26/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 shkurt 1999

PRANGA TË RINJVE QË REFUZOJNË USHTRINË

NGA FRIKA E LUFTËS ME SERBINË EKZEKUTOHET SHQIPTARËT REFUZOJNË TË SHKOJNË NË VERI, AUTORITETET PËRGJOJEN: F 8

Strehuesit e Enver Hoxhës pushtojnë shtëpinë e Mehmet Shehut

Pronare do të bëhet edhe Partia Komuniste e Hysni Milloshit VLASAN SKENDERI Skandali i kthimit të ish-shtëpive të funksionarëve të lartë komunistë mund të ketë sot kulmin e tij. Mëngjesin e djeshëm e ëma e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Nuxhet Shehu, kryesisht në emër të djalit të saj Kim Mehmetit, ka marrë zyrtarisht çelësat e shtëpisë ku banon kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia. Ky i fundit, sipas dokumenteve që zotëron "Koha Jonë", është bërë pronar i ligjshëm i kësaj shtëpie. Gjithsesi e bija e Mehmet Shehut dhe i biri i tij, nën pretekstin se kjo pronë ka qenë e tyre, dje kanë kërkuar jo pak para për t'i dhënë zgjidhje konfliktit. Kështu, nën kërcënimin e heqjes së çatisë, familjarët e Mehmet Shehut i kanë bërë presion Ekrem Spahisë për t'u larguar sa më shpejt nga kjo shtëpi. Po sot ka mbërritur e shoqja e djalit të dytë të Mehmet Shehut, e cila ka hyrë para pak ditësh në Shqipëri. Nga një vëzhgim i kryer dje pranë shtëpisë së ish-kryeministrit shqiptar vihej re lëvizje dhe "mikëpritje" e rastësishme të njerëzve që kanë ardhur me qëllim ta zaptojnë edhe këtë shtëpi. Në këtë zonë të Tiranës ka edhe vila dhe shtëpi të tjera që janë duke u zënë nga familjarët e ish-funksionarëve të lartë komunistë. Edhe te shtëpia e vrarë[?] në vitet e diktaturës së stalinizmit, Azo Këndi, "pushtuar". Kryetari i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, i cili qe njëri ndër të favorizuarit e rikthimit të pronave dhe qëndron ende në një dhomë të kësaj vile, i ka dhënë kyçin e vilës së mikpritjes sonë. Një tjetër zonë në Tiranë ku ka patur lëvizje është edhe vila e diktatorit Enver Hoxha, ku duket se po rehatohen njerëzit e familjes së tij. Gjithçka po përforcohet me vendime të marra nga institucione të zyrtarizuara e jo dosido. Po kështu ka patur lëvizje edhe në kompleksin e ish-vilave të Bllokut, ku janë vendosur disa njerëz me vendime të prefekturës. Vetë kryeministri Pandeli Majko dje u shpreh se qeveria ka tërhequr vendimin për disa raste dhe se ai do të anulohet ose do të korrektohet. Megjithatë duket se institucionet nuk po ecin në një linjë me njëri-tjetrin, çka bën që kjo histori të thellohet. "Lufta" e kthimit të pronave po merr përmasa të tjera, ndërsa në kryeqytet po shtohen konfliktet mbi banesat e ish-udhëheqjes komuniste. Besim Dybeli

Pollo: Qeveria të zhvendoset në Kukës

Pollo: Qeveria të zhvendoset në Kukës F 2

Serbia përgati planin anti-UÇK

Serbia përgati planin anti-UÇK F 12

Qeveria ndalon importin e gomave të përdorura të makinave

Qeveria ndalon importin e gomave të përdorura të makinave F 15

Ruani 475 dollarë kuroni e aq?

Viza SHENGEN dhe dhurata të tjera për lexuesit fitues Ruani 475 dollar kuroni e aq? Viza SHENGEN dhe dhurata të tjera për lexuesit fitues Lexoni faq 2