit-qendër e kontrabandës së Veriut. Nesër hiqen edhe 110 kioska
Ministria e Rendit ende mban në strukturat e saj oficerë të korruptuar dhe të lidhur me mafian
Lazarati dhe Tropoja, “qeveri” që nuk njohin forcën e shtetit.
Porti i Shëngjinit-qendër e kontrabandës së Veriut
Nesër hiqen edhe 110 kioska
Tashmë tabloja politike e vitit të Ri ’99 është e qartë: vendosje përfundimisht e rendit publik, përshpejtim investimesh nga ministritë dhe vazhdim i dialogut politik mes pozitës e opozitës. Kjo e fundit, opozita, ka ndryshuar taktikat, pra është bërë më e sofistikuar në shërbim të strategjisë së saj për rimarrjen e pushtetit politik. Por që të evoluojë gjendja e tjera duhet domosdoshmërisht vendosja e rendit publik, ndonëse ka evoluime të pranueshme në këtë drejtim, por kurrsesi nuk mund të pranohet për investime të sigurta ky lloj rendi që jetojmë. Akoma rrugët nacionale nuk janë të sigurta, njerëzit mbyllen herët në shtëpi, përjashtuar vetëm Tiranën. Natyrisht që duhet përgëzuar siguria në qendër të kryeqytetit, porse Shqipëria nuk është vetëm sheshi “Skënderbej”. Shqipëria nuk është vetëm rrotull ministrisë së Rendit Publik apo tek lulishteja e kryeministrisë. Ajo shtrihet edhe atje ku nuk ndjehet shteti, edhe në Lazarat apo në Tropojë e Kukës. Këto zona, fatkeqësisht, nuk njohin ende forcën e shtetit, e kur flitet për shtet, duhet në radhë të parë forca e policisë. Emrat e sipërpërmendur janë kthyer në “kështjella” nën policinë, kundër vetë ministrit Piro Koçi, të cilit të mos i majftojë vetëm dëshira e mirë, por duhet të jetë më i rreptë. Reptësia nuk presupozon diktaturë, por forcë, vendosmëri dhe natyrisht Atdhedashuri.
Pyetjes se si ka mundësi që mafia i merr vesh planet e ministrisë, se si shpëtohet që kontrabanda tashmë është shpërngulur fuqishëm në Veni, e sidomos në portin e Shëngjinit, si ka mundësi që krimi dikton apatine në këtë ministri, mund t’i përgjigjesh pothuaj pa siklet: Mafia ka uzurpuar pikat kyçe në polici.
Përse Lazarati nuk po “bie” nën pushtetin e Majkos, pse zbarkohen me dhjetëra anije kontrabande mes Sarandës dhe Vlorës, në pjesën ku nuk ka pika doganore, kush i lejon anijet të futen gjoja për “miell” në portin e Shëngjinit dhe në të vërtetë kanë futur qarge, nafte dhe mallra të tjera; cili shef quhet zyrtar i lartë e ka kthyer pikën e Hanit të Hotit në vend të kontrabandës e gjithçka kontrollohet me marka gjermane; cili zyrtar i lartë guxon që me një bajë analizën e asaj që ndodhi në vrasjen e policisë në Lezhë me më 16 Shtator 1998, ku disa shefa që edhe ndonjë drejtues ishin në dijeni e u sulmua që po i bënte kondicionarit, e vend qe të lajmëronin ministrin, bashkëpunuan me banditët?
(Vijon në faqen 3)
Policia e Ndërtimit e Tiranës duke hequr kioskat nga qendra e kryeqytetit. Foto A.RAMA