14/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 korrik 1999

Majko: Do flas me Meidani për heqjen e ministrave

Presidenti edhe shkel Kushtetutën

Një nga premtimet më të bujshme të ekipit që mori në dorë qeverisjen dy vjet më parë, ishte bërja e vendit me Kushtetutë. Kjo sepse, opozita e dikurshme në kritikat e saj kundër Berishës dhe qeverisjes së tij, si një nga shkaqet kryesore të problemeve të mëtejme përmendte pa- zull nxjerrte mungesën e një Kushtetute ku duhej mbështetur kuadri ligjor në bazë të të cilit duhej të zgjidheshin problemet në fjalë. Një nga premtimet më të bujshme të ekipit që mori në dorë qeverisjen dy vjet më parë, ishte bërja e vendit me Kushtetutë. Kjo sepse, opozita e dikurshme në kritikat e saj kundër Berishës dhe qeverisjes së tij, si një nga shkaqet kryesore të problemeve të mëtejme përmendte pazull nxjerrte mungesën e një Kushtetute ku duhej mbështetur kuadri ligjor në bazë të të cilit duhej të zgjidheshin problemet në fjalë. Me gjithëse peripecitë e shumta, të njohura për opinionin, ku kaloi hartimi i saj, më në fund, ajo u miratua. Por, fatkeqësisht, ndonëse kanë kaluar mëse shtatë muaj që nga nëntori i vitit të kaluar, shqiptarët akoma nuk po ndjejnë as edhe ndikimin minimal të Kushtetutës, për të cilën u bë aq zhurmë duke mos munguar të paraqitej edhe si “pika ku fillon e ardhmja” etj. Pa ekzagjeruar aspak, mund të thuhet se çdo gjë ka mbetur ashtu siç ishte. Konkretisht, Kushtetuta e re ka mbetur më shumë si një ornament, si një formalitet i regjistruar në arkiva apo në analet e historisë së shtetit shqiptar, duke mos i shpëtuar sëmundjes së njohur të moszbatimit. Dhe, tani, duke u ndodhur përballë një realiteti të tillë të duket krejtësisht absurde dhe lufta që gati sa nuk përfundoi me pushkë midis pozitës dhe opozitës për gjërat që kishin të bënin me Kushtetutën e re duke filluar nga përmbajtja e deri tek mënyra e miratimit të saj. E keqja më e madhe është se Kushtetuta e re nuk po përfillet nga vetë strukturat kryesore të shtetit shqiptar duke filluar që nga institucioni i Presidentit, i cili duhet të jetë dhe garant i zbatimit të saj, nga Kryeministri për të shkuar pastaj më poshtë. Me kohë, është folur për mospërfillje të Kushtetutës duke pasur parasysh ngurimin për të ristrukturuar kabinetin qeveritar në mbështetje të neneve të Kushtetutës së re. Por, kulmi arrin kur njihesh me faktin se vetë Presidenti i Republikës ka shkelur në të tëra rastet Kushtetutën e sapomiratuar, madje duke mbajtur pranë vetes persona, postet e të cilëve duhej të ishin suprimuar me kohë. Po kështu edhe Majko, ndonëse rastësisht, por ama vazhdon të shkelë Kushtetutën. Kështu janë shprehur për median juristë të njohur si Maks Haxhia, Spartak Ngjela, etj. Vërejtje ka patur edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu në lidhje me mosrespektimin e saj. Në një situatë të tillë, kur vetë drejtuesit e shtetit shkelin ligjin themelor, merret me mend se ç’mund të ndodhë me të tjerët lidhur me respektimin e ligjeve. Gjëja tjetër që të bën përshtypje është heshtja e opozitës përballë një realiteti të tillë. Të bën përshtypje që ish-opozita e djeshme sot shijon pushtetin ka qenë kritike në shkeljet e ligjit nga pushtetarët e Berishës, por ndërkohë vetë janë shkelësit jo vetëm të ligjit, por edhe të Kushtetutës.

Perikli Teta dëshmon për kryengritjen: “Në gjyq jo Garda por ministrat e Nanos që braktisën zyrat”

“Oficerët e Gardës që ju akuzoni, ishin të vetmit që më 14 shtator ishin në krye të detyrës për të mbrojtur shtetin. Nëse ju dënononi ata, atëherë hapeni edhe mua një vend në bankën e akuzës” faqe 7

Kush fshihet pas OJQ-ve hajdute

ADRA-Oktapodi i ndihmave

Për refugjatët kosovarë në Vlorë, buka blihet në furrat e Fierit, ndërsa zarzavatet blihen në Tiranë. Dje [?]rrtarët vlonjatë demonstruan para Bashkisë dhe mbyllën furrat në shenjë proteste. faqe 11