17/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 shkurt 1999

ZBULOHET QELIA ANTI-AMERIKANE

Arrestimi i liderit kurd Abdulla Öçalan në Kenia të Afrikës ka bërë që policia e Tiranës të jetë në gadishmëri nr. 1 në ruajtje të trupit diplomatik në Shqipëri. Në foto është ambasada greke në Tiranë me masa të rrepta sigurie. Hija e Oçalanit tashmë mbërriti edhe në Shqipëri, ndonëse nuk pritet që të ketë protesta. F 5 POLICIA SHQIPTARE ARRESTOI DHE NJË PJESË TË GRUPIT TERRORIST QË KISHTE KOHË QË PËRGATISTE NJË ATENTAT NDAJ AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË

SHBA dhe drejtësia shqiptare

Që shqiptarët sugjestionohen dhe i referohen thënieve të të huajve për atë që ndodh këtu, kjo është historike, por nëse deklaruesit janë me pasaportë amerikane, gjithçka tani merret apriori e mirëqenë. Xhejms Trafikant, kongresmen dhe ish kolegu i tij Xhozef Dio gvardi, firmosën në selinë e PD, dy ditë më parë, në prani të gazetarëve, peticionin “për lirimin e të burgosurve politikë në Shqipëri”. E përkthyer në shqip, kjo do të thotë tashmë se 6 ish funksionarë e lartë të PD, arrestuar në 22 gushtin e kaluar për “krime kundër njerëzimit”, duhet të lirohen. Nga maja e Prokurorisë së Republikës është përsëritur menjëherë thënia se “kemi prova të pakontestueshme për fajësi dhe nuk ndikohemi nga politika”. Pavarësisht nga këto deklarata, peticioni i inicuar nga grupi parlamentar i PD, vazhdon të zgjatet me mbledhjen e firmave, që synon lirimin e atyre që janë akuzuar deri tani si shkaktarë të trazirave të marsit ’97. Ky aksion pritet të kurorëzohet me sukses. Kjo pasi kështu ka ndodhur me aksionet e këtij lloji në Shqipëri. PR mblodhi mbi 500 mijë firma “pro” dënimit me vdekje, një grup studentësh kosovarë, edhe pak më shumë, për nisjen e dërgimit me anë të këtyre firmave të Millosheviçit në gjyqin e Hagës për të njëjtën akuzë si edhe “të gjashtët e PD”. Mbi të gjitha, Berishës duhet t’i vijë në këtë rast në ndihmë, aksioni i PS për mbledhjen e 700 mijë firmave për “lirimin e Fatos Nanos nga burgu”, peticioni i firmosur edhe nga disa deputetë të PD. Por as firmat e “sovranit” dhe as rezolutat e KE, nuk e detyruan “drejtësinë e pavarur” e qeverisë “Meksi” të hapte portën e hekur të Bënçës, për të lënë të lirë jo më një ish funksionar të lartë, por vetë kreun e opozitës së asaj kohe. Por Sali Berisha nuk tutet asnjëherë nga e tija. Dhe në këtë rast, duket se nuk e ka keq. Më shumë se çdo politikan tjetër shqiptar, ai di të luajë me momentin politik dhe të nxjerrë prej tij, 100% të fitimit. Pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit, kur fletë arresti i Berishës priste vetëm vulën, Ben Gilman, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, i shkroi Majkos se burgosja e shefit të opozitës nuk do pritej mirë në Uashington. Pas kësaj, erdhi takimi Majko-Berisha, ndërsa deklaratat e prokurorëve se vinin e sqelleshin. Ndërsa sot, asnjë nuk e mendon më ish Presidentin pas hekurave. Para qetësisë në Ballkan, lirimi i “të gjashtëve” duket si një sheqerkë. Kongresmenët amerikanë ofruan edhe kompromisin për këtë: Rikthim i PD në Parlament. Ndërsa Prokurorët e “drejtësisë së pavarur” shqiptare nuk e pranojnë këtë, për herë të parë, disa prej tyre të përshpëritin se “nuk mund të provojmë dot akuzën e “krimeve kundër njerëzimit”. Madje, as vetë Berisha nuk ia provoi dot këtë akuzë, Ramiz Alisë.

Kryeministri Majko mund të thirret në prokurori

F 3

Raporti i rëndë i mjekëve liron një supermasht rues

F 8