Kaos dhe mafje në Ministrinë e Rendit
Ministri Koçi emëron shefa komisariatesh dhe punonjës në pikat doganore për hir të interesave të klaneve mafioze politiko-financiare
Kryeministri dhe zv/kryeministri kritikojnë Koçin për paaftësi dhe korrupsion
Gjatë këtyre ditëve qeveria është vënë në një gjallërim të padiskutueshëm për shkak të fluksit të madh të refugjatëve nga Kosova, vendi pak ditë më parë ishte në qetësi për shkak edhe nga zhvillimet e luftës, e cila po merrte një rrjedhë pozitive. Kujtojmë se vetëm para pak ditëve në prefekturën e Kukësit kryetari i sapoemëruar atje nga qeveria e majtë, Duka zëvendësoi vartësin e vet Duka. Ndërkohë para pak ditësh edhe në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në Tiranë ka lëvizur nëpunësi duke emëruar kryetar një ushtarak. Më pas lëvizjet në drejtori të tjera të ministrive duket se janë të shumta e pronarët e rinj, mbështetësit e kryeministrit Nano dhe koalicionit për qeverisje, kanë lëvizur njerëzit e tyre në pozicione kyçe. Më i shumti është ky fluks në Ministrinë e Rendit Publik.
Duke filluar me emërimin e Fehmi Peronit si zëvendësshef i Komisariatit të Tiranës, largimin nga posti i drejtorit të Qarkullimit Rrugor të drejtorit aktual Ahmet Prençit, për duan të emërojnë një oficer tjetër të PSh, kreun e krimeve të Tiranës, i cili ka qenë përfshirë në prangosjen e ish-presidentit. Këto dhe të tjera lëvizje të policisë kriminale e të qarkullimit rrugor që po ndodhin këto ditë janë dëshmi të politizimit të institucioneve të rendit, por duan të bëjnë kulmin e perversitetit, pasi po tentojnë të rikthejnë në postet kyçe njerëzit e tyre. Duke menduar se kjo është një rrethanë e favorshme që në përhumbjen e përgjithshme gjithçka paraplazhohet, të klanit të kundër krimit, aktualisht të emëruar në poste mjaft të rëndësishme të policisë dhe qarkullimit rrugor. Sipas të dhënave të fundit, qeveria po tenton tashmë të caktojë në pika shumë të rëndësishme në të gjitha komisariatet e Policisë dhe në dogana kuadrot më të njollosur e më të korruptuar. Këta oficerë policie që tentohen të emërohen të cilësuar nga qarqe të larta të PS si njerëz të përlyer me trafiqe dhe të implikuar në veprimtari kriminale dhe kontrabandë. Të preferuarit e kupolës së policisë që po riciklohen këto ditë në poste të policisë janë të lidhur me njerëz të rëndësishëm të qeverisë dhe me klanin politiko-financiar të qeverisjes, por dy emrat që po riciklohen së fundi në krye të komisariateve më të rëndësishme të policisë dhe qarkullimit rrugor kanë lidhje me emrat e ish-pushtetarëve të diktaturës. Me sa duket ministri Koçi nuk i shpëton dot filozofisë së tij për të kthyer në postet kyçe oficerë të policisë të cilësuar si të korruptuar.
Një ditë më parë kryeministri Pandeli Majko i tërhoqi vëmendjen ministrit të Rendit Publik, Petro Koçi, se ai bën emërime të politizuara dhe jo profesionale. Në mbledhjen e djeshme të kabinetit, kryeministri është shprehur mjaft ashpër se emërimi në pozicionin e zv/shefit të komisariatit nr.4 në Tiranë, i Fehmi Peronit nuk mund të pranohet si zgjidhje e këtij institucioni. Kur janë vënë në dukje veprimet e kryera nga Koçi, për ta emëruar këtë njeri, kryeministri është shprehur se kjo punë po sjell probleme të mëdha dhe nuk e kupton përse emri i Fehmi Peronit është ende në insistimin e zyrtarëve të Ministrisë së Rendit. Jo vetëm kryeministri Pandeli Majko por edhe zëvendësi i tij Ilir Meta e ka përshkruar emërimin e z. Peroni si një veprim që dëmton policinë. Mësohet se kryeministri dhe zëvendëskryeministri janë dakord të pezullojnë një numër emërimesh e shkarkimesh në disa drejtori të policisë dhe komisariate, deri sa të sqarohen lidhjet e vartësve të Koçit me klane politiko-financiare. Brenda ditës së premte një grup specialistësh të Ministrisë së Rendit përpiluan një raport ku bënë të ditur emrat e policëve që prej disa muajsh janë aktivizuar në strukturat e policisë dhe të qarkullimit rrugor, por që me tepër kanë meritë se janë pranë klanit të Koçit. Një pjesë e këtyre oficerëve kanë punuar me ish-pushtetarët e diktaturës dhe kanë qenë të përfshirë në ngjarje ende të pasqaruara. Më lart është përmendur emri i z. Fehmi Peroni, drejtori i Policisë së Qarkullimit Rrugor, Ahmet Prençi është kritikuar për lidhjet që ka me klane të caktuara dhe emërimi i tij në këtë post u vendos si një mani për të sistemuar njerëzit e tjerë të klanit. Një raport tjetër i ardhur nga Ministria e Rendit informon se bëhen përpjekje për të ndryshuar nëndrejtorin e Policisë Kriminale, Pëllumb Nako. Sipas raportit do të emërohet në vend të tij një ish-pronar i kompanisë piramidale “Silva”, Pëllumb Shehu. f 5
policia dhe krimi