31/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

31 mars 1999

Italia dhe Greqia bëjnë sehir me katastrofën shqiptare

Deri mbrëmë, asnjë ndihmë serioze nga vendet fqinje Nikollë Lesi Deri mbrëmë vonë, numri i të ardhurve nga Kosova i kalonte të 90 mijë vetët. Megjithatë burime nga Ministria e Pushtetit Lokal theksuan po mbrëmë se “Kemi informacione për një kolonë tjetër të madhe nga Kosova që llogaritet mbi 100 mijë”. Nëse informacioni i dalë nga kjo ministri është i saktë, atëherë numri total brenda këtyre ditëve do të shkojë afërsisht 200 mijë kosovarë. Përballë kësaj morie njerëzish, sado e fortë të jetë mikpritja vëllazërore shqiptare, përsëri Qeveria Majko do të jetë para një udhëkryqi fatal: Ku do t’i marrë paratë për të menaxhuar një masë kaq të madhe? Natyrisht që secili do të heqë një pjesë të bukës së tij, por kështu nuk vazhdohet. Po nëse numri rritet, po nëse mbarojnë ushqimet dhe sendet më të nevojshme, si do të vejë halli shqiptarëve të këtyshëm dhe shqiptarëve të Kosovës, që tashmë janë ende të këtu­shëm? Disa mund të thonë: Mikovës, Mikovës, Mikovës, Mikovës, që tashmë janë ende të këtu­shëm?

Komunistët shqiptarë aleatë të NATO-s...!

Paradokse Komunistët shqiptarë aleatë të NATO-s...! Hysni Milloshi: “Ky lloj kapitalizmi na pëlqen, ndihmon Kosovën” F 18

Kosovare. Për banorët e kësaj ... menax- [teksti në krye është i prerë] ... mbaruar. Do të vij në pallate nga doganat shqiptare ... të vijë, pasi lufta dhe paniku ka pushtuar biznesmenët e huaj, por edhe vendas. Ti themi gjërat ashtu siç janë në realitet dhe jo siç duhet folur para kamerave televizive për tu treguar kush e kush me patriot se tjetri. Natyrisht që gishti tregues shkon drejt vendeve fqinjë, Italisë dhe Greqisë. Por asnjëra prej tyre nuk e ka seriozisht, të paktën deri dje. Edhe nëse bien ndonjë gjë, është sa për të shtyrë dynden e njerëzve drejt brigjeve italiane dhe tokës helene. Ku janë pra ndihmat e mëdha të Italisë dhe Greqisë? Ku? Apo “po përgatiten në portet e tyre...”?! Nëse këto dy vende në çështjen e luftës dhe të sulmit të NATO-s ndaj Serbisë hezituan ose u shpërrodhën, po për qindra mijë shqiptarë vendas dhe të Kosovës përse nuk nxitojnë të sjellin ndihmat mëdha dhe konkrete. Shqipërisë iu duhen makina të reja për të tërhequr kosovarët nga Kukësi për në brendësi të vendit, por i nevojiten ushqime, veshmbathje e plot gjëra që në gjuhën popullore thuhet “për të mbajtur shpirtin gjallë” Kabineti qeveritar, i ndodhur para një morie kërkesash nga të gjitha rrethet, përse nuk i bën presion dy vendeve që shuhallen në diellin e pranverës, pra që t’i kërcënojë me dyndje njerëzish drejt tyre me anije? A janë gjithë ditën këto dy vende për “të drejtat e njeriut në Serbi”. Natyrisht që përgjigjia mbetet pozitive, po për kosovarët që vriten, apo që nuk kanë ushqime përse nuk nxjerrin gjë në ndihmë? Nëse në Bari të Italisë do të shkonin 30 mijë emigrantë atë menjëherë do të fillonte kaosi, zhurma dhe mund të binte qeveria e D’Alemes. Kur Italia, një nga vendet më të industrializuara të botës do t’i kishte problem ekonomik 30 mijë vetë, po Shqipëria me 90 mijë vetë sot, dhe me 200 mijë nesër? Nëse nuk na sjellin ndihma për të uriturit dhe për ato që flenë nën çadra si në luftën italo-greke(!), atëherë Italia dhe Greqia do të përballen me një eksod të madh, aq sa eksodi i vitit 1992 do t’ju dukej si lule.

Kosova - Speciale

DESHTON VIZITA E PRIMAKOVIT NE SERBI Uashingtoni: “Më shumë bomba për Serbinë” Londra: “Për Millosheviçin nuk do të pushojnë bombat as ditën e Pashkëve”

BËHEN VRASIN 3 MIJË INTELEKT- TUALE

F 9

Pas disa ditësh “KJ” përsëri me 32 faqe

Njoftim për lexuesit Nisur nga moria e lajmeve si dhe angazhimit total të gazetës “Koha Jonë” për çështjen e Kosovës; nisur nga mungesa e faqeve për të pasqyruar në detaje për ç’ka ndodhë në Shqipëri, nisur nga dëshira për të pasqyruar përditë 16 faqe rreth ngjarjeve në Kosovë dhe 16 faqe për ç’ka ndodhë në Shqipëri, redaksia lajmëron lexuesit se brenda pak ditësh gazeta “Koha Jonë” përsëri do të jetë me 32 faqe, e përditshme.