Mbrëmë Ministri i Rendit Publik urdhëron për masa drastike kundër krimit. Të përdoren të gjitha mjetet e ligjshme për të mposhtur banditët
Ultimatum Drejtorisë së Krimit: “S'dua shifra të rreme”
Mbrëmë Ministri i Rendit Publik urdhëron për masa drastike kundër krimit. Të përdoren të gjitha mjetet e ligjshme për të mposhtur banditët
Ministri Poçi: Na mbytën kriminelët
Ultimatum Drejtorisë së Krimit: “S'dua shifra të rreme”
faqe 9
Tetori përvëlues i socialistëve
Deklarimi publikisht i zëvendëskryeministrit Meta që “Majko do të jetë kryeministër dhe kryetar i PS-së”, mund të konsiderohet si një lëvizje e bërë në momentin më të përshtatshëm nga ana e tij.
Në planin personal deklarata e Metës tregon se ai është i çliruar nga nga ambiciet karrieriste të së murta. Por, nga ana tjetër, mbështetja e tij, pa rezerva për Majkon, është edhe një koracë mbrojtëse për kolegun dhe bashkëluftëtarin e tij, përballë puçeve që po përgatiten në kulisa nga klane të ndryshme në PS, duke përdorur dhe njerëzit e tyre që vegjetojnë në qeveri. Në këto kushte, duke lënë mënjanë avantazhin e dhënë nga Meta, në të vërtetë kryeministri Majko vihet para një sprove të vështirë, ndoshta më të vështirën gjatë karrierës së tij politike. Ai e ka për detyrë të justifikojë këtë besim të dhënë nga zëvendësi i tij dhe kjo arrihet mbi të gjitha me suksesin në qeverisje. I ndodhur në një pozitë të tillë, ku ndoshta mund të luhet edhe e ardhmja e tij në politikë, është e natyrshme që Majko të përdorë të gjitha mjetet legale për të siguruar një qeverisje efektive, ku më kryesori, duke pasur parasysh situatën, është “dora e fortë”. Lidhur me këtë, besimi i shprehur nga Meta për personin e tij, duhet të shërbejë si nxitje që kryeministrin mos ta trembin frika për “prishjen e ekuilibrave”, për “prishjen e imazhit të qeverisë”, apo akuzat absurde për “bashkëpunimin me Berishën”, me të cilat kërkojnë të mbrohen ministrat e paaftë e të korruptuar, të cilët vazhdojnë të mbushin xhepat duke i shkuar Majkos ujin nën rrogoz. Duke pasur parasysh lidhjet e disa prej njerëzve të kabinetit të tij me qarqe dhe individë që kanë treguar hapur interesat e tyre për rrëzimin e Majkos, mund të thuhet se kryeministrit i hipotekon dukshëm suksesin e tij për ta orientuar edhe partinë në rrugën e reformimit, por edhe që të mos shfrytëzohet nga elementë karrieristë të padenjë. Në këtë aspekt nuk mund të injorohet grupi i politikanëve të lidhur me presidencën, të cilët, ndërsa i hedhin benzënë zjarrit të konfliktit midis tij dhe Nanos, kërkojnë të peshojnë në ura të turbullta për të marrë vetë frenat si të qeverisë ashtu dhe të PS-së. Nëse Majko dështon Majko dështon në qeverisje, natyrisht që ka humbur edhe rastin që të bëhet njëshi i socialistëve, ndërkohë që mund të ngjitet në shkallë e karrierës vetë Meta, pa harruar Nanon, që akoma nuk ka filluar takimet me bazën. Megjithatë Nano është i paparashikueshëm në lëvizjet e tij politike, aq sa mund t’i përmbysë planet e Presidencës, por edhe të vetë socialistëve kundërshtarë që presin Kongresin të zhvillohet në fillim të tetorit të këtij viti. Pra, tetori i këtij viti është vibëlues për viti është përvëlues për PS-në, aq sa mund të thuhet se vera e këtij viti nuk do të mbarojë në gush, por në tetor, natyrisht për socialistët.
NATO zbulon: Kosova
NATO zbulon: Kosova një varrezë gjigande
Kapiteni i forcave britanike në Kaçanik, Andy Phipps, duke vëzhguar dje varrezën e parë masive të zbuluar nga NATO, në të cilën janë varrosur 97 kufoma shqiptarësh të masakruar
foto REUTERS
Kapiteni i forcave britanike në Kaçanik, Andy Phipps, duke vëzhguar dje varrezën e parë masive të zbuluar nga NATO, në të cilën janë varrosur 97 kufoma shqiptarësh të masakruar. foto REUTERS
Paudhësitë e ministrit Bufi
Ministri më i përfolur i kabinetit Majko që zotëron ende postin e ministrit të Privatizimeve dhe të Ekonomisë Publike po bën tratativat e fundit për të shfrytëzuar postin e tij.
Sikur të mos mjaftonte dhënia për privatizime apo me qera e shumë objekteve shtetërore miqve të tij apo personave të dyshimtë, ministri Bufi po kërkon që të emërojë njerëzit e tij në të gjitha pikat kryesore të Shoqërive Anonime, sidomos në AMC dhe Albpetrol. Ndërsa në KESH me emërimin e A. Palokës drejtor të Përgjithshëm nga ana e kryeministrit Majko, mundësia për abuzime është prerë dhe rrethi miqësor i Bufit, që zotërojnë edhe media piramidale, ka rënë në vështirësi ekonomike, ndaj sot ministri kërkon të emërojë zv.drejtor të Përgjithshëm një njeri të klanit të tij. Të bën përshtypje se ministri, pikërisht kur në Shqipëri nuk ndodhet as kryeministri Majko, por as edhe drejtori i Përgjithshëm i KESH-it A. Paloka, do të emërojë një njeri të tijin për të patur për tenderat e një firme piramidale, e cila pa këto tendera asfiksohet financiarisht. Kësisoj lëvizja, si të thuash hajdutçe, e ministrit për të emëruar një pjesëtar të klanit financiar në detyrë shumë të rëndësishme si ai i zv. drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it të këtij institucioni gjigand, të krijon një shije të lidhur për veprimet e ministrit, që ka rënë nën kthetrat e mafias mediapolitiko financiare.
K.N.