Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Del, 28 Shkurt 1999

“JA U TREGOJME NE KOR “TE MARRIM PUSHTETIN”

KOMUNISTËT SHQIPTARË E KANË QUJATUR TRADHËTAR PARLAMENTIN AKTUAL QË KA LËJUAR PRIVATIZIMIN E SEKTOREVE STRATEGJIKE F 3

Si mund të rivendoset rendi në Shqipëri?

Opinion Pas vërejtjeve të “Grupit të Miqve për Shqipërinë” mbajtur në Vjenë datë 24 Shkurt 1999 Si mund të rivendoset rendi në Shqipëri? Nga deputeti Nikollë Lesi Asnjë qytetar në Shqipëri nuk ndiqet, i diskriminuar apo përbuzur në moshë, fe, seks, krahinë apo prejardhje familjare e shoqërore. Asnjë shtetas nuk ka arsye të largohet nga vendi për të shpëtuar jetën. Ai ka vendin e punës, kur mbështet familjen e tij, paguhet rregullisht, ashtu sikurse edhe fëmijët e tij vazhdojnë shkollën të sigurt për jetën. Shteti i mbron pronën private, kur ajo është fituar me djersë, tru e meritë. Bashkiakët e institucionet kanë ndërtesa e trotuare për këmbësorët, kurse transporti është i rehatshëm dhe çlodhja e lirë. Mbeturinat nuk hidhen kuturu vend e pa vend. Shqipëria ka standardet europiane dhe të huajt vijnë si turistë, madje për të kaluar jetën e pensionit në pleqëri. Kjo është “ëndrra” më e bukur që ka çdo shqiptar. Dhe si duket jo e largët. Nëse ka gjërat e mësipërme, atëherë mund të themi se Shqipëria është shtet. Ka popull e ka edhe shtet. Përndryshe, akoma jemi popull i ardhur nga malet për qytetërim. Ka 9 vjet që po eci kjo demokraci e mallkuar. Ndonëse quhet pluraliste, ajo ka sjellë vetëm rrëmujë e pasiguri. Nuk ka shtet e as komb. Shqipëria është një turmë njerëzish e ardhur nga kohë të vdekura apo të pakënaqur me jetën. Së fundi, grupi “Miqtë e Shqipërisë” doli me 14 parashtrime dhe dha një kurë masive për vendin. Vërejtjet e tyre, për hir të së vërtetës, nuk janë origjinale. Ato janë dhënë shpesh si propozime nga të tjerë studiues shqiptarë, por vazhdojnë të jenë jashtë çdo konsiderate. Madje ato përbëjnë pjesën më të rëndësishme të programit politik të Lëvizjes së Legalitetit. Të tilla si: të krijohet qeveri teknike jo me koalicion partiak; të riorganizohet gjyqësori e policia; të restaurohet monarkia, e kështu me radhë. Që fjala “restaurim” po e tmerron dikë, le ta lexojë me kujdes dhe pa paragjykim se çfarë shteti e demokracie ka patur ky vend. Sa për ata që bëjnë thirrje për legalizimin e monarkisë si sistem, për t’i dalë zot heshtjes së tyre akademike, besoj se mund të flasim në të ardhmen. Mirëpo asnjëherë nuk duhet të përjashtohen përvojat e mëdha të këtij shekulli. Në fund të fundit, diçka duhet ndryshuar rrënjësisht, ose demokracia nuk ka shans. Në të gjithë vendet europiane pluralizmi është mbështetur mbi konsensusin e klasës politike, në mesin e së cilës është alternuar pushteti. Kurse tek ne jemi ngujuar si në kështjellë. Kundërshtarët i konsiderojmë për vdekje, ndërsa çdo pushtetar orvatet ta përdorë të gjithë shtetin me hakmarrje deri në fund të mandatit. Prandaj si zgjidhje e domosdoshme duhet një qeveri teknike e drejtuar nga një personalitet atdhetar. Njerëz me barrë partie apo të fituar me pazare nuk mund të qeverisin mirë. E mes këtyre viteve në Shqipëri qeverisja na është bërë gjithnjë e më e vështirë. Shteti është lënë në dorë të korrupsionit dhe interesave të ngushta. (Lexoni faqe 17)
Nikollë Lesi Shqipëri Vjenë

Kieanti Koçi - Si vd[i]q civilisimi me i mirë i Shqipërisë

F 5 Kieanti Koçi - Si vdiq civilisimi më i mirë i Shqipërisë
Koçi Shqipëri

Shakarkohen pesë prokurorë për shkelje të renda

F 7 Shakarkohen pesë prokurorë për shkelje të rënda

NOTIM

Maskat marrin nën kontroll gjithë territorin e vendit MASKAT MARRIN NËN KONTROLL GJITHË TERRITORIN E VENDIT Për të lëhtësuar punën e policisë në luftë ndaj veprimit të grupeve, e Maskave të Veriut e të Shqipërisë së jugut, vijojnë se ka marrë nën kontroll të gjithë territorin e rugëtimit. Mbulojë! Nga kjo do vijnë tek vendi për të votuar dhe me maskë, kuri per turr? [?] Me vendim të rugës Durrës-Tiranë si dhe rrugët brenda unazave të qyteve kryesore. Kësore? Një pune me shumë shpëti, me revolutin e maskave të reja, do të patrullonin fshehtas edhe këto rrugë. Përfundimi politikën per mirkë, përturin. Drejtona e Përgjithshme e Ministrisë për Rrugë Civile presidenti Filip CAKU (Lexoni faqe 17)
Filip Caku Shqipëri Durrës Tiranë