01/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 maj 1999

GRUSHT SHTETI NË SERBI!

F 17 Zhospen: “Franca nuk është për ndarjen e Kosovës ... më kanë keqkuptuar” NATO-ja e re dhe armiqtë e rinj Nga Vaclav Havel Presidenti i Republikës Çeke Ne jemi duke jetuar në një kohë jo të zakonshme, një kohë që do të testojë aftësitë tona për të marrë pjesë në sfidën kundër një kërcënimi të ri dhe të egër që është duke iu bërë njerëzimit, kërcënim që nuk prek vetëm sigurinë tona, por që gjithashtu prek edhe ambientin tonë dhe veçanërisht civilizimin tonë. Këto kërcënime kanë bërë të lindë një kërkesë e madhe për të vepruar, jo vetëm nga NATO dhe anëtarët e saj më të rinj përfshirë edhe vendin tim Republikën Çeke, por të gjithë qenien humane. Gjashtëdhjetë vjet pas invazionit direkt të vendit tonë nga Wehrmacht-i i Hitlerit dhe tridhjetë e një vjet pasi ushtritë e Traktatit të Varshavës kanë shkatërruar “Pranverën e Pragës” sigurimi ynë është bërë një komponent integral i të gjithë botës Euro-Atlantike. Rreziku që populli çek mund edhe njëherë tjetër të jetë për një agresori i cili mund edhe të na godasë, të sigurtë se bota demokratike nuk do të ngrejë as edhe një gisht për të intervenuar tashmë është lënë në mënyrë të parevokueshme për të kaluarën. (vijon në faqen 14) ■ Serbët i vënë zjarrin postës tonë kufitare F 3 ■ 33 trafikantë shqiptarë para gjykatës italiane F 19 ■ Rriten rrogat e buxhetorëve me 10% F 20

Edhe tërmeti na u desh!

Gavrosh Levonja Kështu i kanë thënë njëri tjetrit ose vetes beogradasit dje në orët e para të mëngjesit kur një tërmet shkundi ndërtesat e kryeqytetit serb, duke u dëgjuar edhe në thellësitë e bodrumeve ku ata ishin strehuar gjatë natës për t’i shpëtuar bombave. Dje, sirenat që zakonisht lajmërojnë përfundimin e senacës së zakonshme të bombardimit, duket se ranë për tërmetin. Në të vërtetë, bombardimet vetëm se ua kanë shtuar hallet serbëve të thjeshtë, të kërrusur nën peshën e rëndë të sanksioneve shtatëvjeçare. Përveç mungesës së naftës dhe disa produkteve jetike, beogradasve po u soset gjithçka. Çdo ditë shtohet lista e artikujve që mungojnë në treg ashtu siç shtohet dhe numri i objekteve të shkatërruara, në kohën që pakësohet numri i pasojmarrësve në koncertet-farsë në sheshe të organizuar për t’i treguar NATO-s “se nuk kemi frikë”. Por, dje, pas tërmetit shumica e serbëve kanë menduar se edhe “Zoti nuk është me ne”. Kosova e paska pasur çmimin shumë të lartë. Nuk dihet a e kishte parashikuar këtë Millosheviçi.

ROGNER RWF TVA DWN ■ Serbët i vënë zjarrin postës tonë kufitare F 3 ■ 33 trafikantë shqiptarë para gjykatës italiane F 19 ■ Rriten rrogat e buxhetorëve me 10% F 20

Mbi 3 mijë lezhanë drejt Kavajës

Futboll: Luftohet për të hyrë në kategorinë e parë Më datë 5 Maj në stadiumin e Kavajës mes Rreshterit Shqiptarë e Futbollit ka përfshirë zhvillimin e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të skuadrës e cila luftojnë për të hyrë në kategorinë e parë të futbollit. Siç dhe pretendojnë me të fuqishmen nga të katër skuadrat që kanë zënë vendin e parë në katër grupet e kategorisë së dytë janë “Besëlidhja”, “Lezhës dhe “Luftëtari” i Gjirokastrës. Kjo ndeshje do të luhet në Kavajë. Siç mësohet nga burime brenda klubit “Besëlidhja” janë prenotuar dyzetë makina e autobusë si dhe trenit i linjës për të shkuar mbi 3 mijë lezhanë që do të ndjekin ndeshjen e skuadrës së tyre, e cila ka në përbërje futbollistë cilësorë, të cilët janë blerë edhe nga kategoria e parë. Për të gjykuar këtë ndeshje Federata e Futbollit ka marrë masa të rrepta, ndër të cilat është edhe caktimi i treshes që do të arbitrojë vetëm 1 orë para fillimit të ndeshjes, në mënyrë që të eliminohen ndërhyrjet e politikës apo të ofendave financiare. Sipas analistëve të futbollit, nisur nga përgatitja e ekipmen-dhoret se Besëlidhja i ka shanset për të kaluar në të parën, duke synuar për në gjashtë ekipet me të mira të kategorisë së parë, pasi që tani është në radhët e para, pasi që tani është në radhët e para të renditjes e klubit për blerjen e disa futbollistëve cilësorë nga “Tirana”, “Vllaznia”, “Bylis”, Flamurtari” dhe “Dinamo”.

“Po nuk pagove nuk të lëshojmë asnjë”!

Drejtoria e “Luftës kundër krimit ekonomik” në ministrinë e Rendit Publik strehe e korrupsionit dhe e mafias ekonomike Tregtarët akuzojnë drejtuesit e drejtorisë së krimit ekonomik për rryshfete dhe shpunonjes të caktuar u bëjnë presione për të kërkuara lekë në shuma të mëdha. Ç’bën ministri Koçi përballë kësaj lukunie hajdutësh? F 5

Sikur kosovarët të kishin të drejtën e votës në Shqipëri, do të votonin për ...

? Sikur kosovarët të kishin të drejtën e votës në Shqipëri, do të votonin për ... F 9

Lista e kosovarëve që kërkojnë një jetë...

F 30-31