08/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 qershor 1999

Vidhen në Kryeministri zarfat e tenderave të rrugëve

Skandal në Qeveri: Grabitet në mesnatë zyra e Drejtorisë Juridike Dokumentat e zhdukura kërkoheshin nga prokuroria për hetime Skandal në Qeveri: Grabitet në mesnatë zyra e Drejtorisë Juridike Vidhen në Kryeministri zarfat e tenderave të rrugëve Dokumentat e zhdukura kërkoheshin nga prokuroria për hetime faqe 5

Jo, ndarjes së Kosovës

Kohët e fundit po qarkullojnë pak si shpesh hipotezat lidhur me një ndarje të mundshme të Kosovës. Analistë të ndryshëm apo dhe disa politikanë po shprehen hapur se “mënyra e vetme për të arritur stabilitetin në Ballkan është ndarja e shqiptarëve nga serbët”. Të njëjtën gjë kanë predikuar akademikët serbë rreth dy vjet më parë duke kërkuar që “të ndahen në paqe me shqiptarët”. E thënë ndryshe, kjo nuk nënkupton tjetër veç ndarjes së Kosovës. Dhe, si një hap i parë për realizimin e një ndarjeje të Kosovës do të shërbente krijimi i të ashtuquajturave “zona influence”; konkretisht zona ruse dhe ajo e NATO-s. Kjo është e lidhur ngushtë pikërisht me ekzistencën e dy komandave të ndara, përkatësisht të NATO-s dhe asaj ruse. Dhe, problemi i mënyrës së komandimit të trupave paqeruajtëse në Kosovë është bërë shkas që të mbyllen pa ndonjë rezultat takimet ndërmjet ushtarakëve të NATO-s dhe atyre jugosllavë si dhe takimi i vendeve të G-8 i zhvilluar në Bon. Çështja është se ndërsa SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s janë për një komandë të vetme: rusët, serbët dhe përkrahësit e tyre, kërkojnë që forcat paqeruajtëse në Kosovë të kenë dy komanda të ndara. Kjo do të thotë që në zonat ku do të vendosen trupat rusë ligjin ta bëjnë rusët, aleatët e serbëve dhe si pasojë shqiptarët të mos guxojnë të kthehen atje. Në këtë mënyrë spastrimi etnik i shqiptarëve, i ndërmarrë nga Millosheviçi gjatë muajve të fundit të përgjigjet duke u bërë një proces i pakthyeshëm. Interesant është fakti se ideja së ndarjes së Kosovës po i mëshohet tani në momentin kur Millosheviçi ka kapitulluar dhe po përpiqet të shpëtojë atë çka mund të shpëtohet nga planet e tij për Serbinë e Madhe. Pra, nëse shkohet drejt një ndarjeje të Kosovës, kjo do të ishte shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet diktatorit të Beogradit. Mirëpo Shtetet e Bashkuara nuk mund të pajtohen me asnjë projekt që çon ujë në mullirin e Millosheviçit, siç është dhe ndarja e Kosovës. Prandaj Uashingtoni do të këmbëngulë që forcat paqeruajtëse në Kosovë të jenë nën një komandë të vetme, nën atë të NATO-s. Ndryshe, duke triumfuar ideja e ndarjes së Kosovës, Millosheviçi do të rrisë gjoksin si fitimtar i luftës me NATO-n dhe SHBA. Prandaj pauza e uljes së intensitetit të bombardimeve kundër Serbisë do të përfundojë shumë shpejt për të mos thënë se ka mbaruar.

Anullimi i vizatës

Rugova: Në Tiranë frikë nga atentatet faqe 2

Klandestinët

Stuhi në Vlorë: Arrestohen 8 menaxherë trafikantësh faqe 11

Mafia në Jug

Në Gjirokastër e Sarandë merren dy pengje për para faqe 12

Kukës, lufta

Mijëra fshatarë lënë shtëpitë dhe jetojnë në shpella faqe 13

Dëshmojnë bisedimet: TANI VETËM LUFTË

Dëshmojnë bisedimet: TANI VETËM LUFTË