VARRË PER KRIMINELËT
Ç’thonë e ç’kërkojnë qytetarët pas masakrës në Berat
F 2-5
NË PRANGA GJITHË SA ISHIN NË LOKAL
Mbrëmë në Tiranë: Nisi fushata antikrim
Policia e kryeqytetit nisi mbrëmë vonë një fushatë bindëse antikrim.
Shumë forca policie kanë rrethuar aty rreth orës 22.00 një lokal të rrëzë Medresesë të quajtur “Astra”. Dëshmitarë okulare të ndodhur jo shumë larg këtij lokali i thanë gazetës “Koha Jonë” se policia futi brenda në fugon të gjithë frekuentuesit e asaj që bashku me një femër që së shërbente aty. Në këtë janë dëgjuar edhe krisma arme, të cilat dëshmitarëve kanë qenë reagim i policisë ndaj disa shenjave rezistence nga ana e të ndaluarve. Nuk ka njoftim zyrtar për këtë aksion blic, por burime të sigurta të gazetës thanë mbrëmë … [pjesë e palexueshme] … nisur nga … Për këtë do të mbajnë përgjegjësi …
SPECIALE pas Beratit
Qeveria betohet para policëve të vrarë: S'ka mëshirë për kriminelët Masakra, do të përmbyset kupola e Ministrisë së Rendit PD: Ministri Koci të japë dorëheqjen Prindërit e kriminelëve: S'i duam për fëmijë, t'i varrosë komunalja ■ Fshatarët që panë tmerrin: “O Enver çohu nga varri” Pak shpresa
“Përse ma vratë foshnjën time?”
Shpresa të vakëta për jetën e foshnjes së plagosur
Jonada Dervishi, një fëmijë që sapo ka mbushur 6 muaj dhe që ende nuk e di se në ç'vend të poshtër i ka rënë për hise të lindë, prezikon të jetë dëshmorja më e re, në luftën e shtetit kundër kriminalitetit.
Jonada Dervishi, një fëmijë që sapo ka mbushur 6 muaj dhe që ende nuk e di se në ç'vend të poshtër i ka rënë për hise të lindë, prezikon të jetë dëshmorja më e re, në luftën e shtetit kundër kriminalitetit. “Nuk kam më asnjë shpresë se ajo do të jetojë, mjekët ma kanë thënë…” - Belul Dervishi, më i dëshpëruar se kurrë, më i vrarë shpirtërisht dhe më i revoltuar se kurrë, vazhdon t’i qëndrojë tek koka e krevatit femijës së tij, vajzës që ai e ka emëruar “Engjëll”. Me gruan e tij, Mirjetën, kishin mbi 5 vite martesë, dhe kur kishin humbur shpresën se mund të lindnin një fëmijë, ka dalë në dritë “Engjëlli”, Jonada. Por nuk ishte e thënë… Pasi i kanë prerë kërthizën, mjekët shprehen pesimistë për jetën e saj. Ajo ka marrë edhe një plumb tjetër në trup. Dy plumba në një trup kaq të njomë. “Kam dëgjuar se unë paskam qenë se jam bërë hallall jetën e fëmijës tim shtetit” - kurrë më parë nuk kam dëgjuar gjëra të tilla, nuk do të ma nxërë goja kurrë ta them. Ky fëmijë është jeta ime, pa të asgjë e imja nuk ka më kuptim” - flet i revoltuar Beluli. Ndërsa Mirjeta, pas një tmerri që ka përjetuar në shtëpinë e saj, kur banditët luftonin me policinë dhe mbanin krijesën e saj për mburojë, duket se e ka humbur përfundimisht qetësinë. Ajo kishte nisur të merte qetësues. Një jetë e nisur më vështirësi, me një fëmijë që ka ardhur pas shumë vitesh në jetë dhe, kur dukej se çdo gjë ishte e rregulluar, shtëpia e çiftit fatkeq është zgjedhur nga një bandë kriminelësh si kështjellë për të luftuar me policët e shtetit.
“Unë nuk isha në ato momente në shtëpi, isha larguar që në mëngjes për t’u marrë me disa punë të mia. Kur jam kthyer në mbrëmje, kam mësuar gjithë ç’kishte ndodhur në shtëpinë time. Vrapova në spital ku kishte përfunduar vajza ime e shtrenjtë”. Më pas ka qenë bashkëshortja e tij që ka treguar fije e për pe se ç’farë kishte ngjarë në të vërtetë në shtëpinë e tyre, kur deri disa orë më parë sundonte gëzimi për buzëqeshjen e foshnjes. “Gruaja më tha se kishte qenë në dhomën e fëmijës duke e dhënë për të pirë, kur kanë hyrë rrëmbyesit tre vetë të armatosur, që vinin vërdallë, pa ditur se ç’të bënin. Në moment ajo kishte nisur të ulërinte, pasi nuk mund të kuptonte se ç’farë kërkonin ata njerëz të çakërdisur dhe me armë të ngritura”. Beluli është i revoltuar, i mërzitur dhe i vetmi ngushëllim për të duket se ka mbetur alkoli. “Vajza mund të më kishte shpëtuar, por policët nuk janë treguar shumë të kujdesshëm” - ai është i bindur se e gjithë ç’ka ndodhur nuk do të kishte patur këtë fund, për familjen e tij, nëse policia do të ishte treguar më e matur në veprimet e saja rreth shtëpisë së tij. Gruaja i ka treguar se kriminelët i kishin thënë se ne nuk kemi fare punë me ty, por na duhen neve për t’iu patur si mburojë nga policia. Njëri prej tyre kishte marrë vajzën në krah dhe vinte vërdallë nëpër shtëpi, duke dalë sa në një dritare në një tjetër, të cilat janë thyer në frëngji kullash. Ndërsa kriminelët ishin pozicionuar në shtëpinë e Belulit, policia kishte identifikuar shtëpinë dhe kishte rrethuar gjithë fshatin. Të tjera forca kanë mbërritur nga Tirana me helikopterë. Pas kësaj nuk mbetej gjë tjetër, përveçse gjuhës së plumbave. Policia ka thënë se u ka bërë disa herë thirrje kriminelëve që të dorëzohen, por ata duket se e kishin ndarë mendjen që çdo gjë të zgjidhej në fushën e betejës. Njëri prej tyre, ai që mbante foshnjen në gjoks, ka qenë më i mbrojturi dhe ka dalë më në ballë, duke qëlluar ndaj policisë. Atij është bërë një betejë e vërtetë, janë derdhur mijëra plumba kallashnikovi, janë thyer xhamat dritarësh e janë copëtuar dyer. Por Beluli nuk di me saktësi se ç’bëhej në atë moment me gruan dhe vajzën e tij. Di vetëm se njëri prej tyre mbante në gjoks fëmijën, ndërsa gruaja duket të ishte strukur në ndonjë qoshe për t’i shpëtuar plumbave që vërshonin. Policia tha thënë se njëri nga kriminelët e ka qëlluar vetë foshnjen, por babai i saj, mbështetur në tregimet e të shoqes, është kategorikisht kundër këtij versioni. “Vajzën e ka qëlluar policia, për të vrarë kriminelin që e mbante atë në krah. Po të ishin treguar më të kujdesshëm, unë jam i bindur se sot nuk do të isha këtu, por duke luajtur me fëmijën tim” - thotë i përlotur Beluli. Ai thotë se nuk mund të bëjë më fëmijë, por edhe sikur të mund të lindë sërish, vajzën e tij të parë, Jonadën që ende është duke luftuar me vdekjen, nuk do ta zëvendësojë askush.