23/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 prill 1999

Gjermanët: Kundër Serbisë të shlyejmë nazizmin

Kancelari gjerman Shrëder, e ka shpjeguar dislokimin e parë të trupave të saj të luftimit, që prej vitit 1945, kur u mund Rajhu i Tretë Nazist, në Luftën e Dytë Botërore, si një detyrim të Gjermanisë ndaj shtypjes, dëbimeve dhe përdorimit të dhunës. Ky qëndrim, sipas Shrëderit, shlyen edhe të kaluarën gjermane. F 13

NATO NISET NGA TOKA MILLOSHEVIÇI TËRHIQET

“Pranojmë trupat e huaja, por të drejtuara nga OKB” Gati sulmi nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Hungaria F 13

Millosheviçi, po prezencës ndërkombëtare

Lajm i orës së vonë, 23.45 Presidenti jugosllav Slobodan Millosheviç i ka deklaruar dje të dërguarit rus Çernomirdin se ai ishte gati për të pranuar një “prezencë ndërkombëtare”, por kjo vetëm nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara. Presidenti amerikan Bill Klinton ka deklaruar se propozimi përbënte hapa përpara dhe ishte e para provë, e paqartë së premtuar që nga fillimi i Luftës ajrore të NATO mbi Jugosllavinë 30 netë të shkuara. NATO, që është gati duke filluar festimet për 50 vjetorin e saj në Washington, ka hedhur në erë rezidencën e tij në Beograd dhe është gati drejt hedhjes në tokë të trupave tokësore. Megjithatë bombat edhe dje nuk kanë pushuar në Beograd, fakt që tregon se fushata e NATO do të vazhdojë edhe më vonë. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS “një prezencë ndërkombëtare” në Kosovë nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara dhe me pjesëmarrjen e Rusisë është siguruar pas një dokumenti të përbashkët që është nënshkruar pas bisedimeve që janë zhvilluar ndërmjet Viktor Çernomirdin dhe Slobodan Millosheviçit. “Statusi i forcave ndërkombëtare apo vendet që do të marrin pjesë në të - kjo është një çështje që do të diskutohet. Por, kryesorja është se Rusia do të marrë pjesë”, ka cituar TASS Çernomirdin, ish kryeministrin rus. Çernomirdin pasi ka lënë Beogradin për në Moskë është cituar të thotë se ai priste të takonte përfaqësuesit e shteteve, anëtare të NATO në Moskë, jo më gjatë se dita e sotme. Ai gjithashtu ka thënë se mund edhe të fluturojë pa vonesë edhe në Europë, për të takuar udhëheqësit e NATO nëse do të ishte e nevojshme. Klinton është shprehur pas kësaj në një konferencë e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë kur ka qenë me Javier Solanen se: ”Nëse do të ishte vërtetë një propozim për forca të vërteta sigurimi, kjo do të ishte hera e parë që Z. Milosheviç e ka bërë këtë dhe nëse ai jep prova unë shikoj këtë disa hapa përpara.”

Avionë rusë transportojnë armët e NATO-s për në Kosovë faqe 13 Solana flet për 50-vjetorin: “Fitorja në Kosovë është prestigji ynë” faqe 12 Bombardimet e NATO-s shkatërrojnë rezidencën e Millosheviçit faqe 3 Luftime në Has: Plagoset oficeri shqiptar, ushtria përdor autobindat faqe 4 Kaos i plotë në Kukës: Helikopterët kthehen bosh, kosovarët nuk largohen faqe 8 Çmimet trondisin ekonominë: Apartamentet tani 100 përqind më shtrenjtë faqe 22 Kupa e Kupave: Në finale Lacio dhe Majorka faqe 22

Lista e kosovarëve që kërkojnë njëri-tjetrin

F 29-30