Ka propozime për një Samit ku do të vendoset ndarja e Kosovës, e cila do të garantohet nga SHBA, Evropa dhe Rusia
F 11
Kosovarët, në kampin e refugjatëve në Kavajë duke pritur shpërndarjen e mengjesit
foto REUTERS
Gabimi i nënvlerësimit të Moskës
Nga Mihail Gorbaçov, ish-President i Bashkimit Sovjetik
Opinion
Situata po bëhet tejet e rrezikshme. Është e domosdoshme që Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera të Perëndimit të llogarisin atë se çfarë mund të ndodhë nëse do të vazhdohet rruga katastrofike. Katastrofike, jo vetëm për fatet e tyre, por për fatet e gjithë komunitetit botëror, të institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara që kanë qenë krijuar për të ndihmuar shtetet e ndryshme të zgjidhin në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet midis tyre. Tashmë jemi në kufijtë e një Lufte të Ftohtë të re, e cila rrezikon që me shpejtësi të degjenerojë në një luftë të nxehtë. Sidomos sepse në Perëndim është lënë shumë shpejt pas dore Rusia si një vend pa peshë, si një ish-superfuqi me të cilën tani mund të bësh ç’të duash duke mos i marrë parasysh interesat e saj.
Një gabim fatal. Kjo tregon se ata që konsiderohen si sundues të botës nuk kanë asnjë ide reale lidhur me kompleksitetin e saj. Unë jam absolutisht dakord me qeverinë e vendit tim, që ka shprehur vullnetin e saj për të mos u angazhuar në asnjë pretekst në një konflikt. Shpreh bindjen se Rusia mund dhe duhet të ushtrojë gjithë peshën e saj dhe potencialin e saj negociues të ndërmjetësimit dhe arsyes. Po është gabim të pritet që Rusia të bëjë një gjë të tillë e vetme. Është e nevojshme duksh t’i ofrohet mënyrën që ajo të mos mendojë se përpjekjet e saj janë të kota.
Ndryshe do të përballemi me të njëjtat gjëra, indinjatën dhe irracionalitetin e të imponuarit të rrugëve të tjera. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm mbi rrezikun e pasojave katastrofike dhe që duhet për të vepruar në parandalimin e kësaj. Deri sa kemi kohë.
SHENIM I REDAKSISE:
Ky opinion i Gorbaçovit është bërë publik dje në të gjitha mediat ndërkombëtare ndaj “KJ” e boton jo se është dakord me mendimin e ish-liderit rus, porse për të treguar kompleksitetin e përshkallëzimit të Rusisë në luftë.Parmbërmë presidenti rus Jeltsin urdhëroi tërheqjen e raketave strategjike bërthamore ndaj vendeve të NATO-s që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj Serbisë dhe kërcënoi me fillimin e një Lufte të Tretë Botërore.
- Ja e vërteta mbi Rugovën.
- Kosovarë të përdhunuar në një kamp serb në Gjakovë
F 2
Rusia: “Po u ndërprenë bombardimet Beogradi do të pranojë trupat e huaja
F 3
Majko: “Dorë e hekurt për parandalimin e korrupsionit”
F 8
Analisti britanik Pettifer për “KJ”: “Perëndimi dhe Shqipëria do të bllokojnë Maqedoninë”
F 9
Lirohen doganierët e kontrabandës
F 21