19/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 shkurt 1999

MAJKO LARGON NERËZIT E NANOS NGA QEVERIA

Rambujeja, shkaku kryesor i largimit?! KRYEMINISTRI FIRMOSI DE LARGIMIN E KËSHILLTARIT DIPLOMATIK VLADIMIR PRELA F 3

Investimet, a i duan Shqiptarët?

T. Çela Ndërsa në Veri kemi luftë dhe diplomacia ndërkombëtare ka harruar Shqipërinë, shqiptarët vetë vazhdojnë të mendojnë vetëm ikjen, nga vendi që së mendojnë ata, po ikin investimet. Në laki pavarësisht nga lufta dhe të tjera, investimet cuditerisht po vijë. Së fundi janë 500 milionë dollarë, të cilat nga një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe një grup i madh fondesh ndërkombëtare investimi, do të “imporohen” në Shqipëri, për një periudhë dhjetë vjeçare, duke përfshirë në fokus, problemet më të mëdha që ka vendi, në fushën e shëndetësisë, ngrohjes dhe energjisë elektrike. Marrëveshja gjigante është nënshkruar tre ditë më parë mes Qeverisë Shqiptare dhe grupit financiar zvicerano-amerikano-britanik FOREMOST INVESTMENTS me qendër në Zvicër, i cili menaxhon paratë e disa kompanive të mëdha amerikane dhe europiane. Nga ky fond i madh investimesh, Shëndetësia vetëm për vitin 1999, përfiton 20 milion dollarë, ndërkohë kur buxheti i shtetit i ka dhënë këtij sektori vetëm 7 milion dollarë. Nga këto 20, tetë milion shkojnë për riparimin e spitaleve dhe 12 milion për aparaturat e reja dhe kompletimin me pajisje. Për energjinë elektrike dhe rikonstruksionin e rrjetit të amortizuar, për këtë vit jepen 19 milion dollarë. Për të arritur tek pjesa e luanit ose sistemi gazsjellës Itali-Shqipëri-Greqi. Ai do të realizojë shpërndarjen e gazit së bashku me vendosjen e pajisjeve deri më derë në të gjithë vendin, duke plotësuar në fazën finale, të gjitha nevojat kombëtare, rreth 2 miliard kub gaz metan. Çka do të largojë ëndrrën e keqe të të ftohtit pa drita për shqiptarët, duke ruajtur gjithashtu nga konsumi abuziv, i energjisë elektrike për ngrohje. Gjatë vitit 1999 do të investohen në këtë projekt 30 milionë dollarë, 50 vitin e ardhshëm, për të arritur në 470 milion dollarë në fund të dhjetëvjeçarit. Janë këto shifra, shpresat e para për Shqipërinë. Nëse Kosova e ka fatin në duart e të tjerëve, ne “Rambujenë” tonë e kemi të varur tek milionat e dollarëve, që të huajt i rrezikojnë duke i investuar tek ne. Pa pyetur nëse vërtetë i meritojmë ato…

Berisha: Shqiptarët të luftojnë për pavarësinë e Kosovës... F 2 Europa - Pas Kosovës do të merremi me Shqipërinë F 4 Firmoset arresti për bosin e “Silvas” F 5 Greqia në krizë, ndërrohen tre ministra F 13 Tifozët e Kombëtares së Hafizit do pushojnë Slloveninë: Me qudira prendonime... F 22 Sot revista ARS fillon shortin e saj Viza SHENGEN dhe dhurata të tjera për lexuesit fitues Lexoni faqе 2