MAJKO DORËZOHET PARA KLOST
Kryeministri - shefit të SHIK-ut: “Nuk të heq dot...”
PAS TRE MUAJSH KRYEMINISTRI THËRRET NË ZYRË SHEFIN E SHIK-UT
F 3
Për herë të parë në historinë e futbollit
Skuadra e Burrelit në greve urie
Të gatshëm për të flijuar veten për hir të futbollit. Skuadra e futbollit të Burrelit ka hyrë në grevë urie.
Lajmi vjen nga ky qytet, duke shënuar edhe rekord-in shqiptar të këtyre grevave, të futura në modën e pas viteve 90.
Në mjediset e Pallatit të sportit të Burrelit, futbollistët matjanë kanë vendosur që të bëjnë edhe vetësakrificimin e fundit. Arsyeja është se skuadra e futbollit të këtij qyteti, ka protestuar në vazhdimësi ndaj një vendimi të Komisionit të Disiplinës pranë FSF-së, që për papërgjegjshmërinë e ndeshjes së fundit të fazës së parë Burreli-Tirana, ka dënuar për 4 javë fushën matjane.
Pas kërkesës së tyre për zbutjen e kësaj mase dhe ultimatumet të herë pas herëshme, sot në orën 17.00, 17 futbollistë dhe dy trainerët e ekipit kanë hyrë në grevë urie në një mjedis vetëm 4x4 në Pallatin e Sportit të qytetit. Veç të tjerash, një veprim i tillë vë në pikëpyetje ndeshjen e së dielës Burreli-Flamurtari, që është caktuar të luhet në Durrës.
Karikaturë me futbollistë në grevë urie; në pankartë shkruhet “GREVË URIE”, në fanella “BURRELI”.
Baza e PS kundër qendrës
F 2
Shqipëria i trembet dështimit të Rambujesë
F 4
Masakrojnë një studente me gurë
F 5
Shqipëria arenë e mafias ndërkombëtare
F 7
Rambujeja në prag të dështimit: Millosheviç refuzon Uillin
F 11
Revista AKS fillon shortin e saj
Viza SHENGEN dhe dhurata të tjera për lexuesit fitues
Lexoni faqe 2