Dialogu autentik midis Klintonit dhe Rugovës që pretendohet se është zbuluar nga SHËRBIMI SEKRET i UÇK
“Qeveria socialiste ka mbështetur grupet e armatosura në Kosovë”
Klinton: Nano ka bërë mirë që është takuar me Millosheviçin. Koncepti i tij për Kosovën është një koncept modern
Klinton: Nano ka bërë mirë që është takuar me Millosheviçin. Koncepti i tij për Kosovën është një koncept modern
Rugova: Në Kosovë rikthimi i Berishës do
Misteret - jashtë Kështjellës Rambuje
Bardhyl Minxhozi
Media duke mos patur mundësi të zakonshme për të dhënë lajme për takimin, është marrë me historinë dhe bukurinë e kështjellës dhe qytetit Rambuje. Deri tani lajmet nga Rambuje i ngjajnë reklamave turistike. Njerëzit duke ditur se nuk pritet shpejt ndonjë lajm i ri, i gëzohen pamjeve me debore të një kështjelle të bukur. Por edhe ato lajme që shtiten si lajme kanë një pjesë misterioz që u ngjan historive të mesjetës me kështjella ku njerëzit e dijes të dinë shumë pak për jetën e princërve. Ndërkaq gazetarët japin lajme për gazetarët që sillen rreth kështjellës dhe nuk mund të deportojnë në portet e saj dhe për aeroplane që nuk lejohen të fluturojnë mbi qytet, telefona moderne që janë ndaluar të përdoren. Mbase këto ditë do të dëgjojmë se ndonjë gazetar do të kapet duke u ngjitur me litar në muret e kështjellës!
Gjithsesi kësaj kështjelle të vjetër i erdhi shansi të koleksionojë në kronikën e saj një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditëve të sotme, por në fakt aspak moderne. Vjetërsia e konfliktit nuk mund të fentohej të zgjidhej në ambiente e një arkitekture ekstravagante. Këtu mbase mund të bëhet dallimi formal midis SHBA-së dhe Europës, midis mënyrave të ndryshme që ato përpiqen të zgjidhin problemet. Baza ushtarake e Dejtonit, ku vite më parë serbët u detyruan të nënshkruajnë një marrëveshje nën zhurmën e avionëve luftarakë që uleshin dhe ngriheshin, është krejt e ndryshme nga Kështjella e Rambujes ku vetëm zogjtë kanë të drejtë të fluturojnë.
Megjithatë i gjithë ky block-out rreth dhe brenda kështjellës duket se i ngjan një manovre. Pas kompaktësisë së paraqitur të delegacionit shqiptar si dhe zgjedhjes prej tyre si kryetar delegacioni përfaqësuesin e UÇK-së, duket që misteret e takimit nuk ndodhen më në Kështjellë. Ndërsa pala shqiptare i ka të gjitha mundësitë për të vendosur, dhe ka shumë më pak nevojë për kontakte jashtë kështjellës, pala serbe me nivelin e përfaqësimit në këtë takim, nëse vërtetë nuk ka mundësi për të komunikuar me Beogradin, mund të merret seriozisht vetëm me historinë e kështjellës së Rambujes!
Ndërkaq në këtë Dejton francez, përveç atmosferës dhe stilit kalorsiak, mungojnë edhe dy persona të rëndësishëm Zt. Hollbruk dhe Millosheviç. I pari pas mosmarrëveshjes së Dejtonit pasi mori emrin arkitekt i një paqeje të brishtë shkruajti një libër për këtë marrëveshje. I dyti, Sllobodan Millosheviç, pasi humbi luftën dhe vrau dhjetra mijra njerëz, fitoi mbështetjen e Perëndimit për të qëndruar në pushtet, në emër të një firme në marrëveshjen e vonuar të paqes. (Të një paqeje që erdhi më shumë si rezultat i një lufte të mbaruar se sa i përpjekjeve për ta ndaluar atë).
Gjithashtu është interesante që asnjë negociator nuk e përmend në Rambuje fatin e Marrëveshjes së fundit “Hollbruk-Millosheviç”, e cila ndaloi sulmet ajrore të NATO-s të vitit të kaluar dhe që u pretendua si një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës në rajon. Millosheviçi vetëm fitoi kohë nga kjo marrëveshje dhe ndërkohë u vranë qindra njerëz të tjerë dhe Komuniteti Ndërkombëtar këtë herë kishte mundësi t’i numërontë direkt viktimat. Mbase kjo është një arsye që arkitekti i Paqes në Bosnje nuk përfshihet në takimin e Francës. Se edhe sikur serbët në Rambuje të nënshkruajnë diçka do të duhet patjetër realist miratimi dhe firma e Millosheviçit jashtë kështjellës së Rambujes. Nuk është çudi që Hollbruk dhe Millosheviç mu pohojnë në prapaskene, e cila është më e rëndësishme se sa Kështjella, nëse Nato nuk ka kërish seriozisht sulmin ushtarak ndaj Jugosllavisë!
Rugova: Në Kosovë rikthimi i Berishës do të pritej mirë
Koncepti modern
Rugova: Në Kosovë rikthimi i Berishës do të pritej mirë
Në këtë bisedë Rugova, ka kundërshtuar politikën e Nanos në atë periudhë dhe ka shprehur mendimin se gjendja do të ishte më mirë nëse në pushtet në Shqipëri do të ishte Berisha. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Presidenti Amerikan Klinton, i cili ka vënë në dukje se “ujrat nuk kalojnë dy herë në të njejtat brigje”.
Faqe 11
Rugova: Në Kosovë rikthimi i Berishës do
“Shqiptarët duhet të mendohen mirë para se të shtrohen në spital”