27/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 mars 1999

NJË DËSHMITAR OKULAR RRËFEN

Tragjedinë e fshatit Goden që u zhduk për dy orë dhe detajet nga masakrat kriminale të bandave serbe “GRAVE U SHOYEN VESHET, U KEPUTEN GISHTAT, I DHUNUAN, THEREN ME HANXHAR, PUSHKATUAN 22 BURRA...” F 4

Largohen të huajt nga Shqipëria

Gjatë gjithë ditës së djeshme, pas mbylljes së aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, të huajt, (por edhe familje shqiptare) janë larguar me tragetet e linjës për në Itali. Mesohët se numri i trageteve është dyfishuar në Durrës. Edhe nga pika e kalimit kufitar me Greqinë numri i të larguarve është jashtëzakonisht i madh, ndonfta kjo edhe nga paniku i përhapur se Greqia mund të mbyllë kufijtë me Shqipërinë si pasojë e përhapjes së konfliktit. Gjithashtu, burime nga Ministria e Transporteve dhe e Rendit Publik sqarojnë se aeroporti ndërkombëtar i Rinasit është mbyllur për një kohë të pacaktuar dhe në vend të aeroplanëve në pistë mbizotëron aviacion luftarak, kundrarrotër tanket. Po kështu, në territorin Maqedonas është e pamundur të kalohet si pasojë e kontrolleve të imëta, porse edhe për rrezikun me të cilin mund të përballet edhe Maqedonia.

Njoftim për vend pune

Redaksia e TV KOHA shpall konkursin për një vend pune në cilësinë e përkthyesit të gjuhës angleze. Kandidatët duhet të jenë me banim në Tiranë dhe të jenë të diplomuar. Paga është e lartë. Për çdo sqarim të paraqiten në adresën “TV KOHA” (pranë gazetës “Koha Jonë”). Tel 042/355 91.