02/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 maj 1999

DEZINFEKTONI QYTETIN OSE DO TË VDESIN TË GJITHË

Mjekët japin alarmin / Kolera ulet këmbëkryq në Kukës

Millosheviç, letër Klintonit

Të lutem, ndalo bombardimet Jam gati të takohem me presidentin amerikan, por nuk do ta kërkoj vetë këtë takim BEOGRAD- Slobodan Millosheviç do t’i dërgojë një letër presidentit Bill Klinton, njoftoi dje në mbrëmje prifti

Presidentin amerikan, por nuk do ta kërkojë vetë këtë takim

BEOGRAD- Slobodan Millosheviç do t’i dërgojë një letër presidentit Bill Klinton, njoftoi dje në mbrëmje prifti amerikan, Jesse Jackson, i cili bisedoi gjatë ditës me kryetarin jugosllav të shtetit. Klinton, njoftoi dje në mbrëmje prifti amerikan, Jesse Jackson, i cili bisedoi gjatë ditës me kryetarin jugosllav të shtetit. Presidenti Millosheviç “përmendi në mënyrë sinjifikative” Kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s lidhur me Kosovën, i deklaroi shtypit, prifti Jackson. “Unë i kërkova atij t’i shkruante Klinton, me qëllim që të mund t’ia transmetoj presidentit, sepse ne nuk jemi këtu për të biseduar lidhur me hollësitë e propozimit”, theksoi ai. “Millosheviç do t’i dërgojë një letër për këtë çështje presidentit Klinton”, në të cilën ai do t’i “bëjë përsëri një thirrje NATO-s, në mënyrë që ajo të ndalojë bombardimet, sepse ato po traumatizojnë popullsinë”, shtoi ai. Sipas një anëtari të delegacionit amerikan, i cili kërkoi të mbetej anonim, prifti Jackson “i sugjeroi Millosheviçit të shkruante një letër Klintonit”. Millosheviç u tregua “i hapur lidhur me idenë për ta takuar presidentin Klinton, por ai nuk premtoi për ta kërkuar një takim të tillë”, tha ky burim, duke shtuar: “Ne shpresojmë të marrim një letër për Klinton përpara largimit tonë”.

Kalendari i hipokrizisë së sportit shqiptar

Ishte “mjekar”, që kalendari i kronikës së zezë të sportit shqiptar të ishte edhe dje i bardhë. Ndëshja e javës së XVII midis Tiranës dhe Beratit ishte mbyllur pas një “kompromisi të paqtë” të kurvave të ligjit, njerëzve të sportit me një gol hipotetik në portën e kryeqytetasve. Ka qenë i pamjaftueshëm më pas reagimi i tiranasve për t’i lobuar mendjen bashkëqytetarit të tyre gjyqtar, se ai në një çast të vetëm kishte dhënë dy vendime krejt të kundërta. Në njërën ai kishte penalizuar Beratin për faull dhe në tjetrën kishte penalizuar Tiranën me gol. Më pas të mpirë, zakonisht ngelen në këtë rast, në tribunat e stadiumit ata pak zyrtarë shqiptarë, që pretendojnë se janë duke menaxhuar sportin e vendit të tyre. Në fakt, kronika e zezë ka edhe faqe të tjera dhe një dorë e papërtuesshme mund të shikojë atje edhe Vllazninë të fyer, por edhe Lushnjen të sakatuar, e shumë ekipe, që “presin” tre faqet e fundit të kampionatit për të qenë personazhe. Në këtë impotencë të të gjithë para dhunës, duket edhe hipokrizia e asaj që pretendohet se është duke u zhvilluar sporti shqiptar. Një javë e zakonshme e kampionatit kombëtar të 60 ka më shumë pazare se në një bursë metropoli, pazare ku shteti fatkeq që ka ngritur edhe Institucionin e luftës kundër dhunës në sport, ngelet “i habitur”, para impotencës së vet.

Historia e tmerrshme e 10 vjeçarit nga Kosova: “Si mbeta gjallë mes 21 kufomave” — F 3 UÇK: “LDK të marrë poste në qeveri” — F 4 Shqipëria dhe një herë në “Fokus” - konferencë tjetër donatorësh për Tiranën F 7 Ndihmat, bllokohet shoqata e parë e implikuar në vjedhje F 12 Lobi rus në Shqipëri Nga Diplomaticus F 13 NATO: S’pagauajmë për Rinasin F 19 1 Maj - Proletarët nxjerrin horrllëqet e padronëve F 21 E djela e Filip Çakulit Shqiptarët nuk çarmatosen kurrë F 31-32 Lista e kosovarëve që kërkojnë njëri-fetarin F 28-29