26/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 janar 1999

Pas krimit, politikanët

Kur do të fillojë Prokuroria e Përgjithshme operacionin “Duart e pastra” edhe në Shqipëri? Faqe 3

Deputeti, krimi dhe drejtësia

Kur do të marrë përgjigje pyetja: cilët deputetë apo ministra fshihen pas skafistëve, kontrabandistëve e trafikëve të tjerë të paligjshëm? Edhe mendja e shqiptarit që e ka ruajtur arsyen të paprekur nga gjithëfarësoj çudirash që po ndodhin në këtë vend, e ka të vështirë të reflektojë përballë kësaj pyetje. Jo se kemi të bëjmë me një pyetje të guximshme. Është tashmë e pranueshme se dikush apo një skotë e tërë njerëzish me imunitet disa herë më të madh se ai natyror që e kanë të gjithë shqiptarët, bëjnë të mundur që disa skafistë apo kontrabandistë të zbras(r)in shet[in?]. Kanë marrë fund prej kohësh diskutimet nëse vërtet deputetë, qeveritarë apo të tjerë përfaqësues të kësaj kategorie janë im- implikuar në krime të ndryshme, kryesisht ekonomike. Këtë tani e dinë të gjithë. Nuk kemi të bëjmë më me një opinion, një gjysmë të vërtetë të ngritur mbi interesa të ndryshme. Është një e vërtetë e plotë, e dukshme. Për më tepër që mbështetet edhe nga zëra origjinalë si ai i Ministrit të Rendit. “Pas skafistëve të Vlorës qëndrojnë deputetë”- deklaroi ai pak kohë më parë. Jo vetëm ministri aktual, por edhe paraardhësit e tij, shpesh kanë denoncuar publikisht ndërhyrjet e deputetëve në punë të tilla e më keq. Merret vesh se këta deputetë vetëm popullin nuk përfaqësojnë. Një shqiptar i zakonshëm kur shkon nëpërmend të gjithë këtë histori, në fund fare mbase kujtohet se deputetët dhe ministrat prej kohësh nuk sundojnë me të drejtën hyjnore. E në këtë vazhdë, të bie ndërmend se megjithëse janë me imunitet ata s’mund të bëjnë ç’të duan pa u hyrë gjemb në këmbë. Në këtë e sipër kujtohesh se ekzistojnë organet e drejtësisë. Në fakt organet e drejtësisë kanë godina e jo fort të vogla e kështu bien në sy. Ajo ç’ka nuk duket është evidente e tyre luftarake në drejtim të hetimit për deputetë dhe politikanë. Ministri i Rendit pranon se njerëzit me imunitet janë të përfshirë në trafikun që ka kushtuar vdekjen e mijëra shqiptarëve, dhe asnjë hetim. Nuk reagojnë gjithashtu as ata deputetë apo ministra që janë me të vërtetë të ndërshëm. Por, ndoshta, ato janë më injorancë. Një supozim i thjeshtë të çon në përfundimin se duhet të ketë shumë pak nga deputetët që janë nervozuar nga kjo deklaratë. Pak kohë më parë Gramoz Ruçi u rrek të vinte në vend dinjitetin që i takon një deputeti. Ai propozoi që prokuroria të mos e marrë fare parasysh imunitetin kur ka dyshime për krime të rënda, kryesisht ekonomike. Asokohe pakush ia vuri veshin këtij propozimi. Kundërshtuesit kujtuan se imuniteti ishte institucion i vjetër. Pra kjo është të bëhesh me kushtetutën. Nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse duke ruajtur kushtetutshmërinë nuk do të humbiste drejtësia. Padyshim që të gjithë shqiptarët duan ndëshkimin e kriminelëve dhe politikanëve përgjegjës për të. Të gjithë janë kundër imunitetit kur bëhet pengesë për organet e drejtësisë.

Dueli Nano - Meta

Lajm i orës së vonë Dy të vrarë në mes të qytetit

VLORË- Dy të vrarë dhe një i plagosur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës. Ngjarjen e konfirmoi drejtori i drejtorisë së policisë së prefekturës, Sokol Koçiu, i cili sqaroi rrethanat e saj. Rreth orës 19.00, në afërsi të tregut të Orizit, 3 persona brenda një veture të ndaluar janë goditur me armë automatike nga një person që ndodhej në një furgon në lëvizje. Për rrjedhojë kanë ngelur të vrarë shtetasit Roland “Bica”, 35 vjeç dhe një person tjetër i mbiquajtur “Laj”, emri i të cilit ende nuk konfirmohet dhe është plagosur 17 vjeçari, A. Shega, identitetet e të cilëve janë dhënë nga spitali i rrethit. Ndërkaq kanë mbërritur edhe rezultatet e para të hetimit të cilat përcaktojnë hakmarrjen si shkakun e kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur rreth 2 vjet më parë, protagonistët e të cilës kthehen në skenën e kundërt për të marrë hakun. Megjithatë grupi i hetimit që ka shkuar në vendngjarje menjëherë ende deri në orën në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte kthyer në mjediset e policisë.

Politikë - PD Beja kundër Berishës e Pollos

Demokratët nuk koordinohen me njëri tjetrin faqe 5

Majko takohet me Jozefina Topallin

Kryeministri shqiptar Majko është takuar me nënkryetaren e Kuvendit Jozefina Topallin. Kryeministri shqiptar Majko është takuar me nënkryetaren e Kuvendit Jozefina Topallin, e cila shoqërohej nga deputeti Sparak Ngjela. Topalli i ka dorëzuar projektligjin “Për Hetimet e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, Lider i Lëvizjes Antikomuniste të Dhjetorit”. Kryeministri Majko, i cili shoqërohej nga Zamira Çaka, kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe z.zgjedhin ministër i Informacionit premtoi se projektligji i paraqitur zyrtarisht nga PD do të shqyrtohet nga stafi i kryeministrit dhe më pas në parlament. Nënkryetarja demokrate i ka kujtuar me zgjuarsi kryeministrit socialist se kjo bën pjesë në marrëveshjen e takimit të parë Majko-Berisha. Pas takimit nënkryetarja e parlamentit deklaroi për “Koha Jonë” se miratimi i këtij projektligji, i cili është hartuar nga ekspertë të njohur bën pjesë në marrëveshjen Berisha-Majko, ndaj nuk ka përse socialistët ta vonojnë. Ndërsa lidhur me pyetjen nëse PD do të kthehet në parlament ditën që do të shqyrtohet projektligji, nënkryetarja tha: “Nuk ka asnjë lidhje mes angazhimit të drejtuesve të qeverisë Majko për të paraqitur projektligjin në parlament dhe pranisë së PD”. Kurse pyetjes se cili do të mbrojë projektligjin, Topalli theksoi se deputeti Ngjela u tregua i gatshëm për ta mbrojtur. Lidhur me deklaratën e mëparshme të Ambasadorit Britanik Stefen Nash ajo u përgjigj: “Unë di që Berisha asnjëherë nuk është konsideruar të paarsyeshme kërkesën e Komunitetit Ndërkombëtar. Ai ka qenë në mirëkuptim për këtë kërkesë, por vendimi i Këshillit Kombëtar është për ndarje përfundimtare dhe këtë mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi i PD-së”.

Karikaturë nga Medi Belortaja

Ministri i Rendit rikonfirmon: Skafistët kanë mbështetje deputetësh e politikanësh