Ndërsa populli vuan nga papunësia, rendi publik dhe mungesa e perspektivës, ministrat bëjnë sherr për emërime njerëzish në dogana e komisariate policie
Faqe 2-3
Terri i kotësisë
NGA ENKEL DEMI
Dje, Tirana u gdhi me radhë të gjata buke. Njerëzit nxituan të blinin bukë me shumicë, miell, makarona, oriz. Dje, nuk ishte luftë, nuk ishte moment krize politike, nuk ishte ditë e ngarkuar me stresin që shqiptarët janë mësuar këto kohët e fundit. Thjesht fare nuk kishte drita. Një ndërprerje e paparë ndonjëherë e energjisë elektrike paralizoi gjithë jetën e vendit. Furrat e bukës nuk arritën të prodhonin bukën e mjaftueshme, ndërsa aktivitetet e tjera prodhuese u paralizuan plotësisht. Një njoftim i thatë në Televizionin zyrtar i vuri bombën paqes së familjeve shqiptare. Njerëzit nxituan të merrnin masa, të mësuar me rastet e emergjencës, duke tmerruar në kujtesë radhat e gjata të kohëve të vjetra.
KESH nuk ka dhënë ende sqarimet e nevojshme pse u mor një masë e tillë kaq drastike për ndërprerjen e energjisë elektrike në shkallë të gjerë. Përgjegjësi të tillë nuk mori as ministri Buft, i cili lidhet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve me zinë e bukës. Shefat e KESH janë mjaftuar të bëjnë një mbledhje dhe pas saj të thonë që çelësi i dritave u lirua dhe kjo nuk do të ndodhë më. Askush nga drejtuesit e Korporatës nuk tregoi pse nuk ishte bërë një planifikim më i mirë për kalimin e krizës, por u krijua një kaos total, faturë ekonomike e të cilit duhet të jetë më të vërtetë e lartë. Dje, ishte një ditë me një rendiment të ulët pune gjithkund. Njerëzit nuk kanë arritur të pinë një kafe, të ngrohen, të kryejnë punët e përditshme dhe aq më keq janë detyruar të racionojnë bukën në bazë të gramaturës si në kohët e pasluftës. Historia e djeshme i ngjan absurdit. Duket sikur dikujt ju tek t’i shtronte edhe një hall më shumë njerëzve të raskapitur nga mungesa e sigurisë së jetesës. Shumë prej radhëm… [pjesa e fundit e kolonës e palexueshme]
Sot: 52 vlonjatë do të tentojnë të hyjnë në zyrën e Majkos
“BUKE”
“Nëse nuk na pret do t’i dalim para veturës...”
Me në fund shoqata që kërkon të vërtetën e të mbyturve të Otrantos me qendër në Vlorë e drejtuar nga kryetarja Drita Banaj ka vendosur që sot të udhëtojë herët në mëngjes drejt zyrës së kryeministrit Majko. Mbrëmë për “Koha Jonë” kryetarja Banaj konfirmon: “Jemi mbi 52 vetë, pjesëtarë të familjeve të të mbyturve të Otrantos që do t’i kërkojmë Majkos këto gjëra: 1) Gjykqi që ka filluar në Brindizi të zhvillohet në një vend asnjanës, pra as në Itali e as në Shqipëri. Për këtë duhet të ndërhyjë qeveria 2) Në gjyq të na përfaqësojë shteti shqiptar, pasi janë 81 vetë të mbytur. 3)Përse ministri i Drejtësisë nuk ka dërguar asnjëri në gjyqin e filluar në Brindizi që të na përfaqësojë, ashtu siç është vendosur zyrtarisht. 4)Në gjyqin e datës 22 janar 1999 në Itali nuk vendosur zyrtarisht. 4)Në gjyqin e datës 22 janar 1999 në Itali nuk vendosur zyrtarisht, ashtu siç është vendosur zyrtarisht. 4)Në gjyqin e datës 22 janar 1999 në Itali nuk besoj… [vargje të dëmtuara/pjesërisht të palexueshme] Nëse kryeministri nuk na pret, atëherë ne do t’i dalim para veturës sapo të dalë nga zyra. Të mos i harrojë premtimet e bëra publikisht!” B. B.
Sot: 52 vlonjatë do të tentojnë të hyjnë në zyrën e Majkos. “Nëse nuk na pret do t’i dalim para veturës...”
Ndërprerja e energjisë elektrike sjell rradhët e gjata për bukë dhe aktivizon hajdutët e natës