14/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 maj 1999

Diplomacia e “gabimeve” me bombat e NATO-s

Disa shtete europiane po manifestojnë interesat proserbe, ndërsa SHBA dhe Anglia janë të vendosura për Kosovën e pavarur Rusët: “E dimë që është i poshtër, por ama është i yni” — F 16-17 —

Nuk është koha për mitingje

Mitingu përkujtimor me rastin e vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari duket se shërbeu për të ...

NATO sjell policinë e saj për rendin në Shqipëri. 500 të parët do të shkojnë në Berat — F 11 —

Mbaron misioni shqiptar i Mariza Linos. Tani një tjetër ambasador nga SHBA F 2 Lumë akuzash mbi Berishën. Politikanët: “Ai po përçan faktorin shqiptar” F 4

[?] për mitingje

Mitingu përkujtimor me rastin e vrasjes së liderit të djathtë, Azem Hajdari duket se shërbeu për të nxitur Berishën që t’u rikthehet shesheve. Por, momenti i zgjedhur për një rikthim të tillë, nuk është aspak i përshtatshëm. Nëse do të flitej për të manifestuar në shesh, kjo mund të bëhej vetëm për të kërkuar zbatimin e kërkesave të NATO-s, bombardimet e kësaj të fundit mbi Jugosllavi si dhe për të dënuar spastrimin etnik të ndërmarrë nga Millosheviçi ndaj bashkëkombasve tanë në Kosovë. Ndërsa të dalësh në shesh kundër qeverisë aktuale është një hap kundërproduktiv në radhë të parë për vetë Berishën dhe opozitën e kryesuar prej tij. Tashti, për këdo, po bëhet e qartë se problemet shqiptare më shumë se qeveria, po mbart faktori ndërkombëtar. Dhe, nuk janë të pakta rastet, kur qeveria jonë zbaton sugjerimet e tyre apo ndodhet në rolin e ndërmjetëses. Duke i bashkuar kësaj mobilizimin e gjithanshëm në përpjekjet për të kapërcyer problemet emergjente të krijuara në Shqipëri dhe përreth si pasojë e zhvillimeve të tanishme, vendimi për t’iu kthyer shesheve bie edhe më shumë në sy si një veprim i orientuar edhe kundër faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA, të cilat orkestrojnë fushatën e tanishme kundër Beogradit. Në këto kushte, një ashpërsim i qëndrimit ndaj qeverisë mund të ishte me vend, nëse nga përëndimi do të vin[in] shenja pakënaqësie apo sinjale se kjo qeveri duhet zëvendësuar. Në këtë mënyrë, deklaratat e shumta të liderit të opozitës për mbështetjen e politikës amerikane tingëllojnë si blof. Interesant është fakti se vendimi “për të pushtuar sheshet” përkon me manovrat dhe “zbutjet” e disa vendeve europiane ndaj Millosheviçit, shenja këto që u vunë re fill pas zbarkimit të forcave të NATO-s në Europë. Kjo të bën të mendosh edhe për mundësinë e një lidhje të vjetër midis Berishës dhe disa kancelarive europiane të cilat po tregohen tepër aktive si në aktivizimin e faktorit “Rugova”, ashtu dhe në arritjen e një suksesi nga ana e diplomacisë ruse. Konkretisht, vendimi i Berishës u mor pas rezolutës së Parlamentit Shqiptar për të njohur qeverinë “Thaçi”. Kuptohet se çdo kundërshtim i kësaj qeverie i shërben daljes sërish të Rugovës në rolin e protagonistit të politikës kosovare.

SPORT

Pas dhunës në Kavajë kundër Tiranës, trajneri Sulejman Mema përgatit dorëheqjen: Do të largohem nga pankina F 22

Përse nuk vazhdon rruga Rrogozhinë-Elbasan?

Firma turke "BE-HA-SE" mashtron me paratë e Shqipërisë Ka disa muaj që asnjë metër rrugë nuk shtrohet nga firma turke "BE-HA-SE" Const.Co. me qendër në Ankara të Turqisë, e cila ka fituar tenderin për zgjerimin e rrugës Rrogozhinë - Elbasan, ndonëse i ka tërhequr të gjitha fondet financiare. Përse ministrja Shuli nuk merr masa ndaj firmave si të vendit, ashtu edhe të huaja qofshin, të cilat nuk zbatojnë kontratat e firmosura. Në rastin në fjalë, rruga Rrogozhinë-Elbasan, është pjesë e planeve afatgjata, që qeveria shqiptare ka për zgjerimin e të gjitha rrugëve automobilistike, megjithatë nuk mund të lejohet që paratë janë tërhequr në shumën disa milionë dollarë dhe asnjë metër rrugë të mos shtrohet, pasi, siç thuhet, firma turke është larguar nga Shqipëria. Largimi i saj është bërë duke tërhequr disa milionë në arkën e saj, ndërsa rruga po shkon drejt shkatërrimit total. Janë të shumta faktet që mund të përziejnë edhe zyrtarët shqiptarë, por kryeministri Majko duhet të vërë para përgjegjësisë të gjithë ata zyrtarë që janë përfshirë në këtë aferë.