Kryeministri me 15 janar në Vatikan tek Papa dhe në fund të muajit në Amerikë Faqe 3
Kryeministri me 15 janar në Vatikan tek Papa dhe në fund të muajit në Amerikë
Faqe 3
Zgjerimi i koalicionit
Më në fund edhe qeveria është bërë e ndërgjegjshme përsa i përket domosdoshmërisë së ndryshimeve në gjirin e saj. Nga vetë kabineti i zotit Majko, po dëgjohen zëra lidhur me ndryshime në qeveri në një të ardhme shumë të afërt. Ndoshta, disa lëvizje në nivele më të ulët në ndonjë dikaster mund të merren si paralajmërimi i ndryshimeve të paralajmëruara në gjirin e qeverisë. Mirëpo, më shumë se vetë ndryshimet, rëndësi paraqesin kriteret në bazë të të cilave do të realizohen këto ndryshime dhe, mbi të gjitha, sa do të merret parasysh realiteti politik i kohëve të fundit. Në kundërshtim me iluzionet e krijuara pas zgjedhjeve të 29 qershorit apo nga deklaratat e Nanos lidhur me të ashtuquajturën “meritokraci”, përcaktimi i qeverive dhe… lëvizjet në gjirin e tyre, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë në një shije të lidhur. Kjo, sepse, “meritokracia” ia ka lënë vendin përmbushjes së interesave të partnerëve të koalicionit, por më shumë klaneve të ndryshme në gjirin e PS-së. Fakti që shumica e angazhimeve dhe premtimeve të bëra dy vjet më parë nga socialistët dhe aleatët e tyre kanë mbetur në letër, lidhet ngushtë pikërisht me dukurinë e mësipërme. Kështu, edhe në këtë moment, dëshira e mirë e kryeministrit Majko, për të sjellë në qeveri njerëz të aftë, rrezikon të komprometohet nga lufta ndërmjet klaneve në PS, ku secili do të luajë të gjithë gurët për të futur në xhep portofolet e ministrive “me bereqet”. Në këtë aspekt, ndryshimet në qeveri përfaqësojnë një sfidë për të ardhmen e karrierës politike të kryeministrit, po, në një farë mënyre dhe për gjithë brezin e ri të politikës shqiptare. Suksesi i Majkos është i lidhur ngushtë me mposhtjen e klaneve të fuqishme në partinë e tij, të cilët nuk e kanë për gjë ta sakrifikojnë edhe atë vetë. Kjo mund të arrihet vetëm me zgjedhjen e rrethit të përzgjedhjes duke injoruar plotësimin e tekave të partnerëve të vegjël të koalicionit. Pa përmendur pasurimin e kabinetit me specialistë të mirëfilltë, me figura dhe emra të njohur jopartiakë, Majko nuk është se bën ndonjë mëkat nëse u hap dritën jeshile për në qeveri edhe përfaqësuesve nga radhët e opozitës duke përfshirë edhe partinë demokratiane, republikane apo edhe vetë PD. Zhvillimet e fundit politike i japin dorë së tepërmi Majkos në hedhjen e një hapi të tillë, ndonëse nuk dihet ende se çfarë ka biseduar me ambasadoren amerikane, Lino mbrëmë vonë, deri afër orës 20⁴⁵. Veç mjetjes së ndjeshme të efektivitetit të punës së qeverisë, një hapje e tillë do t’i shërbente uljes së mëtejshme të tensioneve, po edhe instalimit të një dialogu permanent me filluar me takimin Majko-Berisha.
Ministri Koçi fillon spastr…
Berisha, aleancë me PAD
Ministri i Informacionit Musa Ulqini: “Petro fillo spastr imet në polici se ndryshe do të spastrojnë ty”
Foto A.RAMA
Berisha është pro rikthimit të ish-anëtarëve të larguar nga PD-ja - “Nuk do ta përjashtoja një aleancë me PAD-në”. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh dje se do të ishte i gatshëm të pranonte rikthimin në radhët e PD-së të anëtarëve të larguar prej kësaj partie. “Personalisht nuk kam asgjë kundër rikthimit të tyre në PD, përkundrazi vlerësoj kontributin e disa prej tyre kundër fenomeneve negative në shoqërinë shqiptare”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp. Po ashtu Berisha nuk përjashtoi mundësinë për një aleancë me Partinë Aleanca Demokratike. “Por kjo varet nga forcat e partisë tonë”, tha ai. Pas themelimit të saj në 12 Dhjetor të vitit 1990, Partia Demokratike Shqiptare, ka pësuar një “hemoragji” të themeluesve të saj, të cilët për çështje partiake u ndanë nga PD-ja. Kështu në mes të vitit 1992, një grup intelektualësh që themeluan Partinë Demokratike, pasi parashtruan një mocion për reformimin e partisë, u përjashtuan nga strukturat drejtuese të PD-së. Këta themeluan më pas Partinë Aleanca Demokratike, e cila sot bën pjesë në koalicionin qeveritar të qendrës së majtë. Në vitin 1995, një grup tjetër intelektualësh drejtuar nga Pjetër Kalanuka dhe Abdi Baleta, u larguan nga Partia Demokratike dhe themeluan Partinë Demokrate të Djathtë. Pak kohë më vonë, nga PD u largua dhe ish-kryetari i saj, Eduard Selami, i cili u përjashtua pasi kërkoi reforma të thella në qeverinë e atëhershme dhe në parti. Ndërkohë, pak përpara zgjedhjeve të 29 Qershorit të ’97, nga PD-ja u larguan edhe një pjesë tjetër prej intelektualësh themelues të PD, të cilët formuan partinë Lëvizja për Demokraci, që udhëhiqet nga Dashamir Shehi, Genc Ruli, etj.
Lëvizjet e fundit politike të Berishës, me sa duket, të diktuara nga jashtë vendit, po vënë në pozitë të vështirë partitë partitë e vogla, të cilët jetonin vetëm me gogolin Berisha. Me rikthimin e Berishës në parlament do të bëjë “autoriteti” i partive të vogla dhe debati parlamentar nga ana e PD-së mund të nxjerrë jashtë loje të vegjlit e politikës, pra ato që kanë nën 2 % elektorat. Edhe deklarata e Berishës për “aleancë me Aleancën...” është me tepër sfidë, se sa realitet që mund të ndodhë.
K.K.
Mbrëmë rreth orës 18⁰⁰ Ambasadorja amerikane ka hyrë me urgjencë në zyrat e kryeministrisë