Baza socialiste e pakënaqur me takimin Majko-Berisha. Rritet papunësia dhe krimi
Zgjerohet rrethi i partive që kërkojnë zgjidhje të re politike. Edhe tre parti të tjera mund të largohen nga parlamenti
Faqe 5-7
Rifilloi kriza politike
Eksperienca e kësaj periudhe gjatë dyvjeçare e qeverisjes së koalicionit të majtë ka treguar në disa drejt imë paqëtsinë e tij për të zgjidhur problemet akute të vendit. Vetë fakti që qeveria e ka gjetur të udhës të mburret me gjëra të tilla si bërjen e vendit me kushtetutë, me miratimin e buxhetit apo ligjeve të ndryshme duke mos munguar të përmendë deri dhe marrjen e vendimeve rutinë, tregon se dhe vetë qeveritarët janë të ndërgjegjshëm se nuk kanë ndonjë gjë sinjifikative në shportën e suksesve për të justifikuar qëndrimin e tyre të mëtejshëm në pushtet. Jo më kot, dje, me rastin e 100 ditëve të qeverisë “Majko”, në fjalimet apo raportet zyrtare nuk u fol fare për probleme të tilla si rendi, kontrabanda, korrupsioni, dhe mbi të gjitha rënia e ekonomisë. Konkretisht, shqiptarët, të paktën tani për tani, nuk shohin ndonjë shenjë drite në tunelin e errët ku ndodhet vendi që pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Të ndodhur në një gjendje të tillë, ata tashmë e kanë humbur shpresën për një kthesë rrënjësore drejt prosperitetit, për një të ardhme më të mirë. Kjo për faktin se dhe ndryshimet e bëra gjatë këtyre dy viteve nuk kanë sjellë ndonjë gjë të madhe;paratë nuk u kthyen kreditorëve dhe as transparenca nuk u bë e plotë, biznesi vendas ka probleme me bankat dhe nuk kreditohet për t’u zhvilluar dhe shtuar numrin e të punësuarve,rendi publik është në nivele të rëndomta,drejtësia e pengoi politika dhe mahoranca të gjykojë autorët e shkatërrimit të shtetit gjatë vitit 1997, baza socialiste është e pakënaqur me takimin Majko-Berisha, ndonëse është rekomandim ndërkombëtar, një pjesë e kabinetit është e paaftë dhe vetëm vjedh,klanet e interesat financiare po përçajnë PS,etj. Mirëpo prirja e tanishme drejt akuzim-it të mëtejshëm të problemeve, pa as më të voglin dyshim do ta çojë vendin në një krizë të ngjashme me atë të dy viteve më parë. Është e qartë se shmangja e një krize të tillë, pasojat e së cilës vazhdojnë të rëndojnë akoma mbi supet e shqiptarëve imponon nevojën e gjetjes së një formule të re zgjidhjeje politike. Duke pasur parasysh realitetin shqiptar zgjidhja më e përshtatshme do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve të reja. Në fakt, zgjedhjet shërbejnë si një mjet për amortizimin e tensioneve të krijuara nga pasojat e qeverisjeve ineficiente pasi në fund të fundit nga shpatullat e qeverisë do të shkarkohej një pjesë e mirë e përgjegjësive. Nga ana tjetër, adoptimi i një kushtetute të re duke vendosur rregulla të tjera loje është një motiv më shumë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme, të cilat tashmë nuk po kërkohen vetëm nga PD dhe Berisha por nga e gjithë opozita. Së fundi, duke pasur parasysh alternimin e paashmangshëm në pushtet,zgjidhja e parakohëshme i shërbenë pozitës së sotme për t’u kthyer më shpejt në pushtet. Qoftë dhe variante mbeten për zgjidhjet e parakohëshme, në shtator-tetor të këtij viti në vendba vjen kjo qeveri ose në prill-maj të vitit të ardhshëm, një gjë gjendet taniye formula ejetër politike dhe bashkëpunimi.
Fadil Hasa në mitingjet e PD
Fadil Hasa në mitingjet e PD
Paradoksi i kreditimit të biznesit privat, qeveria hesht
Banka që s’jep kredit, nuk është bankë
Biznesmenët ankohen për bankat shqiptare
Faqe 16-17
“ Në momentin që një bankë nuk jep kredi, ajo ka pushuar së qeni bankë. Pikërisht çelësi i suksesit të një banke është shitja e parasë në formën e kredisë ose në forma të ndryshme investimi. Unë personalisht, nuk arrij ta kuptoj fjalën e bankave. Kjo fikë e bankave ndaj bizneseve vjen nga mungesa e informacionit ndërmjet njëri-tjetrit. Pikërisht mund të kërkoj edhe njëherë se komunikimi midis këtyre dy subjekteve është edhe pika e dobët.
Dialogu në prag të dështimit
Çështja Hajdari prish balancën politike
PS-PD
faqe 7
Pas ministrisë pitet reagimi i parlamentit
Federata kërkon plotësimin e kërkesave
Arsim, grevë
faqe 15
FSHF përsëri në Greqi për Panon
Sekretari i Përgjithshëm Starova interesohet për shëndetin e tij
Sport - Futboll
faqe 21
Stalone në një film të ri
Kulturë
Ëndra e hershme e aktorit të njohur të Hollivudit, Silvester Stalone për të pilotuar një makinë garash, aq më tepër një Ferrari, do të realizohet së shpejti. Karriera së tij të pasur do t’i shtohet së afërmi edhe një film tjetër. Silvester kësaj radhe do të shfaqet edhe si regjisor, edhe si interpretues, në një film të ri mbi botën e Formula Unos, që ka tërhequr një numër të madh spektatorësh. Në këtë film, xhirimet e të cilit do të fillojnë në pranverë, interpretuese i Rambos do të gjendet në konkurrencën e pilotit të njohur të Ferrarit, Schumacher.
Faqe 26