05/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 mars 1999

KASAPHANE NË BERAT

Banda ekzekuton tre policë dhe katër persona Policët i zë gjaku, hakmarrje plus drejtësi Ç’ndodh në vendet e tjera kur vriten policët? Europë, nuk na duhen këshillat e tua! Ministri i Rendit Petro Koç: “Shpresoj që dikush të mos çmendet e ta kthejë këtë dhimbje të madhe në një shans për të argumentuar ‘Paktin për Rendin’. Me këtë rast dua të theksoj se nuk do të ketë kurrë pakt me krimin dhe përfaqësuesit e tij. Ngjarja e sotme tregon gjithashtu se policia shqiptare mund të zbatojë ligjin. Natyrisht, më mirë vonë se kurrë”. Foshnja tetë muajshe e plagosur nga kriminelët dje në Berat, që vranë tre policë dhe katër persona të tjerë të pafajshëm foto REUTER Foshnja tetë muajshe e plagosur nga kriminelët dje në Berat, që vranë tre policë dhe katër persona të tjerë të pafajshëm. foto REUTER

“O Turqi, o nëna ime”

EDITORIAL Andi Bejja Kryeministri shqiptar Pandeli Majko u kthye nga Turqia me premtimin e autoriteteve turke në xhep të pantallonave “se po u prek Shqipëria, është njësoj sikur të preket Turqia”. Ndërsa në xhep të xhaketës, kryeministri shqiptar mendon se ka mesazhin “Kosova nuk është tokë pa zot”. Ndoshta kjo është vizia më e suksesshme e Majkos në prag të raundit të dytë të Ram-bujës, kur pritet që shqiptarët të venë vulën përfundimtare dhe kur kufijtë e Shqipërisë po dhunohen sistematikisht nga serbët. Por, nga dritarja e hapur nuk mund të shikosh vetëm këtë pamje. Pamja tjetër ka të bëjë me ofensivën e serbëve në Kosovë, e cila synon dobësimin e UÇK-së dhe dënimin pasiv të vendeve Europiane të Grupit të Kontaktit, kontinenti, në të cilin, gjeografikisht dhe kulturalisht Shqipëria bën pjesë së shumë se Turqia. Toni patetik dhe fjalët ngazëlluese të autoriteteve turke mund të duken normale për një shqiptar apo turk që njeh historinë e dy vendeve: 500 vjet pushtim, lidhje martesore, përvetësim fjalësh dhe zakonesh nga ana e shqiptarëve, nga ana tjetër e medaljes kemi gjithashtu një pamje emocionale; rreth 3 milionë turq me origjinë shqiptare në Turqi, të cilët mbajnë pozita kyçe në shoqërinë turke, njeriu që ka bërë fjalët e himnit kombëtar turk është shqiptar, pa marrë këtu parasysh 42 vezirët e ish Perandorisë Osmane dhe themeluesin e shtetit modern turk Ataturk, për të cilin turqit ndonëse e dinë shumë mirë që është gjysmë shqiptar nuk kanë dëshirë ta pranojnë. Po të gjykojmë në bazë të këtyre të dhënave, Turqia duhet të ishte shteti i parë në botë që do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe donatori i parë i Shqipërisë. Por, për një diplomat, qoftë turk apo shqiptar, e vërteta diplomatike nuk është e barazvlefshme me të vërtetën njerëzore. Turqia ka kaq kohë, që jo vetëm nuk e ngrë zërin për Kosovën, madje nuk ndjek as politikën e shtetit më progresiv në këtë drejtim, Amerikën, e cila duhet thënë se për çështjen e Kosovës, parë nga dritarja shqiptare është një hap

(vijon në faqen 6)

Pas masakrës sot Majko në Berat: O jetë, o vdekje F 4 Nano: “Majko nuk është nxënësi im... Qeveria ka shumë për të bërë” F 5 Masakron vëllain për 100 mijë lekë të vjetra, babai thotë “hallall” ... F 8 KOMENT Nga Fadil Paçrami: “Ndryshe, pta ndryshe” F 9 Serbët vazhdojnë provokimet; akoma plumba mbi postën kufitare shqiptare F 11