02/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 mars 1999

NANO RIKTHEHET NË POLITIKË

ISH KRYEMINISTRI SHQIPTAR DO TË MARRË PJESË NË MBLEDHJEN E KPD-SË MË 6 MARS DHE DO KTHEHET NË PARLAMENT Njerëzit e kupolës së PS-së e kanë përjashtuar Nanon e Malajn nga grupet e punës të ngritura për Kongresin, por emri i ish-kryeministrit shqiptar u shtua në listë nga Legisi. Nano do të paraqitet me alternativë të ndryshme nga ajo e Partisë së tij dhe mund të konkurrojë sërish për postin e kryetarit F 2

Vizitë misterioze e Thaçit tek Meidani

F 4

Makinat e ambulancave transportojnë kurdë

F 7

KESH, me kuli derë më derë - kush nuk paguan i priten dritat

F 8

Përpjekjet e Hillit për të shpëtuar marrëveshjen e Rambujesë

F 11

Greqia e Maqedonia kontrollojnë lumenjtë tanë - Dritat varen nga fqinjët

F 15

SOROS do paguajë intelektualët shqiptarë 4 herë më shumë që të qëndrojnë në Shqipëri

F 17

Çast historik që vjen rrallë

Opinion Çast historik që vjen rrallë A duhet firmosur marrëveshja? Nga Kastriot Islami Është realisht çast historik. Natyrisht në një çast historik të vendosësh për një problem historik është ngarkesë me pasoja historike aq më tepër që sensi pozitiv i rrjedhjes kohore nuk lejon që të testohet historia. Hezitimet janë të natyrshme, pse jo edhe diferencat. Të jesh luftëtar apo politikan në Kosovë në këtë çast historik është sakrificë ndër por edhe përgjegjësi historike. Prandaj kërkohet unifikim shumë pak konsensus i gjerë. Diferencat dhe realizimi i vështirë i konsensusit lidhen më shumë pyetje që u lindin të gjithë shqiptarëve. Në çfarë raporti është vullneti i popullit për vetëvendosje me sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe me luftën çlirimtare? A duhet ardhur gjakderdhje paqësore e cila sa duket kalon përmes betoresh, diskutimesh, takimesh, konferencash dhe marrëveshjesh tranzitore? Sa luajal është Komuniteti Ndërkombëtar në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë e afatgjatë? Mos vallë Komuniteti Ndërkombëtar me diferenca të thella midis forcave kryesore të politikës globale kërkon të imponojë një zgjidhje të pjesshme thjeshtë për të mbyllur përkohësisht krizën kosovare? Si shpjegohet që pasi Kroacia, Slovenia, Bosnia, Maqedonia u shkëputën nga Serbia për shqiptarët e Kosovës projektohet marrëveshja tranzitore që flet për autonomi substanciale? E tjerë e tjerë pyetje që vijnë nga gazetat, nga interneti, nga luftëtarët në Kosovë, nga politikanët, nga analistët... Por pyetja më pragmatiste është: A duhet firmosur Marrëveshja Tranzitore në takimin e Francës? (Vijon në faqen 10)