11/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 qershor 1999

Njerëz! Ruhuni nga pijet falso me ujë të ndotur

Zbulohet që uji “Glina”, “Coca Cola”, “Tepelena”, pije alkoolike etj, në shumicën e rasteve janë të mbushura me ujë të pistë Policia Tatimore zbulon në Tiranë mashtrimin më të madh të pijeve freskuese — faqe 20-21 —

Beteja me prodhimet pirate

Zbulimi i një fabrike fantazmë që prodhonte falsifikate të pijeve nga më të njohurat në tregun shqiptar, po edhe në atë ndërkombëtar, ndonëse është për t’u përshëndetur, duhet thënë se ka qenë një sukses i vonuar. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, ndër dukuritë e ndryshme që kanë karakterizuar këtë periudhë, nuk mund të mos përmenden edhe të ashtuquajturat “prodhime pirate”. Që në fillimet e aktivitetit privat, kjo fushë është zhvilluar me hapa të shpejtë dhe pa kaluar shumë kohë, prodhimet false pushtuan tregun shqiptar. Si pasojë, shqiptarët, deri në momentin e tanishëm nuk kanë as më të voglën dijeni lidhur me prodhimet ushqimore që konsumojnë. Konkretisht, për pothuajse të gjithë prodhimet e kësaj kategorie, jo vetëm nuk ekziston asnjë element sigurie që të shërbejë për njohjen e origjinaleve nga falsifikatet, po dhe organet e specializuara shtetërore janë treguar të paafta për të ndaluar “industrinë pirate”, gjë që ka sjellë në një individim galopant të tregut prej këtyre prodhimeve. Veç të tjerash, “paaftësia” apo “indiferenca” e drej­tanisë dhe organeve shtetërore për të luftuar “prodhimet pirate” në një farë mënyre e ka burimin dhe tek fenomeni i kudondodhur i korrupsionit. Edhe në ato raste kur është zbuluar ndonjë “mi” i vogël në këtë biznes të ndyrë, jo vetëm nuk është marrë asnjë masë kundër tij, po shumë shpejt ai ka rifilluar aktivitetin. Duke pasur parasysh mungesën totale të çdo lloj kontrolli mbi mënyrën e prodhimit të “mallrave pirate”, qytetarët, në radhë të parë e paguajnë këtë “mungesë vigjilence” nga ana e organeve kompetente me pasoja në shëndetin e tyre. Shpesh prodhuesit ilegalë për arsye fitimi përdorin lëndë të para ose ingredientë të skaduar, po edhe të denoncuar si të rrezikshëm në vende të tjera. Konkretisht askush nuk është në gjendje të garantojë nëse artikuj të prodhuar ilegalisht, nuk përmbajnë helme apo dhe ndonjë lloj droge. E keqja është se në doganat tona, kontrolli në aspektin mjekësor, ose, mungon, ose bëhet formalisht. Po, nga ana tjetër, prodhimi i këtyre surrogatëve nëpërmjet një konkurrence të pandershme, “vret” edhe biznesin e ndershëm. Konkretisht, u sjell një dëm tepër të madh prodhuesve apo tregtarëve, të cilët i kanë hyrë biznesit duke pranuar zbatimin e rregullat e lojës. Duke pasur parasysh këto, do të kishte qenë mirë që aksioni i djeshëm i Policisë Tatimore të të kishte qenë më i aksion i dëshijëm i Policisë Tatimore, të mos jetë një flakë kashtë, po një punë e vazhdueshme, sistematike, falë së cilës do të pakësohej rreziku ndaj jetës së njerëzve, po dhe ndaj varrosjes së bizneseve të ndershëm.

Kaos në Serbi: Të gjithë kundër MILLOSHEVIÇIT

Luftëtarë të UÇK-së zbresin triumfatorë në Gllogovac foto REUTERS Mishi kancerogjen belg: Sekuestrohen 5 ton pula Frika e mishit të infektuar që ka alarmuar gjithë Europën, ka mbërritur edhe në Shqipëri. Qeveria shqiptare, duke mos pasur asnjë mundësi për të bërë analizat e produkteve kancerogjene, ka urdhëruar bllokimin e çdo lloj importi blektoral nga Belgjika f 19