Majko: Në shtator qeveria e re, ikën 70 % e kabinetit
Shumica e Kryesisë së PS ka rënë dakort në heshtje për qeveri të re me kryeministër Majkon
Kryeministri është shprehur se vetëm ministra të tjerë mund të garantojnë fitoren e zgjedhjeve lokale të 2000 dhe atyre parlamentare të vitit 2001
faqe 3
Ndryshimet, çelësi i suksesit
Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Majko pas përfundimit të luftës për Kosovën e konsolidoi edhe më tej pozitën e tij që është me rëndësi po të kihen parasysh
[Titulli i prerë në skajin e sipërm] çelësi i suksesit
Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Majko pas përfundimit të luftës për Kosovën e konsolidoi edhe më tej pozitën e tij gjë që është me rëndësi po të kihet parasysh zhvillimet e ardhshme në Partinë Socialiste.
[Pjesa e sipërme e titullit është e prerë] pozitën e tij gjë që është me rëndësi po të kihet parasysh zhvillimet e ardhshme në Partinë Socialiste. Ajo që ka rëndësi përsa i përket periudhës që sapo përballuam me sukses, efektit pozitiv të saj lidhur me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë, është se Majko eksperiencën e kësaj periudhe po e përdor si një trase për të vazhduar akoma më tej. Por, megjithatë, duke gjykuar nga fjala që mbajti dje në aktivin e PS-së për pushtetin lokal u duk që kryeministri nuk ndihej i kënaqur me kaq. Ai ndonëse në mënyrë të tërthortë, ndërsa foli për nevojën e demokratizimit të pushtetit, për nevojën e dialogut pozitë-opozitë dhe sidomos përsa i përket rritjes së shkallës së autonomisë së pushtetit lokal, i cili aktualisht dominohet nga opozita, paralajmëroi ndryshime të rëndësishme të cilat do të përfshijnë dhe qeverinë që ai kryeson. Dhe ndryshe nga paraardhësi i tij që nuk doli jashtë kuadrit të predikimeve, Majko ka qenë konkret përsa i përket futjes së frymës moderne në politikën shqiptare. Ai dje, me të vërtetë përmendi nevojën e “një impulsi të ri të veprimtarisë së pushtetit”, për “ritme të larta pune” dhe “përkushtim profesional”, por të gjitha këto presupozonin ardhjen në qeveri dhe struktura të tjera të pushtetit të njerëzve që i disponojnë këto cilësi. Ndryshe, nëse komponentët aktualë të kabinetit të tij do të shquhen lidhur me këto, atëherë kryeministri Majko nuk kishte pse t’i kërkonte dje, gati një vit pas ardhjes në krye të ekzekutivit. Nga ana tjetër, duke i shtuar kësaj dhe rëndësinë që ai i dha dje bashkëpunimit me opozitën, nuk është ndonjë çudi sikur shumë shpejt ai, krahas individëve jashtë koalicionit apo specialistëve jopartiakë, të afrojë në qeverinë e tij edhe ndonjë emër nga opozita. Me masat e mësipërme, në radhë të parë me ndryshimet në kabinet, Majko jo vetëm i shton shanset për të zgjidhur qoftë dhe pjesërisht problemet tashmë të njohura, por falë frymës së bashkëpunimit me opozitën, ai çarmatos rrymat ekstremiste në radhët e opozitës dhe, në radhë të parë, të PS-së, tek të cilat po mbështeten kundërshtarët e tij. Në një farë mënyre, kjo do të ishte një goditje dhe për mentalitetin e “njëshit”, i cili është një nga premisat kryesore të prodhimit të diktatorëve. Po ajo që ka më shumë rëndësi është se duke imponuar një lojë të tillë politike, Majko vazhdon të mbetet një lider tepër interesant për SHBA dhe Perëndimin duke siguruar mbështetjen e tyre për vete dhe në radhë të parë për vendin.
Hapet dosja e krimit të organizuar: 1000 fëmijë të zhdukur, 3 mijë minorenë shfrytëzohen dhe prostituta janë 30 mijë
Lufta kundër dukurisë shkëlqen vetëm nëpër seminare — faqe 14
Fëmijë kryeqytetas në orarin e punës