BERISHA: M’ka marrë malli për parlamentin
Grupi i zv.kryeministrit dhe lobi i Veriut
Dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, lideri demokrat pro hyrjes në parlament
Të hyjmë përpara se të shkojë Saliu në Amerikë Qeveria e tanishme e kryesuar nga të rinjtë Majko dhe Meta, qoftë për momentin kritik kur mori në duart e veta drejtimin e vendit, qoftë edhe për eksperiencën e pakët në drejtimin e punëve të shtetit duhet të kishte një përkrahje të gjithanshme, në radhë të parë nga forcat politike të “Aleancës për Shtet” me në krye PS-në. Po, për ironinë e fatit, në një mënyrë paradoksale, ajo e sheh veten të sulmuar nga vetë partia më e madhe e koalicionit në pushtet, të cilës i përkasin dy politikanët e rinj që krejt papritur u gjendën me timonin e qeverisjes në duar. Përfaqësues të klaneve politico-financiare në PS, ndërsa quajnë fyerje të kanë mbi vete dy të rinj, mendojnë se ata mund të rrëzohen shumë lehtë. Këto, por dhe motive të tjera, kanë bërë që dyshja Majko-Meta të ndodhet vazhdimisht nën sulmet e klaneve në PS që po shfrytëzojnë dhe rastet më banale për t’i vënë gurë nën rrota kryeministrit dhe zëvendësit të tij. Por, deri tani, përpjekjet në fjalë kanë dështuar. Ndonëse pa rënë shumë në sy, zëvendëskryeministri Meta po luan rolin kryesor në sigurimin e mbijetesës së qeverisë përballë puçeve të oborrit që tentojnë të organizojnë disa politikanë socialistë. Pavarësisht nga mosha e re, Meta, duke pasur një autoritet tek pothuajse të gjithë anëtarët e qeverisë ka bërë që kjo të jetë e qëndrueshme dhe gjithçka të zhvillohet normalisht. Falë këtij roli të Metës, në qeveri nuk ka arritur të depërtojë fryma e klaneve, e cila ka krijuar jo pak probleme në vetë PS. Por, roli i Metës përsa i përket mbijetesës së qeverisë, ndihet më së shumti në gjirin e PS-së. Siç dihet, Meta, vite më parë, duke qenë më i riu në lidershipin socialist, ishte pa dyshim figura e vetme që mund t’ia ndryshonte PS-së imazhin e krijuar nga trashëgimia. Kjo, si dhe aftësitë e tij për ruajtjen e ekuilibrave, bënë që me të afroheshin disa nga figurat kryesore të socialistëve, pa përjashtuar edhe FRESSH-in. Një gjë e tillë ka bërë që Meta të jetë i suksesshëm në përpjekjet për të shmangur efektin negativ të sulmeve kundër qeverisë, por edhe vetë partisë. Fakti që në votëbesimet e kohëve të fundit në forumet e PS-së, Majko ka dalë fitimtar, merita kryesore i takon pikërisht Metës dhe rolit të tij, natyrisht pa lënë mënjanë edhe punën përkushtuese të kryeministrit 30 vjeçar. Janë njerëzit pranë Metës ata që me votat e tyre kanë bërë që balanca të anojë nga Majko. Në këtë balancë një rol ka luajtur edhe lobi i deputetëve të Vlorës, të cilët për nga numri mund të jenë grupi i dytë parlamentar, edhe para Gjinushit. Edhe dje, parlamenti ishte bërë gati të rrëzonte kandidaturën e Majkos, pra ministrin e Drejtësisë Panda, por sapo hyri në sallë zv.kryeministri, me metodat e tij bashkëbiseduese, votat nga kundër i konvertoi në pro. Me sa duket, tani për tani, lobi i Metës mbetet ndër më të fortit, çka e bën me interesante lojën politike në PS. Një prishje e ekuilibrit nga zv.kryeministri mund të çojë në rrëzimin e qeverisë, rrëzim që kërkuar nga lobi kundër Majkos. Por të bësh përshytje që kryeministri nuk ka arritur ende të thithë elementë nga lobi i deputetëve të Vlorës, të cilit gjithsesi përfaqësohen në qeveri vetëm nga i urti i përulur Musa Ulqini, çka nuk i kënaq aftësitë e këtij Lobi që sa vjen e po rritet, ashtu në heshtje për të shpërthyer në shtator me hapjen e sesionit të ri në Kuvendit, kur lejohet edhe rigrupimi i deputetëve në grupe të reja parlamentare.