09/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 janar 1999

Mblidhet komiteti drejtues i PS-së Tiranës. Alarm: Partia po asfiksohet nga mosdrejtimi

Nano vdes PS-në

Spartak Poçi: “Të mblidhet Konferenca e jashtëzakonshme e partisë” Faqe 3

Dialogu, kjo farsë e rrezikshme

NGA MARTIN LEKA Është tepër e vërtetë se takimi ndërmjet kryeministrit shqiptar Pandeli Majko dhe kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i pagëzuar ndryshe “Dialogu Pozitiv” ka ç’tensionuar në njëfarë mase klimën politike shqiptare. Kjo duket jo thjesht nga përkëmbimi teorik e përshëndetjeve të rastit, qoftë nga forcat politike brenda vendit, simpatizantë të partive politike të të gjithë spektrit politik, masmedia vendase dhe e huaj apo edhe lidershipi ndërkombëtar, por edhe në aspektin praktik. Nuk ka më mitingje në sheshin “Skënderbej” dhe forcat e shumta të policisë të angazhuara në ruajtjen e qetësisë të demonstruesve nëpër bulevardin qendror të Tiranës janë në efikasitet kundër kriminalitetit. Ka ndryshuar filozofi shpesh herë kriminal i palëve ndaj njëra-tjetrës, etj.etj. I ashtuquajturi dialog gjithsesi në dukje ka dhënë rezultatin e parë. Por, tundimi i palëve për vazhdimësinë e trumbetimit të një takimi të vetëm Majko-Berisha si një sukses real, gjithnjë e më tepër tregon hijen e një farse. Takimi Majko-Berisha ishte thjesht një takim dhe ishte padyshim një lëvizje politike për tu përshëndetur. Dialogu, ky term shqiptar me prejardhje nga greqishtja e vjetër, tregon thjesht komunikimin mes dy vetëve apo palëve. Dialog mund të bëjnë dy vetë vetëm duke i shkelur syrin njëri-tjetrit; dialog mund të bëjnë dy vetë apo palë vetëm duke qeshur apo duke qarë; dialog mund të bëjnë dy vetë apo palë vetëm duke qeshur me armë zjarri kundër njëri-tjetrit... Në rastin konkret, dialogu pozitiv, i ishuguruar nga takimi Majko-Berisha, që të marrë përmasa të gjera e të konfigurohet pozitiv, duhet të shndërrohet detyrimisht në bashkëpunim mes forcave politike shqiptare, kryesisht nëpër institucione. Këtu e sugjeron jo vetëm gjendja e mjegulluar shqiptare, por në radhë të parë e detyron gjendja tepër e rëndë, e vështirë e shpërthyese në Kosovë këto ditë. Nëse do të vazhdojmë të komentojmë akoma një takim të tillë, thjesht do të tregojmë se ai ishte një farse dialogu apo një lëvizje e çastit sa për të më shumë me njëri-tjetrin për festën e vitit të ri.

Masakër në makinë, 3 të vrarë

Durrës Masakër në makinë, 3 të vrarë Mes tyre dhe një vajzë 22 vjeçare nga Rumania faqe 2

Kioskëzimi total i tru(v)e ose rrënimi i Shqipërisë

Koment politik Kioskëzimi total i truve ose rrënimi i Shqipërisë NGA Kiço Blushi faqe 5

Privatizimi, askush nuk blen

Ekonomi Privatizimi, askush nuk blen Dështojnë të gjitha ankandet faqe 13

Tani, 6 mijë lekë më shumë

Rriten pensionet Tani, 6 mijë lekë më shumë faqe 14

Divorc natën e Krishtlindjeve

Kulturë Divorc natën e Krishtlindjeve Disfatë për këngëtarin Rod Stewart faqe 25

Ilustrim karikatural; nënshkrimi: [i palexueshëm] 9

Java e fundit e muajit të mjaltit të kryeministrit